Aktualitet15 Prill 2024, 12:04

Zjarri në Urgjencën e QSUT/ Sherr tek “Shëndetësia” mes deputetes së PS dhe kryetares së Komisionit

Shkruar nga Pamfleti

Zjarri në Urgjencën e QSUT/ Sherr tek

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, është thirrur në Komisionin për Shëndetësinë, për të dhënë sqarime në lidhje me zjarrin e rënë Urgjencën e QSUT.

Mbledhja është shoqëruar me debate mes kryetares së komisionit Zheni Gjergji dhe deputetes së PS Klodiana Spahiu.

Kjo e fundit ka deklaruar se të gjithë duhet të jenë krenar në lidhje me investimet e kryera, ndërkohë që kryetarja e komisioni është treguar ironike kur tha se investimet janë përshëndetur nga e gjithë bota.

Pjesë nga diskutimi:

Klodiana Spahiu: Kemi shkuar të bënim elektricistin për të parë defektin. Ky spital me vlerë 17 mln euro, cdo shqiptar që ka shkuar të marrë atje shërbim e ka parë se cfarë shërbimi i është ofruar. Ai është një difekt elektrik dhe teknik dhe nuk ka të bëjë me ofrimin e shërbimit në pavionët që funksionojnë

Zheni Gjergji: Ka qenë Osman Stafa që ka bërë një status publik sepse qytetarët nuk dinin se ku do të shkonin

Klodiana Spahiu: Ju drejtoni komisionin dhe pranoni hapur që jeni politikisht aty. Sa herë ne mundohemi të themi diçka ju përpiqeni ta ktheni teknikisht.

Deri në 2015 shërbimi i kardiologjisë ishte vetëm 08:00 deri në orën 16:00.

Për të thënë që nuk është bërë asgjë, ndërkohë që është një investim që është përshëndetur nga të gjithë shqiptarët

Zheni Gjergji: Nga e gjithë bota është përshëndetur (qesh). Na ftoni ndonjëherë kur bëni inaugurime.

urgjenca qsut