Anti-Mafia 3 Prill 2023, 10:37

Kompania e Charter-it të Bablokut deklarohet “Fondacion Eksplorues Turistik”, zhduket dosja tatimore

Shkruar nga Pamfleti
Kompania e Charter-it të Bablokut deklarohet “Fondacion Eksplorues
Sinan Idrizi dhe Edi Rama

Prej frikës së drejtësisë amerikane që ka nisur goditjet në Ballkan, xhambazi Sinan Idrizi, po inskenon fshehjen e 41% të aksione, me shitje fiktive te një turk i dronëve “Bayraktar”, ose te izraeliti Ron Yeffet, me të cilin është ortak te firma “Mifol Inert”, që po shtron pistën e aeroportit të Vlorës me zhavorr të nxjerrë nga shtrati i Vjosës

Pas 5 vitesh biznes të mirëfilltë transporti ajror në 6 destinacione ndërkombëtare, janë zhdukur dosjet tatimore të kompanisë “Air Albania Sh.p.k”, ku qeveria shqiptare ka 10% aksione; 51% i ka “Turkish Airlines”, ndërsa 41% i ka Sinan Idrizi me firmën “MDN Invesment”.

Si justifikim, për të zhdukur dosjen tatimore, ministrja Delina Ibrahimaj dhe Ceno Klosi i tatimeve, kanë përdorur Kërkesën Nr. 213/3, datë 18 nëntor 2022 të ministres Belinda Balluku si autoritet mbikëqyrës i kompanisë së çarterit të Bablokut.

Në këtë kërkesë të fimosur edhe nga administratori turk Sinan Dilek e ortaket Najada e Rejana Idrizi, gruaja dhe vajza e Sinan Idrizit, thuhet se prej 5 vitesh “Air Albania” del me zero fitime e madje me humbje, dhe do ta vazhdojë aktivitetin si “Fondacion Eksplorues Turistik”.

Qysh prej muajit janar 2023, “Air Albania” nuk figuron më në tatime si biznes i tatueshëm me TVSH, por si Organizatë Jo Fitimprurëse, që deklaron se merret me udhëtime për eksplorime e promovime zonash dhe vendesh turistike, kur realisht kryen transport pasagjerësh e mallrash.

Duket si një skenar i parapërgatitur qysh në shtator 2018 që u krijua, kur në shkelje të Kushtetutës e ligjit ndërkombëtar të transportit ajror, qeveria ka vetëm 10% aksione, megjithëse është përfaqësuese e Flamurit Shtetëror, kur minimalisht duhet të ketë 65% të aksioneve.

Zhdukja e të dhënave tatimore të kompanisë “Air Albania” u paralajmërua nga Edi Rama; i cili, kur iu zbulua përdorimi i avionit “Ismaili” si charter personal tipik si sheikët, tha se e përdor për udhëtime eksplorimi e promovimi turistik në çdo shtet që shkon.

Se për çfarë e ka përdorur realisht avionin “Ismail” Edi Rama, sidomos në linjat Tiranë-Turqi-Dubai-Azerbajxhan-Bjellorusi bashkë Sinan Idrizin e Dorjan Duçkën, këtë e dinë mirë agjencitë partnere anti-mafie të SHBA-BE.

Shqiptarët duan të dinë nga Babloku e të mësojnë nga SPAK, se përse për 5 vite biznes, kompania “Air Albania” nuk ka dorëzuar bilance në tatime, për shpenzimet, të ardhurat e fitimet, dhe sa milionë lekë paguan shteti e sa fitim merr si aksionar me 10%.

Kompania e Charter-it të Bablokut deklarohet “Fondacion Eksplorues

Përveç këtij skandali, prej frikës së drejtësisë amerikane që ka nisur goditjet në Ballkan, xhambazi Sinan Idrizi, me lejen e Edi Ramës, po inskenon fshehjen e 41% aksione që ka te kompania ajrore, me shitje fiktive te një turk aksioner i firmës së dronëve “Bayraktar”.

Ose te miku i Edi Ramës, izraeliti Ron Yeffet, me të cilin Sinan Idrizi është ortak te firma “Mifol Inert Shpk”, që po shtron pistën e aeroportit “Pacolli” të Vlorës, me zhavorr të marrë pa leje nga shtrati i lumit Vjosë.

Fakt/ Për shkak të mos-dorëzimit të bilanceve, më 1 shtator 2022, QKB pezulloi aktivitetin e kompanisë “Air Albania”, ndërsa më 7 shtator ia hoqi pezullimin me urdhër të Edi Ramës.

Edhe një indicie tjetër për SPAK: Kur avionët e Sinan Idrizit dhe çarteri i Bablokut nisen nga Rinasi, policia e shtetit nuk u bën asnjë kontroll për mallrat që transportojnë, ndërsa kur mbërrijnë në Turqi, Dubai, Azerbajxhan e Bjellorusi e dinë ata atje./Pamfleti

air albania edi rama sinan idrizi fondacion turistik