
Dy ditë para largimit të Sekretarit të Përgjithshëm, nga godina e Kryeministrisë u nxorën dosje me furgon, ndërsa SPAK dhe BKH zhvillonin veprime hetimore...
Më 13 shkurt 2026, Edi Rama njoftoi pranimin e dorëheqjes së Engjëll Agaçit, me argumentin e arsyeve shëndetësore. Largimi erdhi menjëherë pasi Agaçi doli nga SPAK, ku u mor në pyetje për rreth tre orë si person nën hetim për çështjen e incineratorëve dhe afera të tjera. Dy ditë më herët, nga selia e Kryeministrisë u nxorën dosje me furgon, veprim që ngre pikëpyetje mbi përmbajtjen dhe destinacionin e tyre. Në të njëjtën kohë, BKH hyri në Kryeministri për të marrë dokumente në funksion të hetimeve.
Në mbledhjen informale të qeverisë më 13 shkurt 2026, Edi Rama njoftoi pranimin e dorëheqjes së Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, duke deklaruar se ai largohej për arsye shëndetësore që i pamundësonin vijimin e detyrës.
Largimi ndodhi menjëherë pasi Engjëll Agaçi doli nga SPAK, ku u mor në pyetje për rreth tre orë si person nën hetim për incineratorët dhe afera të tjera të firmosura gjatë ushtrimit të detyrës. Hetimi zhvillohet në një moment kur SPAK dhe BKH kanë intensifikuar veprimet pranë institucioneve qendrore.
Dy ditë para këtij vendimi, në hyrje të Kryeministrisë u shfaq një furgon dhe një grup personash që ngarkuan dosje të shumta dhe i larguan nga godina. Pamjet filmike tregojnë persona që transportojnë dosje dhe dokumente me shpejtësi drejt mjetit. Largimi i dokumenteve në këtë moment ngre pikëpyetje për përmbajtjen dhe destinacionin e tyre.

Dokumentet u nxorën nga selia e Kryeministrisë dy ditë para largimit të Agaçit. Ky fakt shton dyshimet mbi lidhjen mes veprimit administrativ dhe hetimit penal në zhvillim. Pyetjet që shtrohen janë konkrete: A kishin lidhje këto dosje me veprimtarinë e Sekretarit të Përgjithshëm? A përmbanin ato akte, urdhra, vendime apo projektligje që mbajnë firmën e kryeministrit dhe të Sekretarit të Përgjithshëm?
Çdo dokument ekzekutiv dhe çdo projektligj që qeveria paraqet për votim në Parlament kalon përmes procedurës së firmosjes nga Sekretari i Përgjithshëm dhe miratimit nga kryeministri. Për këtë arsye, çdo hetim mbi aktet qeveritare prek drejtpërdrejt zinxhirin institucional të vendimmarrjes.
Sipas informacioneve të siguruara nga Pamfleti, dosjet e veprimtarisë së qeverisë prej më shumë se një dekade nuk janë dorëzuar rregullisht në Arkivën e Shtetit, siç kërkon ligji për arkivat. Ligji parashikon dorëzimin periodik të dokumentacionit zyrtar. Nëse dokumentet janë mbajtur në ambiente të brendshme dhe jo në arkivën shtetërore, atëherë lind detyrimi për sqarim institucional.
Ngarkimi i dosjeve në furgon më 13 shkurt 2026 nuk rezulton të jetë shoqëruar me njoftim publik për transferim në Arkivën e Shtetit. Institucionet përgjegjëse duhet të sqarojnë destinacionin dhe bazën ligjore të këtij veprimi.
Ngjarjet ndodhën në një moment kur BKH hyri në selinë e Kryeministrisë për të marrë dokumente në funksion të hetimeve. Hetuesit u afruan pranë zyrave drejtuese të institucionit. Ky kontekst e bën të domosdoshëm një sqarim zyrtar mbi lëvizjen e dokumenteve.
Nëse arsyeja e largimit të Engjëll Agaçit është shëndetësore, siç deklaroi kryeministri, kjo mbetet çështje personale. Por fakti që largimi ndodhi paralelisht me veprime intensive hetimore dhe me zhvendosje dokumentesh kërkon transparencë të plotë institucionale. /Pamfleti
Po pese nuk i ndiqni mbrapa ku shkojn keto dokumenta
SPAK ut i rrofshin miljonat që përfitojnë me rroga e përfitime të tjera, se Rama i tërheq prej hunde.