TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Qershor 2023, 18:00

“Zgjedhja e kryetarit të PD, vendim logjik”, Preç Zogaj: Kërcënimet dhe sharjet e militantëve, të palejueshme

Shkruar nga Pamfleti
“Zgjedhja e kryetarit të PD, vendim logjik”, Preç Zogaj:
Preç Zogaj

Analisti, Preç Zogaj ka folur në lidhje me debatet që ndodhën në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike ditën e djeshme dhe zhvillimet rreth kësaj situate.

Në një intervistë për News24, Zogaj u shpreh se vendimi që u votua nga anëtarësia për nisjen e riorganizimit të PD-së duke zgjedhur fillimisht kryetarin e partisë, është logjik duke marrë parasysh se kjo forcë politike është pa kryetar prej një viti e gjysmë.

Sipas tij, kjo situatë ka pasur pasoja të rënda pasi partisë i kanë munguar idetë dhe në zgjedhje ishte e shkrehur në saj të kësaj gjendjeje.

Sa u përket militantëve që u gjendën mbrëmë pranë mbledhjes së Kryesisë së demokratëve, Zogaj deklaroi se ata kanë të drejtë të informohen për vendimet që merr partia, por nuk mund të imponojnë asnjë qëndrim, ndërsa dënoi kërcënimet dhe sharjet duke i cilësuar si “të palejueshme”.

“Është një vendim që u mor pas një mbledhjeje të gjatë me diskutime e opinione. PD zyrtare ka kohë që funksionon kështu. Aty janë paraqitur dy qëndrime. Dy propozimet janë të mira, dhe nuk mund të thuhet se njëri është i keq apo i mirë. Të dyja pasqyrimet tregojnë interesat e palëve që i kanë propozuar. Mua më duket një zgjidhje e drejtë ajo që është vendosur, duke marrë parasysh se kjo parti nuk ka kryetar të zgjedhur prej një viti e gjysmë.

Kjo situatë ka pasur pasoja të rënda pasi partisë i kanë munguar idetë dhe në zgjedhje ishte e shkrehur në saj të kësaj gjendjeje. Fillimi i riorganizimit me zgjedhjen e kryetarit është më logjik. Duhej evituar zgjedhja e tij tak-fak, sa për të kaluar radhën dhe vendimi i Kryesisë duke i dhënë 2 muaj kohë përgatitjes së garës, i jep përgjigje kësaj se po bëhet brenda një afati kohor që mundëson për të gjithë drejtuesit të konsiderojnë kandidimin dhe të zhvillojnë garën për zgjedhjen e kreut të PD-së pa u ndikuar nga përzgjedhja e dikujt.

Do ishte fatkeqësi të mos kishte propozime të larmishme në parti. Të dyja propozimet kanë anë negative dhe pozitive. Kjo zgjidhjet përmes votës, ato nuk duhet të imponohen. Mungesa e liderit ka ndikuar që këto mbledhje të zgjasin pafund, por ka pasur anën pozitive se të gjithë janë dëgjuar e shprehur. Unë kam qenë disa herë në forume të PD-së dhe pjesëtar në disa grupe që kanë pasur propozime në minorancë. Të gjithë duhet të konformohen me vendimin e shumicës, kjo është demokracia.

Militantët kanë të drejtë të informohen për vendimet që merr partia, por nuk mund të imponojnë asnjë qëndrim. Kush mendon se mund të përdorë militantët për të imponuar qëndrime po bën një akt anti-demokratik. Kërcënimet dhe sharjet janë të palejueshme në një parti demokratike. Janë disa skena që na kthejnë pas me disa vite. Këto janë skena që përbëjnë një kapitull të trishtë dhe me shumë pasoja në PD. PD e kërkon më qiri mendimin ndryshe sepse ka raste që e vërteta qëndron te pakica. Kjo është diferenca e partive demokratike me ato pseudo-demokratike. Sot PD nuk ka njerëz të tepërt, ka nevojë të rritet e zgjerohet me më shumë njerëz rreth vetes, e jo të ndërtojë skema të tilla që e zvogëlojnë atë.

Unë e kuptoj se militantët ngarkohen ndonjëherë dhe duhet të kuptohen në frustrimin e tyre. Vetë deputetët e PD-së zyrtare janë prej kohësh në një agresion verbal nga shërbëtorët e miliarderëve që ka krijuar ndër vite kjo parti. Të gjithë e kemi vuajtur këtë gjë, por ajo që doja të thosha për deputetët, është se kanë mbajtur një barrë dhe kanë duruar shumë në këtë kohë, por janë duke iu afruar bregut dhe nuk duhet të thuhet fjala e fundit e para. U kërkoj disa militantëve që nuk janë thjesht militantë, pasi kanë dhe funksione. Ata e dinë çfarë është demokracia dhe mund edhe të jenë manipuluar.”, tha Zogaj.

pd kryetar kercenime militante

Lini një Përgjigje