TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia11 Maj 2024, 15:15

Idriz Haxhiaj palë me trafikantin Ago Gjolaj, mashtruesit e “8S2” vijojnë aktivitetin pavarësisht sekuestros

Shkruar nga Pamfleti
Idriz Haxhiaj palë me trafikantin Ago Gjolaj, mashtruesit e
Ago Gjolaj majtas, Idriz Haxhiaj djathtas

Vijojnë bëmat e Idriz Haxhiajt, Ago Gjolaj prodhon pije energjike ndonëse kompania ju sekuestrua...

Shpërthen skandali me sekuestrimin e pronave të Ago Gjolaj, mashtruesit të “8S2”.

Prokuroria i sekuestroi pronat pak javë më parë, mirëpo kompanitë e tij vijojnë aktivitetin dhe kjo falë favoreve të Idriz Haxhiajt, drejtor i komanduar në krye të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

Trafikantit, Ago Gjolaj ndër të tjera i është sekuestruar: Shoqëria tregtare “B.M” SHPK, e cila prodhon dhe tregton në Shqipëri pijen 8S2 pas ndryshimit te emrit nga B52, për shkak të konfliktit për falsifikimin dhe përdorimin e markës.

Pasuri e cila ka shkuar nën administrim në AAPSK në periudhën e drejtimit nga Idriz Haxhiaj. Ndërsa marifeti i Idriz Haxhiaj vazhdon njësoj si me hidrocentralin e Erzen Breçanit, vendos sekuestro vetëm në QKB dhe biznesi vazhdon të operojë me NIPT tjetër.

Në fakt është sekuestruar shoqëria "B.M" SHPK me nipt K68404706Q, ku është hequr administratorja Sonjela Gjolaj dhe është vendosur Administratorja e Pasurive te Sekuestruara dhe Konfiskuara, Dorina Jano dhe aktiviteti vazhdon me “B.M-GROUP” shpk, me NIPT M31327005R me administrator, Ago Gjolaj. 

Të dyja shoqëritë e kanë vendin e ushtrimit të aktivitetit: Shkodër, Koplik, Koplik Qendër, Rruga Boqiq Km 1.

Idriz Haxhiaj palë me trafikantin Ago Gjolaj, mashtruesit e

Referuar Ekstrakteve të QKB bashkëngjitur, siç duket Idriz Haxhiaj e njeh mirë marifetin e sekuestrove fiktive, si vendosje sekuestroje në aktivitete të pezulluara si në rastin e sekuestrimit të HEC-it të Erzen Breçanit.

Idriz Haxhiaj palë me trafikantin Ago Gjolaj, mashtruesit e

Aferat e Ago Gjolajt

Sonjela Gjolaj, një biznesmene në Shkodër bleu në vitin 2018 një jaht në Malin e Zi. Shitësi ishte Sasa Jakica, një qytetar malazez i përfshirë në veprimtari kriminale dhe pastrim parash, sipas informacioneve të zyrtarëve të Podgoricës.

Ky detaj ishte pikënisja për hetimin pasuror ndaj Sonjela Gjolaj dhe bashkëshortit të saj, Ago Imer Gjolaj, të cilët njihen si distributorët e pijes energjike “8S2”, një produkt i ngjashëm me mallin origjinal “B52”.

Në pak javë hetime, ku u përfshinë edhe anëtarë të tjerë të familjes Gjolaj, Prokuroria e Shkodrës ngriti dyshime se nuk justifikojnë pasurinë e krijuar me burime të ligjshme. Nën këto dyshime dhe pas një analize të detajuar financiare, Prokuroria mori lejen e gjykatës për sekuestrimin e aseteve të tyre.

Nën sekuestro u vendos kompania “B.M” shpk, një objekt biznesi me sipërfaqe 2592 m2, 97 automjete të shoqërisë, si edhe shuma e parave në llogaritë e Sonjela Gjolaj, Ago Imer Gjolaj dhe subjektit tregtar.

Në shtator të vitit 2014, Ago Imer Gjolaj dhe Sonjela Gjolaj aplikojnë për leje legalizimi për një objekt “Godinë Social-Ekonomike” me sipërfaqe totale 2592 m2, në Koplik.

Sipas vetëdeklarimit të aplikuesve, ata e kanë ndërtuar këtë godinë në fillim të vitit 2014. Më tej, bashkëshortët Gjolaj vendosin të heqin dorë nga aplikimi për legalizim, duke e kaluar në favor të shoqërisë së tyre tregtare, ‘B.M” shpk.

Në dhjetor të vitit 2016, kompania merr lejen e legalizimit dhe e regjistron objektin në Hipotekën e Malësisë së Madhe.

Në funksion të hetimit, prokurorja e çështjes, Blerta Hamza, ka urdhëruar kryerjen e ekspertizës financiare për të identifikuar koston e kësaj godine dhe mundësinë financiare të bashkëshortëve Gjolaj. /Pamfleti

Dokumenta bashkëngjitur

Lini një Përgjigje