Monika Kryemadhi

25 Maj 2019, 12:3712:37Politike

21 Mars 2019, 12:4412:44Politike
Monika Kryemadhi kërcënon Lulzim Bashën. E “godet” me çizme dhe e “ngujon” në çadër. - Politike
Politike14 Mars 2018, 12:47

Monika Kryemadhi kërcënon Lulzim Bashën. E “godet” me çizme dhe e “ngujon” në çadër.

Shkruar nga Pamfleti

Shkruan: Frederik Basha

Pas një mungese të gjatë mediatike dhe e mbyllur në dhomat e stërmëdha të vilës së saj 5 milion euroshe,  e kapluar në “skicofreninë e paranojën” e saj ku nuk pranonte të fliste as të dëgjonte askënd. Kryetarja e LSI-së, bashkëshortja “presidenciale” e presidentit Ilir Meta, Monika Kryemadhi më në fund u shfaq në publik për të bërë të qartë vizionin e ardhshëm politik të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Me ide të qarta për mesazhet politike që lëshon. Monika Kryemadhi kërcënoi publikisht kreun aktual të Partisë Demokratike Lulzim Basha duke i dhënë fund edhe bashkëjetesës PD-LSI në opozitë.

LSI nuk e ka provuar ndonjëherë të qenit në opozitë, nuk i ka provuar as votuesit e saj të cilët e shohin këtë parti si një “lopë” për t`u mjelë e jo për të dhënë kontribut në mirëqeverisje. E vetëdijshme për këtë fakt, Monika Kryemadhi hodhi poshtë mundësinë e një bashkëpunimi PD-LSI në zgjedhjet vendore të 2019-tës.

Me këtë levizje Monika Kryemadhi ja përplasi derën në fytyrë Lulzim Bashës dhe PD-së së tij dhe i la dritaren hapur Edi Ramës dhe Partisë Socialiste për një bashkëpunim të mundshëm në të ardhmen.

LSI, veçanërisht drejtuesit e saj e kanë dorën e rëndë kur vjen çështja për të kërkuar pushtet. Është bërë tashmë publike se kryetarja e LSI më shumë se një herë ka shtruar në tryezën e bisedimeve me Bashën marrjen e 30 nga 61 bashkitë në rang Republike. Duke e rritur kështu presionin mbi “Lulin Blu”.

Nga ana tjetër, Luli, “djali politik” i Sali Berishës po fundoset çdo ditë në budallallikun e tij. Pas daljes së informacioneve nga prestigjozja Amerikane “Mother Jones”, pas kryengritjes së gardës së vjetër në PD dhe pas braktisjes që po i bën familja Berisha, është strukur në budallallikun e tij, e po reflekton mundësinë e zhdukjes së PD-së. Dhe me shumë mundësi e merr në konsideratë kërkesën e kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi dhe heq dorë nga 30 Bashki.

Lulzim Bashës nga ana tjetër, i nevojitet veshja politike për të shpëtuar nga drejtësia e re që po vjen. Dihet se për korrupsionin e madh të rrugës së Kombit Basha i`u shmang drejtësisë me anë të raporteve mjeksore. Ndaj po planifikon që të “vdesë” për pak deputetllik, ose të mbyllet edhe një herë në çadër, por tashmë jo para kryeministrisë por para selisë së LSI.

Monika Kryemadhi nga ana e saj ka hall burgu për veten dhe familjen. Tashmë është prenotuar edhe një qeli bashkëshortore për çiftin më të madh të korrupsionit në Ballkan Meta-Kryemadhi në burgun e ri në Reç të Shkodrës të financuar nga Bashkimi Europian.

Ndaj, Monika Kryemadhi është e dyzuar në mendime. A duhet të heqë dorë nga krenaria e saj, të kafshojë çizmen 1000 dollarëshe që goditi kryeministrin Rama në parlament. Apo të “luajë bixhoz” me kreun e PD-së Lulzim Basha, me shpresën se ky i fundit nuk do e hedhë në kosh të plehrave sapo të marrë pak pushtet aq shumë të dëshiruar./Pamfleti.com

Politike E “godet” me çizme e “ngujon” në çadër. Monika Kryemadhi kërcënon Lulzim Bashën