
Një qytetar nga Suedia mori fjalën në protestën e 43-të para Kryeministrisë, duke shprehur mbështetjen e tij për protestuesit dhe duke mbajtur një fjalim para të pranishmëve.
Turisti, i cili tha se po ndjek nga afër zhvillimet në Shqipëri, deklaroi se ndihet i shqetësuar nga ajo që e cilësoi si korrupsion dhe u bëri thirrje qytetarëve të besojnë te forca e tyre.
"Unë vij nga Suedia dhe dua të them një gjë. Jam i lodhur nga korrupsioni, nga politikanët e uritur për para që duan t'ju vjedhin. Ju jeni mazhoranca, ata janë minoranca. Është koha që ju të merrni në dorë fatet tuaja", u shpreh ai gjatë fjalës së tij.
Deklarata e turistit u prit me duartrokitje dhe brohoritje nga pjesëmarrësit në tubim, të cilët vijuan protestën me thirrje kundër qeverisë.
Protesta para Kryeministrisë ka hyrë në ditën e saj të 43-të, ndërsa organizatorët kanë deklaruar se tubimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi nuk ka pasur një reagim zyrtar nga qeveria lidhur me deklaratat e bëra gjatë protestës.
Ku dine gje keto vetem se i paguajne bileten.