TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Korrik 2026, 14:35

Sali Berisha: Gjergj Luca trafikant i damkosur, do të shkatërrohet prej drogës

Shkruar nga Pamfleti

Kreu i PD-së pretendon se biznesmeni është ndjekur nga organet ligjzbatuese si "trafikant i damkosur". Berisha premton se nëse rikthehet në pushtet do të mbrojë bizneset e ndershme dhe do të rikthejë politikat fiskale të qeverisjes së tij.

Sali Berisha: Gjergj Luca trafikant i damkosur, do të shkatërrohet
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një bashkëbisedim me qytetarët onlie, lëshoi akuza të forta ndaj biznesmenit Gjergj Luca, duke deklaruar se ai nuk ka asnjë të drejtë të paraqitet si viktimë e qeverisjes së tij. Sipas Berishës, Luca është një person që në të kaluarën është ndjekur nga qeveria dhe organet ligjzbatuese si "trafikant i damkosur".

Gjatë një bashkëbisedimi për klimën e biznesit në vend, Berisha u ndal te deklaratat e biznesmenit, duke u bërë thirrje qytetarëve të mos i besojnë versionit të tij.

"Mos dëgjoni ju Gjergj Lucën, të cilin qeveria edhe organet ligjzbatuese e ndiqnin si një trafikant të damkosur dhe thotë se i shkatërroi bizneset Saliu.Sigurisht që, ata të cilët e kanë mendjen tek droga, ata do shkatërrohen.", tha Berisha.

Berisha tha se gjatë kohës kur drejtonte qeverinë, veprimet e institucioneve janë bazuar te zbatimi i ligjit dhe jo te përkatësia politike apo interesat personale. Sipas tij, bizneset që kanë vepruar në përputhje me ligjin nuk janë cenuar, ndërsa ata që janë përfshirë në veprimtari të paligjshme kanë përballur pasojat.

"Sigurisht që, ata të cilët e kanë mendjen tek droga, ata do shkatërrohen. Po bizneset e ndershme do mbrohen pa asnjë lloj konotacioni dhe ndërhyrje.", shtoi ai.

Kreu i PD-së theksoi se garancia për sipërmarrësit mbetet zbatimi i ligjit, duke shtuar se një qeveri e drejtuar prej tij do të rikthejë politikat fiskale që, sipas tij, favorizuan zhvillimin e biznesit.

Berisha deklaroi gjithashtu se gjatë qeverisjes së demokratëve barra fiskale ishte ndër më të ulëtat në Evropë dhe se numri i bizneseve u rrit ndjeshëm, duke premtuar rikthimin e të njëjtit model nëse PD rikthehet në pushtet.

gjergj luca trafikant i damkosur gjergj luca- sali berisha

Lini një Përgjigje