TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Qershor 2025, 14:10

Kërkoi lirimin nga qelia, shtyhet seanca për Ervin Salianjin 

Shkruar nga Pamfleti
Kërkoi lirimin nga qelia, shtyhet seanca për Ervin Salianjin 
Ervin Salianji

Seanca gjyqësore ndaj Ervin Salianjit në Gjykatën e Fierit për shqyrtimin e kërkesës së tij për lirimin nga qelia, është shtyrë.

Pas vendimit për shtyrjen e seancës Ledio Braho, avokati i ish-deputetit demokrat, në një prononcim për mediat ka pohuar se vendimi u mori pasi IEVP Fier, nuk kishte dërguar  raportin e vlerësimit.

“Besoj se do të ketë dy seanca deri në marrjen e një vendimi”, ka thënë Braho, duke pohuar se “është në të drejtën e tij për të fituar lirinë , edhe pse nuk bëjmë dot orakullin për proceset gjyqësore në Shqipëri”.

Salianji ndodhet i izoluar në burgun e Fierit prej muajit tetor të vitit të kaluar. Ish-deputeti u shpall fajtor me vendim të formës së prerë për kallëzim të rremë nga gjykata e Apelit për dosjen ‘Babale’, duke e dënuar me 1 vit burg. Salianji e cilësoi procesin si të montuar dhe e quajti veten një të dënuar politik.

Në muajin mars, Gjykata e Lartë i rrëzoi rekursin kundër dënimit me 1 vit burg. Edhe në Tetor të vitit të kaluar, ai kërkoi në Gjykatën e Lartë pezullimin e dënimit me burg, por iu refuzua. 

Ervin Salianji u dënua nga Gjykata e Apelit për kallëzim të rremë, pasi në 2018-ën publikoi materiale të prezantuara si audio-përgjime, përmes së cilave pretendonte  se vëllai i ministrit të Brendshëm atë kohe, Fatmir Xhafaj ishte i përfshirë në trafikun e drogës. Por, nga hetimet e rezultoi se e gjitha ishte një material i montuar, dhe biseda me dëshmitarët e rremë ishte e tëra e simuluar për të ngarkuar vëllain e ish-ministrit.

Lini një Përgjigje