Është skandaloze se si Shkodra, qyteti i energjisë elektrike nuk gjen në radhët e inxhinierëve të saj socialistë një figurë dinjitoze për këtë institucion të rëndësishëm, por i duhet të importojë një mercenar të bandave kriminale...
Institucionet “peng” i të fortëve janë kthyer në modë nga rilindja e cila në mandatin e tretë qeverisës vijon të jetë e qetë përballë një opozite inekzistente.
Shkodra është një prej shembujve tipik se si një pjesë e këtyre institucioneve kanë pasur këtë fat dhe në krye të tyre qëndron Drejtori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjise Elektrike, Armand Zhuka.
Banda e Durrësit dhe Shijakut kanë marrë në patronazh institucionin dhe vetë titullarin, e më pas e përdorin sipas interesave të tyre. Zhuka ishte krahu besnik i ish-kreut të OSHEE-së, Adrian Çela, shefi politik i bandës së Durrësit. Fati i Zhukës është vënë në diskutim pas përplasjes së fortë mes Çelës dhe Ballukut dhe arrestimit të Vangjush Dakos. Është skandaloze se si Shkodra, qyteti i energjisë elektrike nuk gjen në radhët e inxhinierëve të saj socialistë një figurë dinjitoze për këtë institucion të rëndësishëm, por i duhet të importojë një mercenarë të bandave kriminale të qyteteve të tjera.
Një realitet i frikshëm i krijuar si “model” atipik dhe ku të gjithë kanë zgjedhur të mos flasin. Të shtrirë në çdo qytet, të tilla banda që operojnë në rajonet me zhvillim ekonomik në Shqipëri, siç është trajektorja Tiranë – Durrës, nuk kanë lënë pas as Shkodrën ku tentakulat e të fortëve kanë tashmë pengun e tyre.
Këto të fundit nuk hezitojnë ta deklarojnë haptazi në tryeza të ndryshme se si kanë njeriun e tyre të besuar në Shkodër që drejton një prej institucioneve “minierë” sa i takon të ardhurave që arkëton, tenderëve që ka në zotërim.
Lidhjet e forta të botës së errët kanë arritur madje të sfidojnë edhe deputetë e drejtues politik të qarkut kur ka ardhur në diskutim zëvendësimi i tyre me të tjerë emra apo për ndonjë tender që kryhet në veriun e Shqipërisë.
Edi Rama dhe qeveria e tij i janë nënshtruar këtij realiteti deri në atë pikë sa këto emra janë më të fortë se vetë interesi publik, apo partia politike që ka meritën e fitores së zgjedhjeve. Kjo sfidë e hapur tregon edhe njëherë tjetër se si ligjin e bëjnë të fortit dhe parimi, me ne ose kundër nesh ka gjetur zbatim, është prezent përpara syve tanë./ShkodraNews
Lini një Përgjigje