TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Korrik 2025, 07:35

Zjarri 'shkrumbon' Devollin, flakët përhapen me shpejtësi drejt Kapshticës; ekipet zjarrfikëse në aksion për shuarjen e tij

Shkruar nga Pamfleti

Zjarri 'shkrumbon' Devollin, flakët përhapen me

Një vatër zjarri ka shpërthyer mesditën e djeshme në fshatin Vernik të Devollit në Korçë.

Prefekti i Qarkut Korçë, Nertil Jole njofton se në terren janë angazhuar rreth 48 forca nga shërbimi zjarrfikës, shërbimi pyjor dhe vullnetarë, të cilët kanë punuar gjatë gjithë ditës dhe natës për vënien nën kontroll të flakëve.

Autoritetet njoftojnë se janë dakorduar edhe me palën greke në rastin se do të duhet ndihma e tyre që të ndërhyjnë në pikën kufitare.

Zjarri masiv është përhapur shumë pranë postës dhe policisë së doganës së Kapshticës. Zjarrfikëse nga Devolli, Korça, Maliqi janë angazhuar për të mos lejuar më tej përhapjen e flakëve.

“Strukturat përgjegjëse po ndjekin situatën nga afër aktualisht, duke qenë se nga ndikimi i erës perimetri i zjarrit ka marrë drejtimin kah zonës së pikës kufitare. Në territor janë aktualisht Nënprefekti i Devollit, Përgjegjësi i Sektorit të EC në Prefekturë, strukturat përkatëse të MZSH Devoll, Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit, Drejtorisë së OSHEE-së, dhe për efekt gatishmërie janë prezente edhe 3 mjete me efektivë nga bashkitë Korçë, Maliq e Pustec, për të garantuar sigurimin e perimetrit të objekteve pranë.

Gjithashtu, është rakorduar me palën greke, në rastin që do të duhet edhe ndihma e tyre, që të ndërhyjnë me mjetet e stacionuara në pikën kufitare greke. E nëse në mëngjes herët do të vlerësohet kërkesa për mbështetje shtesë, është rakorduar që sot mes dy agjencive të Mbrojtes Civile për ndërhyrje edhe nga ajri me një avion të palës greke nga rajoni fqinj”, tha prefekti.

Vënia në kontroll të plotë të flakëve është e vështirë jo vetëm për shkak të përmasave të mëdha të zjarrit por edhe të terrenit të vështirë që e bën të pamundur futjen e mjeteve në zonë.

Zjarri 'shkrumbon' Devollin, flakët përhapen me

 

Lini një Përgjigje