TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia21 Tetor 2025, 10:51

Bastisja nga SPAK e zyrës së Drejtorit të OSHEE, Enea Karakaçi, dhe ish- drejtori Ardian Çela, i arratisur në Marok

Shkruar nga Pamfleti
Bastisja nga SPAK e zyrës së Drejtorit të OSHEE, Enea
Ardian Çela dhe Enea Karakaçi /

BKH kontrollon zyrën dhe banesën e drejtorit të OSHEE; sekuestron celularë, kompjuterë e dokumente hetimore. Drejtori i energjisë dyshohet për marrëveshje sekrete me ish-drejtorin Çela, që mbledh borxhet e qytetarëve me agjentë privatë dhe përqindje të fshehta…

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë zhvilluar fundjavën e kaluar kontrolle në zyrën dhe banesën e Drejtorit të OSHEE, Enea Karakaçi, duke sekuestruar celularë, kompjuterë, dokumente, pajisje elektronike dhe shënime personale që i shërbejnë hetimit penal.

Operacioni u krye në kuadër të një dosjeje që përfshin korrupsion, pabarazi në tenderë, fshehje të të ardhurave nga shitja e energjisë dhe shpërdorim detyre, të kryer në bashkëpunim gjatë tre viteve të fundit në krye të OSHEE-së.

Afera e borxheve të OSHEE: kontrata e paligjshme me Ardian Çelën

Sipas burimeve nga strukturat hetimore, një prej çështjeve kryesore ku po hetohet Enea Karakaçi lidhet me menaxhimin e borxheve që konsumatorët familjarë dhe bizneset i kanë OSHEE-së.

Sipas rregullores dhe vendimit të qeverisë, mbledhja e borxheve duhet të kryhet nga vetë OSHEE përmes procedurave ligjore; duke përfshirë ndërprerjen e energjisë dhe sekuestron e pasurive në rast mosshlyerjeje.

Por, në kundërshtim me çdo ligj dhe praktikë të mëparshme, drejtori Karakaçi ia ka deleguar mbledhjen e borxheve për një periudhë 10-vjeçare ish-drejtorit të OSHEE, Ardian Çela, aktualisht nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Çela ka ngritur një grup privat agjentësh, që operon “derë më derë” me mbështetjen e policisë lokale, duke ushtruar presion ndaj qytetarëve dhe bizneseve për pagesa të menjëhershme, shpesh me kërcënime për gjoba apo kallëzime penale.

Ky grup nuk është kompani e licencuar, nuk ka fituar asnjë ankand dhe nuk ka kontratë të regjistruar në OSHEE.

Veprimi i tyre bazohet vetëm në autorizime të paligjshme të lëshuara personalisht nga drejtori Enea Karakaçi, në marrëveshje me ish-drejtorin Çela.

Sipas kallëzimeve në SPAK, për çdo shumë të mbledhur, grupi përfiton një përqindje sekrete të parave, ndërsa vlera e vërtetë e borxheve dhe pagesave mbetet e fshehur nga dokumentet zyrtare.

Një “CEZ-DIA” e re në duart e socialistëve

Burime nga OSHEE e përshkruajnë skemën si një kopje të modelit famëkeq “CEZ-DIA” të Ilir Metës dhe Kastriot Ismailajt: një sistem klientelist ku borxhet ndaj shtetit shndërrohen në biznes privat, përmes grupeve që mbledhin paratë nën emrin e kompanisë publike.

Edhe ish-drejtori i OSHEE, Ardian Çela, është nën hetim nga SPAK për korrupsion në tenderë, zhdukje të të ardhurave nga shitja e energjisë dhe favorizim biznesesh që vjedhin energjinë përmes linjave ilegale dhe faturimeve fiktive.

Më 31 tetor 2024, ai u thirr në SPAK për t’u marrë në pyetje, por pas nisjes së hetimit është larguar nga Shqipëria dhe aktualisht jeton në Rabat të Marokut, ku, sipas burimeve, vazhdon të komandojë në distancë biznesin e paligjshëm të mbledhjes së borxheve të OSHEE-së.

SPAK me dosjen në dorë

Pas kallëzimeve dhe provave të siguruara, BKH ka nisur hetimin ndaj drejtorit Karakaçi, i cili akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion aktiv, ndërsa priten zhvillime të reja pas analizës së materialeve të sekuestruara gjatë kontrollit.

Hetimi pritet të zgjerohet edhe ndaj personave të tjerë brenda OSHEE-së, që dyshohet se kanë mbuluar këtë skemë për dy vite radhazi./Pamfleti

ardian çela enea karakaçi spak

11 Komente

  1. S
    Salah

    Adrian Cela, si nënkryetar i bashkisë së Durresit në vitin 2005, vendosi kabllo energjie për gangsterët në Kalmmi dhe Currilla, për ndërtesa të paligjshme, etj. Ai është një nga gangsterët më të mëdhenj në Shqipëri. Nuk është çudi që superkriminalja Belinda Ballaku, e cila nuk ka arsim formal, është gruaja e tij.

    1. M
      Martin jakaj

      Po si mundet qe jane te gjithe te paskrupullt sa marrin nje detyre puna e pare qe bejne shohin si te vjedhin shuma te majme dhe jo si te ta bejne me mire detyrën, ky palaco Ardian Cela e disa Cela te tjere si ai duhet te denohen rende dhe te tju sekuestrohen te gjitha pasurite dhe jo vetem kaq por duhet te ndryshoi ligji per korrupsionin nga 25 vjet gjer ne burg per jete dhe sekuestro e cdo pasurie

      1. A
        Adi

        Jo vetem hajdut ky Cela por edhe imoral...e dine te gjithe ne OSHEE Tirane c'fare mostre eshte. Krahu besnik i Gjushit. E dine ku eshte por bejne sikur e kerkojne...I ka ardhur ora...

        1. Listat e të korruptuarve qenkan të pambarimta?!Këto lista janë në duar të "sigurta"të kryeqeveritarëve (më saktë-të kryepolitikanëve )tanë dhe i përdorin për të siguruar vazhdimësinë e korrupsionit dhe vjedhjeve të të ardhurave të vendit në të gjitha format dhe në të gjitha fushat e jetës.Vetëm kështu mund të shpjegohet vazhdimësia e krimit,korrupsionit dhe vjedhjeve që nuk dinë të ndalen në këtë vend?!

          1. A
            Ana

            Ne ne Vlore nuk na vijnë fare faturat e energjisë dhe ja fusin si duan ...dhe ne paguajm pa mandat , per mos mbetur borxhli se dhe kur ankohemi ne zyrat e OSHE...nese del se ke paguar me teper nga ç'tregon sahati , i bien shkurt e te thone ...s'ka gje se do te vij fatura 0 lek derisa te shlyhet kjo tepricë . Ec e merru vesh po deshe .... S'ke ku e gjen te drejtën

            1. A
              Ana

              Edhe Belinda Balluku duhet shkarkuar urgjent me letra rast

              1. L
                Luis

                Drejtorat ne OSHEE Jane ber miljoner ,I kan zili edhe eurodeputetet...

                1. M
                  Mimoza gjoni

                  Çudi, sa hajdutë janë shqiptarët?! Ju punon mendja vetëm për të vjedhur A do bëhemi njerëz ndonjëherë ne?! Fiks fjala" peshku qelbet nga koka"! Nuk është në rregull qeveria dhe po kështu edhe rrumpalle populli e çdo gjë... .. sepse kushdo popull që të vihet në detyrë, që kur s'ka post " është i ndershëm", sapo merr 1 post, sikur më i thjeshtë, do me don se çfarë do vjedhë, çfarë mund të përfitojë???? Shkurt, shqipëtari është hajdut, cilësia më e përkryer që zotëron

                  1. A
                    Anonimi .

                    I kan varur ujkut mulçit në qafë , këtij hajduti dhe gjob vënësi më i madh ndofta në Shqipëri . Në kohën e tij si Drejtor OSHEE- je bëri kërdin duke u vën gjoba bizneseve të prodhimit të energjisë ,por jo vetëm deri në kyçjen e linjave për mos tu futur në sistemin e nënstacioneve pa paguar haraçin në dorën e këtij megahajduti . Mendoj se SPAKU po ti shkoj deri në fund këtij hetimi do zbuloj minierën e vjedhjeve marramëndëse në ndërmarjen e OSHEE .

                    1. L
                      Luçi

                      kto mostrat e oshee dhe shushunjat e ujesjelles kanalizimeve pasurohen me paret qi pagujm ne klientet. ne popllit apo klienteve si na quajn me na bo qefin na zbrazim xhepat kurde kto i mbushin portofolat me paret tona

                      1. O
                        Odeta

                        Prandaj per vite me rradhe fatura e familjes sime ka ardhur me shufra te frikshme per nje familje me vetem tre persona te cilet pjesen me te madhe ishin ne pune. Ksm depozituar dy ankesa me dhkrim prane deges se OSHE pa pergjigje. Vetem dy muajt e fundit vlera eshte ulur ndjeshem, me siguri eshte bere shkak hetimi. Zoti ua nxjerrte nga hundet maskarenjve se kam lene pa bere shpenzime te rendesishme vetem te isha korrekt me shtetin. Ju kam lene Zotin kujtdo qe me eshte futur ne hak te lekut te gjakut tim ! Merr hak ai per mua.

                        Lini një Përgjigje