TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia28 Korrik 2023, 11:02

'Jam miknesha e Edi Ramës'; Ines Muçostepa i shpëton sërish arrestimit nga SPAK si koka e mashtrimit me call centera, në pranga vetëm ‘cironkat’

Shkruar nga Pamfleti
'Jam miknesha e Edi Ramës'; Ines Muçostepa i shpëton
Ines Muçostepa

Ines Muçostepa ka komanduar një bandë prej 700 mashtruesish, të cilët u kanë zhvatur miliona euro të huajve përmes skemës së mashtrimit, duke i joshur të investojnë në bursa fantazmë...

SPAK, në bashkëpunim me autoritetet italiane, finalizuan dje goditjen e një tjetër bande "Call Center", që vepronte në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë, duke zhvatur shtetas italianë, përmes një skeme mashtrimi gjoja investimi në bursa. Natyrshëm shumë gazetarë nisën të kërkonin në listën e të arrestuarve emrin e Ines Muçostepa, e lakuar si një nga kokat e mashtrimit me call- centera në Shqipëri.

Edhe këtë herë, Ines Muçostepa, e cila mburret nëpër  korridore se është mikneshë zemre e Edi Ramës, nuk ishte objekt i operacionit të SPAK.

Duke qenë këshilltare e Edi Ramës për zhvillimin ekonomik e bizneset, përmbaruesja Ines Muçostepa duket se e ka shfrytëzuar maksimalisht këtë funksion, për të mbuluar aktivitetin kriminal të bandës së saj të mashtrimit.

Policia dhe organi i akuzës në Shqipëri vijon të godasë 'peshqit vegjël' (me përjashtim të Amant Josifit) të mashtrimit me call centra në Shqipëri, duke mos prekur kokat, të cilat po investojnë paratë e zhvatura në pasuri të paluajtshme.

Ines Muçostepa është kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Industrisë dhe Tregtisë, pozicion të cilin dyshohet se e ka përdorur për të vjedhur fondet e Dhomës.

Ines Muçostepa ka komanduar një bandë prej 700 mashtruesish, të cilët u kanë zhvatur miliona euro të huajve përmes skemës së mashtrimit, duke i joshur të investojnë në bursa fantazmë.

Ines Muçostepa ka qenë administratore e kompanisë së call centerave në Tiranë, Albacall, një nga qendrat më të mëdha në këtë fushë deri para dy vitesh.

Në vitin 2021, Muçostepa nisi të tërhiqej dhe të bënte kujdes kur autoritetet gjermane, italiane, spanjolle etj., sinjalizuan SPAK-un se si Tirana ishte mbushur me celula mashtrimi, të lidhur me zyrtarë të lartë dhe gjithnjë nën mbrojtje policore.

Në shkurt të këtij viti, Ines Muçostepa u largua si administratore e Albacall, ndërsa kompania kishte nisur mbylljen që në vitin 2021, duke u kamufluar me aktivitete të tjera, për t'i shpëtuar goditjes. / Pamfleti

ines muçostepa këshilltarja e edi ramës call center miknesha

Lini një Përgjigje