TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Dhjetor 2025, 11:25

Zgjedhja e kreut të SPAK, KLP zbardh detajet e seancës pak orë para votimit

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhja e kreut të SPAK, KLP zbardh detajet e seancës pak orë
Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj, Klodian Braho

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka njoftuar se të mërkurën, më 11 dhjetor 2025, në orën 09:00, do të zhvillohet seanca plenare ku do të mbahen intervistat me kandidatët dhe do të bëhet zgjedhja e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar , SPAK.

Sipas KLP-së, intervistat do të zhvillohen në rend alfabetik, dhe secili kandidat do të intervistohet për 45 minuta. Procesi do të transmetohet drejtpërdrejt nga RTSH.

Këshilli bën të ditur se gazetarët do të akomodohen në sallën e mbledhjes, ndërsa kameramanët do të kenë mundësi të filmojnë vetëm pamjet hyrëse, përpara fillimit të seancës.

4 kandidatët e SPAK që do të jenë në seancën dëgjimore do të jenë:

-Adnan Xholi
-Doloreza Musabelliu
-Elvin Gokaj
-Klodian Braho

Kush janë katër kandidatët e miratuar?

Adnan Xholi

Zgjedhja e kreut të SPAK, KLP zbardh detajet e seancës pak orë

Xholi është emri më i përfolur deri më tani në garën për kreun e SPAK-ut, një nga njerëzit që qëndron në krah të drejtuesit Altin Dumani.

Xholi u lind në Dibër më 6 korrik 1975. Përfundoi studimet si jurist pranë Fakultetit të Drejtësisë. Ka marrë emërimin si prokuror më 6 janar 2004.

Ka mbajtur këto detyra:

01.05.1998-31.12.1999/ Oficer i Policisë Gjyqësore i Seksionit të Prokurorisë, në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tepelenë.

01.01.2000 - 31.12.2000/ Zëvendësdrejtues Prokurorie (Zv/Prokuror Rrethi), në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

01.01.2001-05.01.2004/ Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

Janar 2004- Maj 2013/ Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë.

Gusht 2012- Dhjetor 2012/ Drejtues i Komanduar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Qershor 2013-2017/ Prokuror/Drejtor i Drejtorisë së Kontrollit të Hetimit dhe Ndjekjes Penale pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

04.03.2015 - 28.09.2015/ Drejtues i Komanduar i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranës.

2017 - 23.07.2021/ Drejtor i Drejtorisë Gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme/Prokuror.

Doloreza Musabelliu

Zgjedhja e kreut të SPAK, KLP zbardh detajet e seancës pak orë

U diplomua në vitin 2002 në Universitetin e Tiranës dhe në vitin 2005 në Shkollën e Magjistraturës.

Më herët ka mbajtur këto detyra:

11.10.2004 -19.12.2019/ Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës për Krimet e Rënda.

19.12.2019 - 31.01.2020/ Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë (pas pushimit së ekzistuari të Prokurorisë pranë Gjykatës për Krimet e Rënda).

Nga 31 janari 2020 dhe aktualisht është prokurore në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

23.07.2021 - aktualisht/ Prokuror në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Elvin Gokaj

Zgjedhja e kreut të SPAK, KLP zbardh detajet e seancës pak orë

Gjatë viteve 1994 – 1998, Gokaj ka përfunduar studimet e larta të ciklit 4-vjeçar, në Universitetin "Luigj Gurakuqi" në Shkodër.

Ka marrë emërim si prokuror më 5 dhjetor 2000.

Më herët ka mbajtur këto detyra:

2000-2007/ Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat.

2007-2012/ Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

2013-2014/ Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

2014-2021/ Prokuror dhe drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër.

Nga 13 dhjetori 2021 dhe aktualisht, Gokaj mban detyrën e Prokurorit në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Klodian Braho

Zgjedhja e kreut të SPAK, KLP zbardh detajet e seancës pak orë

U lind në Skrapar më 21 korrik 1982. Në vitet 2000-2004 kreu studimet në Fakultetin e Drejtësisë dhe në 2005-2008 studioi në Shkollën e Magjistraturës.

Mori emërimin më 14 nëntor 2007.

Më parë ka mbajtur këto detyra:

14.11.2007-2012/ Prokuror pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat.

2012-2015/ Prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

2014-2015/ Zv.drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

2015-19.12.2019/ Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.

Nga 19 dhjetori 2019  dhe aktualisht është prokuror pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Mandati trevjeçar i kreut aktual të SPAK-ut, Altin Dumani mbaron në dhjetor të këtij viti.

zgjedhja e kreut të spak

Lini një Përgjigje