TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 4 Nëntor 2024, 13:03

Kryemadhi sinjale Ramës nga SPAK për 'peshkun e madh': Monika këmbësorja, të ul me këmbë në tokë!

Shkruar nga Pamfleti
Kryemadhi sinjale Ramës nga SPAK për 'peshkun e madh':
Monika Kryemadhi

Kryemadhi i ka dërguar një mesazh kërcënues kryeministrit nga dyert e SPAK se ajo është “Monika këmbësorja”, fija që ul me këmbë në tokë Ramën.

Deputetja Monika Kryemadhi pas daljes nga dyert e SPAK, në një pononcim të shkurtër për gazetarët i ka dërguar një mesazh indirekt me tone kërcënuese kryeministrit Edi Rama.

Ai paralajmëroi gazetarët se do të njihen me të vërtetat e “Monika këmbësores” dhe “satelitëve” të Shqipërisë duke iu referuar kryeministrit Edi Rama.

Gjatë një komunikimit me gazetarët, Kryemadhi u shpreh "Do të njiheni me të vërtetat e Monika këmbësores dhe satelitëve të Shqipërisë. Po patjetër që ka vlerë çdo gjë. Fija që e zbres me këmbë në tokë jam unë, Monika Kryemadhi.

Ndërkohë pak ditë më parë Monika Kryemadhi deklaroi se “peshku” i madh në telefonin e saj për të cilin flet në gjyq Lefter Koka është Edi Rama, dekalatë kjo që shtoi dyshimet për një aferë që përfshinte Ramën, të cilën Sali Berisha ia kërkojë ta bëjë publike.

"Informo shqiptarët për ‘peshkun e madh’, me ç’rast i dorëzove Edi Ramës 460 mijë euro", iu drejtua Berisha-Kryemadhit nga ballkoni ku është në arrest shtëpie.

Monika Kryemadhi është nën hetim për dosjen “Meta”, e cila ka çuar pas hekurave ish-bashkëshortin e saj, i cili u arrestua me urdhër të SPAK dhe akuzohet për veprat penale të korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë. 

Ju rikujtojmë se me 21 Tetor, Policia e Shtetit arrestoi ish-presidentin e vendit Ilir Metën, pasi ai akuzohet nga SPAK për veprat penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish.

Por Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK, në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos), ndërsa edhe pse me të njëjtat akuza me Metën, është lënë në “detyrim paraqitje” për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.

Sipas vendimit të GJKKO,  Kryemadhi duhet të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme, çdo të hënë të parë të muajit, në orën 12:00.

Ndërkohë, për të njëjtën çështje është vendosur masa e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-zyrtarin Pirro Xhixho, i akuzuar gjithashtu për korrupsion pasiv si dhe masa e “detyrimit për paraqitje” për Ema Çokun, e akuzuar për pastrim të produkteve të veprës penale.

Javën e kaluar, në deklaratën për mediat pasi Gjykata e Posaçme konfirmoi masën detyrim paraqitje për të, Monika Kryemadhi tregoi edhe një komunikim që ajo pati me avokatin Genc Gjokutaj në sallën e gjyqit.

Kryemadhi u shpreh se avokati duhet të kishte kërkuar burg për të dhe detyrim paraqitje për Metën pasi për veprat e saj po akuzohet ai pa asnjë faj.

“Unë sapo i thashë Genc Gjokutajt që është një avokat joserioz pasi duhet të kërkoje detyrim paraqitje për Ilir Metën dhe arrest me burg për mua. Sepse 167 faqe janë veprat e mija për të cilat akuzohet Meta. Nuk ka lidhje Ilir Meta. Ka qenë kryetar parlament, president. Këto janë absurditete”, tha Kryemadhi. 

monika kryemadhi

Lini një Përgjigje