Luis Hasa është zyrtarisht futbollist i Frosinones. Klubi i sapongjitur në Serinë A ka njoftuar afrimin e mesfushorit shqiptar, i cili ka firmosur një kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2030.
Napoli ka vendosur të shesë kartonin e 21-vjeçarit, vetëm pak muaj pasi e kishte transferuar për rreth 500 mijë euro.
Sezonin e kaluar Hasa e kaloi në formë huazimi te Karrareze në Serinë B, ku spikati me paraqitje bindëse dhe ishte një nga lojtarët më të vlerësuar të skuadrës.
Tashmë ai do të ketë mundësinë të provojë veten në elitën e futbollit italian me fanellën e Frosinones, skuadër që siguroi rikthimin në Serinë A. Trajneri Masimiliano Alegri nuk e kishte në planet e tij për sezonin e ri, gjë që u konfirmua edhe nga mungesa e Hasës në ndeshjen e fundit miqësore të Napolit.
Mesfushori është gjithashtu pjesë e Kombëtares shqiptare, ku mori ftesën e parë në muajin qershor dhe debutoi me fanellën kuqezi.
Lini një Përgjigje