Anti-Mafia24 Tetor 2023, 15:24

Ku janë 200 milionë Eurot, që Babloku i dha KESH-it për gjoja “krizën” e energjisë prej luftës në Ukrainë?

Shkruar nga Pamfleti
Ku janë 200 milionë Eurot, që Babloku i dha KESH-it për
Edi Rama /

Babloku e di se ku i ka çuar Drejtori i KESH, Ergys Verdho, këto 200 milionë Euro të marra si kredi me garantuese  qeverinë në 10 banka; por mungesën e tyre në bilancet e KESH duhet ta hetojë SPAK, për të zbuluar se ku kanë përfunduar, sepse OSHEE-s nuk i është dhënë asnjë cent, për kompensimin e çmimit të energjisë në faturat e konsumatorëve familjarë...

Një skandal financiar me vlerë 200 milionë Euro, është fshehur në Koorporatën Elektro-Energjetike, i realizuar nga drejtori Ergys Verdho, në 2 vitet e fundit që ai drejton këtë kompani shtetërore.

Fakti është ky: Më 14 tetor 2021, kryeministri Edi Rama publikoi një paketë ndihme “anti-krizë financiare” energjie; se gjoja Babloku, mendoi që familjeve shqiptare të mos u rritej çmimi i energjisë elektrike prej krizës së luftës  në Ukrainë.

Realisht, prej nisjes së luftës në Ukrainë e deri sot, në Shqipëri nuk ka pasur asnjëherë krizë energjie, madje KESH prodhon 25-30% energji me tepër se konsumi i brendshëm; por edhe shet lirë e blenë shtrenjtë në bursë, për të vjedhur shefat e qeverisë dhe klientët e tyre.

Pa asnjë projekt e plan fizibiliteti, qeveria i dha KESH-it e nëpërmjet tij OSHEE-s me kompensim çmimi shitjeje të energjisë, 200 milionë Euro në formë kredie sovrane të lëvruar menjëherë, me garant shlyerës Buxhetin e Shtetit në masën 100%, plus interesat në 10 banka.

KESH i ka marrë 200 milionë Eurot në nëntor 2021, por sipas Ministrisë së Financave, në bilance nuk ka asnjë të dhënë për destinacionin e përdorimit të kësaj vlere, dhe asnjë transaksion me OSHEE, për kompensimin e çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë.

Ky fond financiar nuk është pasqyruar as në regjistrin e blerjeve të energjisë në tregun ndërkombëtar, ndërkohë që qeveria, përveç kredisë e granteve të pakushtëzuara gjatë viteve 2021-2023, i ka dhënë KESH-it, 57 milionë Euro financim për blerje energjie dhe pagesë qiraje 2.7 milionë Euro në muaj, për 2 anijet TEC që ka sjellë nga Bangladeshi e nuk prodhojnë energji

Sipas raportit të vitit 2021, KESH ka prodhuar 4.5 miliardë Kwh energji. Konsumi i brendshëm ishte 3.2 miliardë Kwh, ndërsa 1.3 miliardë Kwh tepricë është shitur jashtë Shqipërisë.

Në vitin 2022, KESH ka prodhuar 4.9 miliardë Kwh energji. Konsumi i brendshëm ishte 3.4 miliardë Kwh e 1.5 miliardë Kwh tepricë është shitur jashtë Shqipërisë, ndërsa sipas deklaratës së Ministrit të Financave, Ervin Mete, KESH për vitin 2023 ka prodhim më të lartë së viti 2022.

Por nga KESH u mor kredia 200 milionë Euro dhe nuk dihet përse është përdorur. Ajo nuk është pasqyruar në librat kontabël të KESH, ndërkohë që Ministria e Financave si marrëse e kësaj kredie sovrane, por pasqyron shlyerjet me interes 4.3%?

Babloku e di se ku i ka çuar Drejtori i KESH, Ergys Verdho, këto 200 milionë Euro të marra si kredi me garantuese qeverinë në 10 banka; por mungesën e tyre në bilancet e KESH duhet ta hetojë SPAK, për të zbuluar se ku kanë përfunduar.

Madje edhe sasinë 45 mijë 560 Kwh energji elektrike për periudhën 23-29 tetor 2023, blerë me 3 lote në tregun ndërkombëtar me çmim mesatar 114.8 Euro/Mwh, KESH e ka paguar nga të ardhurat e saj dhe grantet e dhëna prej qeverisë./Pamfleti

200 milionë euro kesh kriza lufta e ukrainës babloku