TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia16 Maj 2024, 11:55

Dosja “Xibraka”/ A po hetohen Olsian Çela, Edvin Kondili e Neritan Nallbati që hoqën emrin e Olsi Ramës?

Shkruar nga Pamfleti

Dosja “Xibraka”/ A po hetohen Olsian Çela, Edvin Kondili e

Të tre janë në detyra të larta, të emëruar nga kryeministri Edi Rama, konkretisht: Neritan Nallbati është Drejtor i Përgjithshëm i Policisë Kriminale; Olsian Çela është Prokuror i Përgjithshëm, ndërsa Edvin Kondili është prokuror i SPAK...

Dosja hetimore e Xibrakës është ri-hapur nga SPAK, pas kërkesës së bërë nga deputeti Gazmend Bardhi, mbështetur në prova zyrtare, se policia e Elbasanit dhe ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda, kanë hequr nga hetimi Olsi Ramën dhe provat që lidhen me rolin e tij.

Kundër Gazmend Bardhit, bëri kallëzim penal Olsi Rama me akuzën për “shpifje e cenim dinjiteti”, por SPAK ia rrëzoi kërkesën, me argumentin se nuk ka shpifje; ndërsa paralelisht, ka nisur ri-hetimin e dosjes “Xibraka”, për fshehjen e provave, me ndikim të vëllait kryeministër.

Në datën 24 maj 2024, deputeti Gazmend Bardhi është thirrur nga SPAK, për të dhënë sqarime, lidhur me kërkesën, për ri-hapjen e dosjes “Xibraka”, të regjistruar si “Çështja Nr. 88/2024”.

Logjika e hetimit dhe Kodi i Procedurës Penale, detyron SPAK-un, të fillojë hetimin dhe ndaj zyrtarëve të policisë e prokurorisë, që akuzohen se kanë hequr nga dosja emrin e Olsi Ramës.

Sipas akuzës së Gazmend Bardhit dhe hetimit që ka rifilluar SPAK-u, rezulton se Neritan Nallbati, është ish-Drejtori i Policisë së Elbasanit, që ka hequr emrin e Olsi Ramës dhe provat e lidhura më të; ndërsa prokurorët bashkëpunues kanë qenë Olsian Çela e Edvin Kondili.

Aktualisht, të tre  janë në detyra të larta, të propozuar dhe emëruar nga kryeministri Edi Rama, konkretisht: Neritan Nallbati është Drejtor i Përgjithshëm i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Olsian Çela është Prokuror i Përgjithshëm, emëruar në dhjetor 2019 me propozim e votim të PS; ndërsa Edvin Kondili është prokuror i SPAK, madje në dhjetor 2022 ishte kandidat i kryeministrit Edi Rama, për drejtues i Prokurorisë Speciale, por SHBA ia dogji skenarin për të kapur këtë strukturë speciale.

Gjersa këta, janë autorët e hetimit dhe hartimit të dosjes “Xibraka”, dhe rezulton se kanë lënë jashtë dosjes vëllain e Edi Ramës, duke e përcaktuar qëllimisht si “I pa identifikuar, 45-vjeç, i gjatë me flokë të shkurtër”; por nuk futën as udhëtimet e tij me anëtarët e bandës, të regjistruara në “Tims”.

As komisioni i vettingut policor, nuk e pyeti krye policin Neritan Nallbati për falsifikimin dhe mashtrimin në dosjen “Xibraka”, por as komisioni i vettingut në drejtësi dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, nuk i pyetën Olsian Çelën dhe Edvin Kondilin për këtë dosje, kur u emëruan njëri Prokuror i Përgjithshëm e tjetri prokuror në SPAK.

A do merren nën hetim nga SPAK, këtë tre zyrtarë të lartë të policisë e drejtësisë, për dosjen e ri-hapur të bandës “Xibraka”?

Kujtojmë, se ditën e emërimit Drejtues i SPAK, Altin Dumani, bëri dy betime publike:

1. Do arrestojë këdo që shkel ligjin, qoftë zyrtar i lartë i çdo funksioni e në çdo institucion shtetëror.

2. Nëse do konstatojë favorizim të personave nën hetim, do arrestojë në zyrë çdo vartës prokuror e hetues të BKH, ashtu siç kolegët e mi, duhet të më arrestojnë mua nëse do abuzoj.

Nuk themi, që drejtuesi i policisë, Neritan Nallbati, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela dhe prokurori i SPAK, Edvin Kondili, të arrestohen pa u provuar akuzat, por është detyrim ligjor, të hetohen si të akuzuar të dosjes “Xibraka”, për heqjen nga hetimi të Olsi Ramës e fshehje provash./Pamfleti

olsian çela edvin kondili neritan nallbati olsi rama dosja xibraka

Lini një Përgjigje