TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia15 Mars 2025, 18:12

Info për Altin Dumanin / Kjo është vila e Blendi Klosit në Palasë, e ka fshehur në emrin e Shakohoxhës

Shkruar nga Pamfleti

Info për Altin Dumanin / Kjo është vila e Blendi Klosit në

Deputeti dhe ish-ministri i Turizmit dhe Mjedisit, është pronar i vilës nr. 69 në kompleksin “Green Coast” në Palasë.

Kreu i SPAK-ut Altin Dumani ka ngritur disa herë shqetësimet se institucionet publike si ILDKPKI, Tatimet, Doganat, Policia, Parandalimi i Pastrimit të Parave, Kadastra etj., nuk referojnë kallëzime për korrupsion.

I vetmi institucion që vijon të referojë kallëzime penale në SPAK është Kontrolli i Lartë i Shtetit, të cilit Babloku i lëshoi Eduart Shalsin në verë.

Në këtë krizë kallëzimesh penale, SPAK ka vendosur të hapë dhjetëra dosje nga denoncimet e mediave, madje edhe nga letra anonime, duke zbuluar afera tronditëse.

Në këtë kuadër, Pamfleti denoncon një tjetër aferë konkrete, e cila me një verifikim rutinë nga BKH, mund të kthehet nga SPAK në një dosje penale.

Deputeti dhe ish-ministri i Turizmit dhe Mjedisit, është pronar i vilës nr. 69 në kompleksin “Green Coast” në Palasë.

Vila është në emrin e Dritan Shakohoxhës, një mik i besuar i Klosit. Pas goditjeve të SPAK në nivele të larta, për të fshehur gjurmët, Klosi mund t'a ketë kaluar vilën edhe në emra të tjerë.

Vila, me vlerë mbi 1 milionë euro, dallon nga vilat e tjera në këtë kompleks, pasi ka shtesa pa leje, punime cilësore dhe mobilim përrallor.

Vetëm mermeri i ardhur nga guroret e Skraparit, kushton sa një vilë e zakonshme.

Kur askush nuk besonte se SPAK do të shembte murin e pandëshkueshmërisë në Shqipëri, Blendi Klosi është kujdesur hap pas hapi gjatë fazës së ndërtimit të vilës. Vila është frekuentuar më pas nga Klosi dhe familja e tij. Si Klosi, ashtu edhe Shakohoxha, nuk kanë burime të ligjshme të ardhurash, për të blerë dhe mbuluar një pasuri të tillë.

Jo vetëm kaq!

Blendi Klosi jeton në apartamentin numër 81, me sipërfaqe 368 m2, në katin e 12, në pallatin Park Gate, pranë Parkut të Liqenit, përballë Fakultetit Ekonomik. Këtë apartament me vlerë mbi 500 mijë euro, Klosi e ka fshehur në emrin e një tjetër të besuari të tij.

Për t'i shpëtuar SPAK, Klosi ka bërë një kontratë qiraje fiktive. /Pamfleti/

Lini një Përgjigje