TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia29 Maj 2025, 17:26

Krimi me licencë nga Surreli: Katër dosje që çmontojnë Bablokun si “urë” midis qeverisë dhe mafies

Shkruar nga Pamfleti

 

Krimi me licencë nga Surreli: Katër dosje që
Edi Rama /

Nga statusi “Investitor Strategjik” te miliardat e tenderëve dhe tokat falas: si i ka lidhur Edi Rama fijet e shtetit me bosët e krimit ndërkombëtar

Përballë shpërthimit të operacionit ndërkombëtar “URA”, ku SPAK dhe drejtësia italiane ekspozuan lidhje të thella mes politikës dhe krimit, Edi Rama nuk ka më ku të fshihet.

Në çdo rast, ai mohon lidhjet e tij me trafikantët, me bandat që i ka ushqyer me tenderë, prona dhe leje ndërtimi, por provat tashmë janë shumë më të forta se çdo përgënjeshtrim apo fjalim për drejtësinë.

Raportet e DASH, të BE-së, të DEA-s dhe vetë SPAK-ut kanë faktuar se fijet e krimit të organizuar, të pastrimit të parave dhe të trafikut ndërkombëtar të drogës, përfundojnë te firmat, urdhrat dhe bekimet e Bablokut. Sepse pa lejen e tij, asnjë ministër, asnjë drejtor, asnjë kryebashkiak nuk guxon t’u japë kriminelëve të kërkuar, pasuri publike, tenderë miliona euro apo status “investitori strategjik”.

Mjafton të përmendësh katër raste, që nuk kanë nevojë as për koment e as për fabul shtesë.

1. Pëllumb Gjoka, trafikant dhe porositës vrasjesh, sipas vetë dosjes së SPAK. Ai ka pasur jo vetëm mbështetje publike nga Edi Rama, por edhe përfitime të drejtëpërdrejta si “Investitor Strategjik”. Tokë shtetërore, leje ndërtimi, promovime qeveritare. Ky nuk është më “favor”, por ortakëri e hapur.

2. Ervin Mata, personazh qendror në dosjet “SKY-ECC” dhe i përfshirë në rrjete të trafikut ndërkombëtar, jo vetëm që nuk u arrestua kur u shpall në kërkim, por vazhdoi të merrte tenderë publikë nga institucionet shtetërore. Madje, shërbimet që varen nga kryeministri, si Policia dhe SHISH, zhvilluan takime zyrtare në hotelin e tij “Victoria”. A mund të ndodhte kjo pa miratimin e Edi Ramës? Kurrsesi.

3. Gjergj Luca, Roland Ziu dhe Lul Morina, dikur biznesmenë të falimentuar, sot perandorë që lëvizin miliarda. Që nga viti 2013 e këtej, këta emra janë bërë gjigandë vetëm sepse Babloku i përfshiu në tepsinë e pushtetit: liqene, ndërmarrje shtetërore, fabrika, hotele, monopole, port detar, madje edhe vila e resorte. Dhe askush nuk i pyeti kurrë për burimin e financimeve. Sepse burimi i vërtetë është një: lidhja me kryeministrin.

4. Lefter Lamaj, trafikant i dënuar për drogë dhe trafik femrash në Itali, ndërkohë që në Shqipëri fitonte 48 milionë euro tenderë nga Ministria e Shëndetësisë, për lavanderitë e spitaleve. Ministrat Beqja dhe Manastirliu e firmosën. Por më pas, kur u kapën me prova, e thanë me gjysmë zëri: “Kemi pasur urdhër nga lart”.

Në këtë regjim që ka ndërtuar Babloku për 11 vite, ministrat janë vetëm noterë të firmave të tij. Urdhërat dhe garancitë për kriminelët e zgjedhur vijnë nga zyra e Surrelit. Aty ku kullat nuk ndërtohen pa pasur një të kaluar të errët, dhe tenderët nuk fitohen pa kaluar përmes një fature kriminale.

Operacioni “URA” është vetëm sinjali i parë. Po kalojnë mbi të vërteta që SPAK ka kohë që i mban në sirtar, dhe që nuk mund t’i mbajë më gjatë. Sepse Amerika e ka bërë të qartë: drejtësia nuk do jetë më e kapur.

Dhe Babloku e di shumë mirë: pas çdo ndërtimi, qëndron një leje. Dhe pas çdo lejeje, qëndron një krim. Dhe pas çdo krimi, është firma e tij./Pamfleti

krimi me liçencë nga surreli edi rama urë midis qeverisë dhe mafies

Lini një Përgjigje