TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Qershor 2025, 16:35

Zjarri në Kodër Krastë, flakët përhapen me shpejtësi

Shkruar nga Pamfleti

Zjarri në Kodër Krastë, flakët përhapen me

Mesditën e sotme, një vatër zjarri është shfaqur në një nga pikat më të larta të masivit me pisha në zonën e Kodër Krastës, në periferi të qytetit të Elbasanit.

Bëhet me dije se flakët në Kodër Krastë janë përhapur me shpejtësi duke marrë përmasa alarmante.

Brenda pak orësh, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme të masivit pyjor me pisha duke rrezikuar rëndë ekosistemin e parkut të gjelbër të qytetit.

Shërbimi zjarrfikës ndodhet në terren dhe po punon intensivisht për izolimin e vatrave të zjarrit dhe parandalimin e përhapjes më tej të flakëve. Por, terreni i thyer, temperaturat e larta dhe era e fortë po e vështirësojnë ndërhyrjen, ndërsa autoritetet vijojnë të monitorojnë nga afër situatën.

Banorëve u bëhet thirrje të shmangin zonën për arsye sigurie, ndërsa pritet edhe mbështetje shtesë për përballimin e emergjencës.

Lini një Përgjigje