Një zjarr i rënë pasditen e sotme në periferi të Karbunarës ka djegur dhjetëra dynymë plantacione me agrume dhe ullishte.
Në zonën përgjatë aksit rrugor nacional Lushnje-Berat në dalje të Karbunarës, zjarri i rënë ka djegur edhe disa magazina të vogla të familjeve fermere të zonës.
Mësohet se flakët janë duke u vënë nën kontroll nga zjarrfikësit, por ka disa vatra të vogla të cilat po favorizohen nga era e fortë.
Dyshohet se zjarri ka qenë aksidental, ndërkohë që ndërhyrja e zjarrfikësve bëri të mundur mospërhapjen drejt serave të shumta dhe vreshtave.
Për shkak të situatës së vështirë dy zjarrfikëse të Lushnjes janë ende në zonë për të shuar edhe vatrat e fundit të zjarrit.
Lini një Përgjigje