Aktualitet28 Shkurt 2024, 11:44

Vuçiç në Samitin për Ukrainën në Tiranë, Minxhozi: Vizitë delikate, dilema e tij është marrëdhënia me Rusinë

Shkruar nga Pamfleti

Vuçiç në Samitin për Ukrainën në Tiranë,

Analisti Skënder Minxhozi thotë se vizita e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç në Tiranë, për Samitin për Ukrainëm, është delikate për të.

Në një intervistë për “Shqipëria Sot” në ABC News, Minxhozi u shpreh se dilema e Vuçiçit është nëse do të rreshtohet krah vendeve perëndimore, apo do të ruajë marrëdhëniet me Rusinë.

“Natyrisht që kjo fazë e pritjes së delegacioneve, është një moment për të parë edhe gjuhën e trupit, ato që ata deklarojnë në hyrje. Nuk munda ta dëgjoj se çfarë tha Vuçiç, por është vizitë delikate për të, e ka në dilemë, nëse duhet t’i bashkohet komunitetit ndërkombëtar, në dënimin dhe rreshtimin aktiv kundër këtij okupimi ose nëse do të mbajë korsinë preferenciale me Rusinë. Serbia është një zonë kyç në kontinent në lidhje me konfliktin ukrainas. Është një shtet që është sjellë në mënyrë hibride. Serbia nuk është rreshtuar me vendet që kanë aplikuar sanksione ndaj Rusisë. Është një vend që sillet në mënyrë disaplanëshe në raport me krizën ukrainase. Është në një pozicion delikat.

Është përfolur që mund të ketë një njohje, Ukraina nuk e njeh ende Kosovën. Ukraina vetë, duket së përdor një alibi, problem real që ka, me republikat që sot janë aneksuar me dhunë nga Rusia, nëse do të njihte Kosovën si të ndarë nga Serbia, teoriksiht do t’i thohej pse nuk njeh rajonet e tjera rusishtfolëse”, theksoi ai.

vucic samiti ne tirane minxhozi rusi marredhenie