Inceneratori i Elbasanit nuk punon; Gledian Llatja bën “tym” nga 230 milionë lekë naftë çdo 3 muaj
Inceneratori për të cilin shteti ka paguar 32 milionë Euro te Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, nuk ndizet ende...
Por Gledian Llatja, si kryetar i Bashkisë së Elbasanit që e ka marrë në administrim shoqërinë “ECO-ELB”, prej 2 vitesh vazhdon bënë “tym” miliona lekë fonde publike, me tenderë nafte, pjesë këmbimi, projekte, testime e materiale shërbimi për inceneratorin, sikur gjoja ai punon.
Zhvillimin e tenderit të radhës, krye bashkiaku Gledian Llatja e njoftoi më 23 tetor 2023, me objekt blerje naftë për impiantin e Elbasanit, me qëllim përpunimin e tyre, me vlerë fondi limit 226 milionë e 800 mijë lekë me TVSH.
Tenderi është bërë vetëm me pjesëmarrjen e firmës “Bolv Oil” të kontrabandistit e hajdutit të rezervave të naftës së “Albpetrol”, Behar Çukaj, dhe i është dhënë kësaj kompanie në vlerë kontrate 226 milionë e 800 mijë lekë me TVSH, sa 100 % e fondit limit.

Një tender të tillë për blerje nafte me vlerë 270 milionë lekë, krye bashkiaku Gledian LLatja si administrues i inceneratorit të Elbasanit, e ka bërë edhe në prill 2022, në gusht e dhjetor 2022 me vlerë 210 milionë lekë dhe qershor e tetor 2023 me vlerë 220 milionë lekë.
Por Gledian Llatja, ka bërë edhe tenderë për blerje klori me vlerë 350 milionë lekë; 4 tenderë nga 30 milionë lekë për matjet mjedisore, ndezje e testim të inceneratorit dhe tender 204 milionë lekë për fadromë me qira 6 muaj, për afrim mbetjesh te inceneratori, kur ai nuk punon.
Tenderi i marrjes së fadromës me qira, është vjedhje e hapur, mbasi më 16 dhjetor 2021 kur landfilli “Albtek Energy” u sekuestrua nga SPAK dhe iu dorëzua Bashkisë së Elbasanit, kishte në inventar 3 fadroma të reja e në gjendje pune.
Pas futjes në tenderët të Ujësjellësit e Bashkisë-Elbasan, kryetari Gledian Llatja e ka futur kompaninë “Bolv Oil” dhe filialin e saj “Olsi Sh.p.k” në tenderët e inceneratorit të Elbasanit, për gjoja furnizim të tij me naftë kur ai nuk punon.
Nëse SPAK heton këtë lidhje të re në tenderë, mund të vërtetojë fjalët që qarkullojnë brenda Bashkisë-Elbasan, se krye bashkiaku Gledian Llatja e ka futur kompaninë “Bolv Oil” në tenderë, pasi ka prenotuar vilë me 2 seksione banimi te kompleksi “Tulipan”, që kjo kompani po ndërton në Mjudh-Bathore të Farkës./Pamfleti
Lini një Përgjigje