
Gjatë takimeve në Tiranë, Zv/Drejtori i Departamentit Amerikan të Drejtësisë, Stephen Fields, i kërkoi Ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, krye-policit Ilir Proda e drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, të godasin krimin e organizuar dhe kartelet e drogës, por ata nuk veprojnë...
Lidhja e kryeministrit Edi Rama me trafikantin Gjergj Luca dhe dhurimin e afro 2 miliardë Euro pasuri shtetërore, është rasti më tipik që përbënë objekt e subjekt të urdhërit të Prokurores së Përgjthshme të SHBA, Pam Bondi, për institucionet anti-krim të Shqipërisë.
Këtë urdhër e bëri të ditur Zv/Drejtori i Departamentit Amerikan të Drejtësisë, Stephen Fields, gjatë takimeve në Tiranë më 19-23 maj 2025, me Ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, Drejtorin e Policisë, Ilir Proda dhe Drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, për të goditur krimin e organizuar, kartelet e drogës që veprojnë në Shqipëri dhe bllokimin e aseteve të tyre ekonomike.
A do zbatohet urdhëri i krye-prokurores së SHBA, për të hetuar bizneset e trafikantit Gjergj Luca, dhe zbuluar cilët janë burimet ekonomike-financiare e suporti i tyre shtetëror?
Përse policia prej 12 vitesh dhe SPAK prej 5 vitesh e gjysmë, nuk kalon në filtër aktivitetin ekonomik të biznes-trafikantit Gjergj Luca, kur kanë raporte nga DEA, EUROPOL e agjenci të tjera partnere, për krijim dhe drejtim grupi të strukturuar trafikimi ndërkombëtar droge?
Drejtësia amerikane ka informacion të detajuar, edhe për rastin Gjergj Luca dhe për lidhjet e tij të ngushta ekonomike- financiare me kryeministrin Edi Rama, lidhje që janë pengesa e vetme, pse ai nuk preket nga policia e drejtësia shqiptare.
Psh., është çmenduri edhe ta mendosh, që kryeministri Edi Rama, disa mbledhje të qeverisë i ka bërë te resorti “City Fish Rozafa” i Gjergj Lucës në Elbasan, madje Luca ka qenë pjesë e mbledhjeve dhe ka pozuar me kryeministrin e ministrat.
Ai është personi më i afërt i Edi Ramës, që e mbron publikisht më shumë se ministrat, deputetët e drejtues të PS-së, manifestuar dhe gjatë fushatës së zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025.
Kjo mbështetje i pëlqen Bablokut, sepse i shkon për shtat si propagandë dhe e nxit ta bëjë pothuajse përditë, duke përdorur edhe institucionet shtetërore e mediat pranë pushtetit.
Siç është rasti i Alfred Pezës, ish-deputet i PS dhe ish-Drejtor i RTSH, që i krijoi trafikantit Gjergj Luca, hapësirën e një emisioni në “Podcast”, ku Luca bëri propaganda për kryeministrin Edi Rama.
Ndërsa ky e ka shpërblyer Gjergj Lucën, me 2 miliardë Euro pasuri shtetërore të dhëna falas në Tiranë, Elbasan, Durrës, Sarandë, Vlorë, Shëngjin, Gramsh, Prrenjas, Librazhd e Maliq, ku ka krijuar biznese për përpunim peshku, restorante, hotele e kazino.
Lidhjet shtet-krim, ose më saktë, lidhjet e kryeministrit Edi Rama me eksponentë e grupe të krimit nuk kanë “brirë” e jo vetëm me Gjergj Lucën, por këto lidhje e prova, policia dhe drejtësia bëjnë sikur nuk i shikojnë.
Madje aq shpërfillshëm, sa detyruan Prokuroren e Përgjithëshme të SHBA, Pam Bondi, të urdhërojë Ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, Drejtorin e Policisë, Ilir Proda dhe Drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, të fillojnë goditjen e krimit të organizuar, kartelet e drogës që veprojnë në Shqipëri dhe bllokimin e burimeve të tyre ekonomike./Pamfleti
Lini një Përgjigje