TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Nëntor 2025, 09:52

Ironia e gazetarit: Në SHQUP shpallin fitoren me 75%

Shkruar nga Pamfleti
Ironia e gazetarit: Në SHQUP shpallin fitoren me 75%
Sali Berisha

Nëpërmjet një postimi ironik, gazetari Namir Lapardhaja shprehet se në SHQUP do shpallin fitoren dhe dështim të regjimit të Edi Ramës.

Sipas asaj që thotë Lapardhaja, në konferencën e sotme për shtyp nga selia e PD do të deklarohet fitore e thellë dhe do të thuhet se 75% e shqiptarëve kanë bojkotuar Edi Ramën dhe kanë zgjedhur PD dhe Berishën, duke mos marrë pjesë në zgjedhje.

“Ndërkohë në SHQUP shpallin fitoren!

Ora 12:30

Fitore!

Regjimi ka dështuar!

Testi ka triumfuar!

75% e shqiptarëve kanë bojkotuar Edi Ramën dhe kandidatët e pavarur.

Sot, PD nën drejtimin e prof. Dr. Sali Berishës, është mazhorancë absolute e qytetarëve shqiptarë. Kjo është fitorja jonë më e thellë që prej 22 marsit 1992.

(Duartrokitje nga fundi).” – shkruan Lapardhaja.

 

humbja e pd në zgjedhjet e pjesshme

Lini një Përgjigje