TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia19 Shkurt 2026, 10:17

Dionis Teqja i “Megatek”, mega-lavatriçja e parave të zeza me ortakun grek Apostolos Pefkos

Shkruar nga Pamfleti

Dionis Teqja i “Megatek”, mega-lavatriçja e parave të

Padia e ortakut Thanas Hyseni hap një front të ri për pronarin e “Megatek”, mes akuzave për mashtrim, transfertë të paligjshme fondesh dhe lidhje me rrjete financiare jashtë vendit...

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka shpallur në kërkim Dionis Teqjen pas padisë civile të paraqitur nga ortaku i tij, Thanas Hyseni, për mashtrim, falsifikim dokumentesh dhe përvetësim pasuror. Çështja lidhet me vendime asambleje dhe veprime bankare të dyshuara si të parregullta. Paralelisht, emri i Teqjes përmendet në raporte të strukturave ligjzbatuese për hetime të mëparshme në fushën e pastrimit të parave, transfertave financiare ndërkufitare dhe kontrabandës. Rasti ka rikthyer në vëmendje aktivitetin e kompanisë “Megatek” dhe rrjetin e bashkëpunëtorëve të saj në Shqipëri dhe jashtë vendit.

Gjykata e Shkallës së Parë- Tiranë, është vënë në kërkim të pronarit të kompanisë “Megatek”, Dionis Teqja, mbasi Thanas Hyseni, ortaku i tij në kompanitë “Radmail” dhe “T.N.T Express Albania” e ka paditur për mashtrime, falsifikime dokumentesh e përvehtësim pasuror, nëpërmjet vendimeve të asamblesë e veprimeve bankare, në bashkëpunim me shtetasin Ferdinand Haxhiaj, specialist i bizneseve në “Raiffeisen Bank”.

Megjithëse Dosja nr. 1234, datë 10 dhjetor 2025 është proces civil për kthim detyrimesh, Dionis Teqja po i shmanget përballjes gjyqësore me ortakun, sepse e di që ka kryer vepra penale të cilat paditësi do t’i çojë në proces hetimi.

Kjo është dosja publike e radhës për Dionis Teqjen, ndërkohë që në sektorin e Anti-krimit Ekonomik-Financiar, SHISH dhe Agjencinë e Inteligjencës Financiare, ai ka disa dosje të tjera për pastrim parash, qarkullim vlerash financiare të botës së krimit e korrupsionit brenda e jashtë Shqipërisë, evazionit fiskal dhe kontrabandë mallrash.

Sipas 7 raporteve të SHISH e Anti-krimit në vitet 2016-2024, rezulton se Dionis Teqja, ka transferuar më Greqi e Qipro, 37 milionë Euro me kanale ilegale bankare greke e agjenci jo-bankare, nëpërmjet ortakut grek Apostolos Pefkos i cili ka 0.1% aksione te kompania “Megatek”.

Si maskë, Dionis Teqja ka përdorur dy kompanitë “Technek S.a” dhe “Metron Energy” në Greqi, të ortakut Apostolos Pefkos, ndërsa në Shqipëri, ka përdorur si “lavatriçe” qarkulluese, kompanitë “HEC Peqin” dhe “Hidro Power Peqin”, gjasme i ka investuar për pajisje.

Në dosjet e policisë së shtetit, emri i kompanisë “Megatek”, është skeduar për kontrabandë mallrash e makinerish nga Greqia, Maqedonia, Bullgaria e Turqia, duke përdorur dokumente false të firmosura nga administratorët, kontabilistët e përfaqësuesit tregtarë të kompanive të tij.

Të tillë “vegla”, Dionis Teqja ka emëruar dhe largar 53 persona në vitet 2011-2024, të gjithë me lidhje politike e familaje me drejtues të PD, PS e LSI, të drejtësisë, policisë, doganave, tatimeve e bankave; të cilët i joshte dhe i përdorte për skemat e pastrimit të parave, transfertave ilegale jashtë Shqipërisë e anasjeltas dhe për kontrabandë e evazion fiskal.

Shtetasi grek Apostolos Pefkos, ka qenë ortak në masën 20% si bashkë-themelus i “Megatek” me Dionis Teqen qysh në muajin mars 2007, por çuditërisht përfundoi me 0.1% aksione, ndryshim që nuk është pasqyruar në QKB, dhe ka ndodhur pas një hetimi ndaj tij në Greqi, për transferta ilegale dhe kontrabandë për llogari të “Megatek”.

Në lojën e letrave të punëve të pista për të shpëtuar veten, Dionis Teqja përdori një shtetas të huaj të quajtur Johannes Leonardus Peter Josef Vogels, i cili nuk gjendet në asnjë adresë; kinezin Guohai Lo dhe grekun Dimitris Amentas, i cili kalonte në duar të gjitha operacionet e mëdha financiare me subjektet shqiptare e të huaja..

Por dhe Arian Gjorgajn, zyrtar i Shkollës Shqiptare të Administratës Publike, Blerta Kosturin, Drejtoreshë e Burimeve Njerëzore në Universitetin Bujqësor- Tiranë, Adriana Zeka, Flutura Luke, Enkelejd Dermyshi, Petrit Keqaj, Dod Dodaj e Erjon Isufaj, madje dhe ish-Avokaten e Popullit, Erinda Ballanca; të cilët, sipas raporteve të agjencive ligjzbatuese, kanë lënë gjurmë në punët e pista të Dionis Teqjes në aktivitein e “Megatek”, me fije të shumta në 9 kompanitë e tjera të tij.

Këto, përveç krijimit të një rrjeti grumbullimi dhe financimesh ilegale në ndërtime, akvitetin e fajdeve ilegale dhe financime “të fortësh” kundër tatimorëve, doganierëve e rivalëve të bisneseve./Pamfleti

 

dionis teqja apostolos pefkos

Lini një Përgjigje