TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Gusht 2023, 08:27

Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan, “shpërthen” Klodiana Lala: Për inceneratorët u paguan miliona dhe nuk funksionojë!

Shkruar nga Pamfleti
Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan,
Klodiana Lala

Ditën e djeshme ka rënë një zjarr i madh në një fushë mbetjesh në inceneratorin e Elbasanit. Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar gazetarja Klodiana Lala. Ajo shkruan se për inceneratorët u paguan miliona dhe nuk funksionojë.

Edhe plehrat do ruajmë me polici se ju vënë flakën. E bela edhe kjo i mungonte policisë. Mjaft halle ka ajo e shkrete. Se jo për gjë, po për inceneratorët u paguan miliona. Në Elbasan dhe Fier inceneratorët nuk funksionojnë. Në Tirane s’ka incenerator fare. Apo ka? Nëse ka një të tillë siç bërtasin le të dalin e të na e dëshmojnë me fakte. Siç del çdo ditë kryebashkiaku Veliaj në TV për të na treguar Pyllin Orbital të marrë kamerën e të na tregoje edhe inceneratorin e Tiranës."-shkruan Lala. 

Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan ka shkaktuar debat, pasi së pari inceneratori u bë për të eliminuar mbetjet, ndërkohë që aty ishte një mal i madh me plehra. Së dyti, dyshimet janë se kemi të bëjmë me një zjarr të qëllimshëm duke shkaktuar shumë ndotje.

Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan,

zjarri në fushën e mbetjeve në elbasan klodiana lala

Lini një Përgjigje