TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 3 Janar 2024, 10:33

Sekseri i Ilir Beqjes, Ermal Kurtulaj: Drejtor te FSDKSH, ekspert i PPP-ve në ministri dhe drejtor te firma “INTECH+” e ish- ministrit

Shkruar nga Pamfleti
Sekseri i Ilir Beqjes, Ermal Kurtulaj: Drejtor te FSDKSH, ekspert i PPP-ve
Sekseri i Ilir Beqjes, Ermal Kurtulaj /

 

Në vitet 2014-2016, kur Ilir Beqja ishte ministër Shëndetësie dhe Ermal Kurtulaj drejtor menaxhimi e kontratash në FSDKSH, dy raporte të KLSH dhe një raport auditi i Ministrisë së Financave zbuluan se në rimbursimin e ilaçeve ishin vjedhur në total 92 milionë Euro me dokumente false...

Biseda e përgjuar mes ish-ministrit Ilir Beqja dhe sekserit e vartësit të tij Ermal Kurtulaj, për lëshimin e faturave fiktive, është tregues i lidhjeve që këta kanë pasur në punë të pista, gjatë kohës kur njëri ishte ministër Shëndetësie e Drejtor Donacionesh në kryeministri, ndërsa tjetri ishte vartësi i tij në pozicione kyçe, ku firmoseshin e qarkullonin miliona Euro.

Sekseri Ermal Kurtulaj, ka qenë aq shumë i rëndësishëm, i besuar, i shkathët e i guximshëm për të bërë pazaret dhe firmosur vjedhjet e fondeve shtetërore, sa në 10 vite pushtet të PS, Ilir Beqja e emëroi 3 herë drejtues shtetëror, si dhe drejtues te bizneset e tij.

Nga 3 janari 2014 deri më 31 janar 2016, kur Ilir Beqja ishte Ministër i Shëndetësisë, Ermal Kurtulaj ishte në Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, me 3 detyra: Drejtor për menaxhimin e ilaçeve të rimbursuara, për kontratat me kompanitë e importit të ilaçeve, për përzgjedhjen e farmacive me rimbursim dhe mbikëqyrjen e tyre.

Në vitet 2014-2016, kur Ilir Beqja ishte ministër Shëndetësie dhe Ermal Kurtulaj drejtor menaxhimi e kontratash në FSDKSH, dy raporte të KLSH dhe një raport auditi i Ministrisë së Financave zbuluan se në rimbursimin e ilaçeve ishin vjedhur në total 92 milionë Euro me dokumente false, nëpërmjet shtimit fiktiv e ilegal të 183 lloje ilaçesh, mbi numrin e listës së përcaktuar me vendim qeverie.

Por edhe nëpërmjet ilaçeve që shteti i paguante si marka origjinale, ndërsa Ermal Kurtulaj i Ilir Beqjes, vendoste për ilaçe alternative pa vlerë mjekimi, të cilat i faturonte me çmim si prodhime origjinale, gjë që nuk mund të bëhej dot, pa dijeninë dhe lejen e ministrit Ilir Beqja.

Një tjetër vjedhje 32 milionë Euro në vitet 2014-2016, Ilir Beqja dhe  sekseri i tij Ermal Kurtulaj drejtor menaxhimi në Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, kanë bërë me ilaçet e QSUT, të Spitalit të Traumës, Spitalit “Shefqet Ndroqi”, dy maternitetet e Tiranë, spitalet rajonale, spitalet bashkiake e qendrat shëndetësore, ku në letra e furnizimeve të privatëve deklaroheshin sasi të plota sipas kontratave, ndërsa në fakt dërgoheshin 20-30% mangët, fakt të cilin SPAK ka mundësi ta zbulojë.

Në muajin  shkurt 2016, kur filloi hetimi për dosjen e vjedhjeve në Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Ilir Beqja e largoi prej andej sekserin Ermal Kurtulaj dhe e emëroi specialist të mbikëqyrjes së PPP-ve e koordinator të Agjencisë së Barnave në Ministrinë e Shëndetësisë, ku qëndroi deri në muajin mars 2018, një vit pas shkarkimit të Ilir Beqjes.

Në muajin prill 2018, Ilir Beqja e emëroi Ermal Kurtulajn, Drejtor Ekonomik-Financiar dhe person të autorizuar për veprimet me bankat, te kompania e tij “INTECH+Shpk”, firmë e cila në 10 vite ka marrë m 52 milionë Euro tenderë nga qeveria.

Ndërsa në muajin nëntor 2021, ai e emëroi Përgjegjës të Kontakteve me Donatorët te Drejtoria e Donacioneve të Huaja në Kryeministri, ku është akoma edhe pas largimit të Ilir Beqjes.

Nëse SPAK nuk i ka apo nuk ka menduar t’i fusë këto fakte në dosjen “Beqja-Kurtulaj”, mendojmë se vlejnë si prova krimi financiar me fondet e shtetit./Pamfleti

ermal kurtulaj sekseri i ilir beqjes intech+

Lini një Përgjigje