TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Qershor 2025, 12:32

Zjarr në pyllin e Sodës në Zvërnec, tymi ‘pushton’ zonën; pushuesit largohen me shpejtësi

Shkruar nga Pamfleti

Zjarr në pyllin e Sodës në Zvërnec, tymi

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme zonën e pyllit të Sodës, në afërsi të plazhit të Zvernecit, ku operojnë edhe disa biznese turistike.

Flakët po shkrumbojnë një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të dendur, ndërsa ekziston rreziku që zjarri të përhapet më tej drejt pyllit të dendur dhe objekteve përreth.

Në vendngjarje ndodhen dy mjete të zjarrfikëses që po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve, teksa pushuesit po largohen me shpejtësi.

Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkakun.

Lini një Përgjigje