TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Shtator 2023, 18:43

Zjarri në Tiranë, Veliaj: Të nisin hetimet, do ndihmojmë me grant çdo familje që ka dëmtime

Shkruar nga Pamfleti

Zjarri në Tiranë, Veliaj: Të nisin hetimet, do ndihmojmë me

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar lidhur me zjarrin që ra në pallatin 10-katësh në zonën e ish-parkut të Autobusëve. Veliaj tha se ka kërkuar që të nisin menjëherë hetimet dhe se Bashkia Tiranë do të ndihmojë me grante çdo familje qe ka dëmtime orendi dhe elektroshtëpiake.

“Mirënjohje skuadrave zjarrfikëse, emergjencave dhe policisë për reagimin e shpejtë për të shpëtuar njerëzit. Jeta është më e rëndësishme se gjithçka! I kam kërkuar ekipit të nisë menjëherë hetimin mbi burimin e zjarrit! Momentalisht po bëhet kqyrja e çdo hapësire e pajisjeve në godinë! Si gjithnjë, BT do ndihmojë me grant për çdo familje qe ka dëmtime orendi dhe elektroshtëpiake! Operacioni vijon..”, u shpreh Veliaj.

zjarr tirane veliaj

Lini një Përgjigje