Aktualitet11 Dhjetor 2023, 21:03

Ylli Manjani zbulon skandalin me ambasadorët e të rinj: Britania dhe Austria nuk japin dakordësinë për 2 emrat e zgjedhur nga Rama

Shkruar nga Ylli Manjani

Ylli Manjani zbulon skandalin me ambasadorët e të rinj: Britania dhe

Rasti i dy emërimeve të shtetit tonë, pra në Britaninë e Madhe dhe në Austri, është shumë interesant.  Që të dy emërime e bëra nga ana jonë janë shtetas të shteteve ku janë propozuar të shërbejnë.

Nga sa thonë si nëpër dhëmbë, janë dy të emëruar nga shteti ynë si ambasadorë, në Britani dhe Austri, të cilëve shtetet përkatëse nuk japin agreement-in (dakordësinë d.m.th).

Sipas rregullave ndërkombëtare, që burojnë nga Konventa e Vienës, ambasadorët, që të fillojnë ushtrimin e detyrës aty ku janë emëruar, duhet që shteti pritës të japë dakordësinë. Në të kundërt ambasadori nuk e ushtron dot detyrën.

Por rasti i dy emërimeve të shtetit tonë, pra në Britaninë e Madhe dhe në Austri, është shumë interesant.  Që të dy emërime e bëra nga ana jonë janë shtetas të shteteve ku janë propozuar të shërbejnë.

Pra ai i Britanisë ka shtetësi Britanike dhe, ai i Austrisë ka shtetësi Austriake.!!!

Kërkova jo pak në Kushtetutë e në ligjet tona mbi këtë çështje, pra mbi pyetjen a mund të emërohet ambasador nga shteti ynë një shtetas të vendit ku do shërbejë?!

Llogjika ta do që Jo, por kjo llogjikë del indirekt nëse lexon ligjin për Shërbimin e Jashtëm në harmoni me ligjin e Shërbimit Civil. Pra duhet të lexosh shumë ligje për t'iu përgjigjur një pyetje krejt të thjeshtë... Inteligjenca njerëzore nuk e ka shkruar qartë këtë ligj.

Sidoqoftë, të dyja ligjet që përmenda duhet të mjaftonin për Ministrinë e Punëve të Jashtme, Presidentin e Republikës dhe Parlamentin që të mos i lejonin këto emërtesa.

Pra përveç se është turp, është edhe e paligjshme një emërim i tillë, pra të caktosh përfaqësuesin diplomatik një shtetas të shtetit ku do shërbejë.

Megjithatë ka më shumë. Konventa e Vienës, nuk e sugjeron këtë praktikë me arsyetimin se personeli diplomatik i një shteti të huaj gëzon imunitet diplomatik. Pra ligjet e vendit pritës nuk veprojnë mbi një ambasador të një shteti tjetër.

Dmth imagjinoni, shteti ynë i kërkon në mënyrë absurde dy shteteve të tjera të përjashtojnë nga zbatimi i ligjeve të tyre shtetasit e vet. I kërkon që një shtetas i tyre të gëzojë privilegje që natyrshëm janë dizenjuar për një shtetas të huaj që punon si diplomat.

Kjo është nonsens llogjik dhe juridik, përveç se budallëk dipolmatik i shtetit tonë që nuk do të marrë haber nga këto çështje. Për dinjitet e shtetformim as që bëhet fjalë.

Ndoshta këto janë aryet se përse Britania dhe Austria nuk japin, të paktën jo ende, agreementin përkatës.

Ndërkohë ka edhe më shumë. Asnjëri nga emrat e propozuar nuk janë as diplomatë karriere, ashtu siç kërkon ligji.

Ske nga ta zësh e ta lëshosh këtë çështje.

Turp?!

Nuk mjafton si fjalë për ta shprehur këtë sjellje harbute të një shteti.