Anti-Mafia30 Qershor 2024, 11:11

Albana Koçiu, ministrja që u dha status “Nëpunës Civil” 6200 personave të dënuar

Shkruar nga Pamfleti
Albana Koçiu, ministrja që u dha status “Nëpunës
Albana Koçiu /

Nëpërmjet konkurseve fiktive, diplomave e dëshmive penale false, ish-Drejtoresha e Administratës Publike (DAP), Albana Koçiu, sot ministre Shëndetësie, i ka certifikuar për t’u emëruar krye inspektorë, drejtorë në kryeministri, kuvend, ministri, Kadastër, IKMT, arsim, shëndetësi, bashki, dogana, tatime, ARRSH, AKU, OSHEE, KESH dhe nëpunës civil në Gjykata, Polici, Ushtri e madje dhe në ambasada...

Skandal- krimi ç’njerzor, i bandës së mjekëve “Gashi- Pere- Qirjazi- Lela” te Spitali Onkologjik ndaj të sëmurëve me kancer, të cilët i sillnin vërdallë me mashtrime, analiza e trajtime mjekësore false dhe dhe u zhvatnin miliona dhe i linin të vdisnin, nuk i bëri përshtypje as Ministres së Shëndetësisë, Alban Koçiu.

Mos veprimi i saj gjatë 10 muajve ministre, megjithëse kishte marrë qindra denoncime nga të sëmurët dhe familjarët pas vdekjes së shumë prej tyre; dëshmon se ajo po vazhdon praktikën e Ilir Beqjes e Ogerta Manastirliut, në shpërfilljen e të sëmurëve, korrupsionin dhe mos-ndalimin e këtij krimi makabër në QSUT.

Skandaloz e mos pendues, ishte dhe reagimi i saj me gjoja hetim administrativ të bandës së mjekëve hajdutë e vrasës, por dhe mbrojtja, që i bëri në parlament krimit të organizaur te Onkologjik, në QSUT dhe në krejt shërbimin mjekësor.

Ku, sipas shumë dëshmive të pacientëve të mbetur gjallë e të familjarëve të atyre që janë ndarë nga jeta; nëse në spitalet shtetërore nuk paguan nën dorë, ose nuk shkon te klinikat e mjekëve, ata të lenë të vuash, të ikësh jashtë shtetit, ose të vdesësh kur nuk ke mundësi financiare.

Dihet, që Albana Koçiu u emërua ministre, si e besuar e Edi Ramës, për të fshehur e vazhduar vjedhjet në shëndetësi me biznesmenë ilaçesh, pajisjesh mjekësore e spitalesh, si Vilma Nushi, Tomë Doshi, Klodjan Allajbeu, Janis Karathano, Rasim Hamzaraj e Petrit Vasili i “Mega Phrama”, Isuf Berberi i firmës “Fufarma”, Mitro Todhe i  “Florfarma” etj., që prej 10 vitesh vodhën me Ilir Beqjen, Ogerta Manastirliun, Enkelejd Jotin, Edlira Boden e Spitalit të Truamës dhe Albana Ficon e QSUT e drejtorët rajonalë.

Ministrja Albana Koçiu, është “kazma” e radhës për të vazhduar shkatërrimin e shëndetësisë, siç, me urdhër të Edi Ramës dhe në bashkëveprim më ministra e deputetë të PS-së, shkatërroi dhe kriminalizoi administratën publike.

Sipas investigimeve e denoncimeve që ka bërë “Pamfleti”, rezulton se gjatë 10 viteve 2013-2023, kur ishte Drejtoreshë e Departamentit të Administratës Publike, Albana Koçiu pajisi me statusin “Nëpunësi Civil” dhe certifikata “Drejtues”, 6200 persona me diploma false, me dosje penale e të dënuar për korrupsion, përdhunime, grabitje me dhunë, kontrabandë e trafik droge.

Nëpërmjet konkurseve fiktive, diplomave e dëshmive penale false, ish-Drejtoresha e Administratës Publike (DAP), Albana Koçiu, sot ministre Shëndetësie, i ka certifikuar për t’u emëruar krye inspektorë, drejtorë në kryeministri, kuvend, ministri, Kadastër, IKMT, arsim, shëndetësi, bashki, dogana, tatime, ARRSH, AKU, OSHEE, KESH dhe nëpunës civil në Gjykata, Polici, Ushtri e madje dhe në ambasada.

Këta janë zbuluar dhe nga KLSH, Anti-krimi, SHISH, Prokuroria, SPAK dhe nga Komisioneri i Administratës Publike, mes tyre të arrestuar dhe larguar nga postet pas denoncimeve publike e arrestimeve./Pamfleti 

albana koçi nëpunës civilë ministrja