TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 6 Shkurt 2026, 09:59

Nga Porta e mbetjeve dhe e drogës te Ministria e Mbrojtjes; si u shpërblye zinxhiri i Portit të Durrësit

Shkruar nga Pamfleti
Nga Porta e mbetjeve dhe e drogës te Ministria e Mbrojtjes; si u
Ministri Vengu dhe vartësit e tij; Anisa Hoxha, Aleks Marku dhe Andrea Shllaku /

Pirro Vengu dhe tre vartësit e tij, të përfshirë në skandalin e kontrabandës së mbetjeve të “Kurum”, u ngritën në poste kyçe shtetërore, ndërsa SPAK heshti dhe përgjegjësia politike u zhduk...

Pas zbulimit të skandalit të kontrabandës së mbetjeve të rrezikshme të “Kurum” në Portin e Durrësit, Prokuroria dhe SPAK nuk përfshinë në hetim ministren që firmosi lejen dhe drejtorin e portit që lejoi kalimin pa kontroll. Katër muaj më vonë, kryeministri Edi Rama e shpërbleu Pirro Vengun me postin e Ministrit të Mbrojtjes dhe më pas me mandat deputeti, duke marrë me vete edhe tre vartës kyç nga drejtimi i portit. Sot, ish-drejtuesit e Portit të Durrësit kontrollojnë administratën, tenderët dhe financat e Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa përgjegjësia për kontrabandën e mbetjeve mbetet jashtë dosjes penale, duke ngritur dyshime serioze për mbrojtje politike dhe riciklim të skandaleve në majat e shtetit.

Më 30 tetor 2024, “Pamfleti”, bazuar në prova, veprime, mosveprime dhe përgjegjësi për mbetjet që kaluan përmes Portit Detar të Durrësit, i kërkoi Prokurorisë së Durrësit dhe SPAK-ut të merrnin nën hetim ministren Mirela Kumbaro, e cila kishte dhënë lejen, si dhe drejtorin e Portit, Pirro Vengu, i cili lejoi kalimin e tyre pa kontroll.

SPAK nuk nisi hetim kryesisht, ndërsa në njoftimin e Prokurorisë së Durrësit për personat përgjegjës për kontrabandën e mbetjeve të “Kurum”, në listë mungonin emrat e tyre.

Të paprekur nga drejtësia, Mirela Kumbaro është sot deputete dhe ministre e Arsimit, ndërsa Pirro Vengu është deputet dhe ministër i Mbrojtjes, ku vazhdojnë aktivitetin e tyre politik dhe administrativ me bekimin e Edi Ramës.

Tipik është rasti i Pirro Vengut dhe vartësve të tij, përgjegjës për lejimin e kontrabandës së mbetjeve të rrezikshme toksike.

Katër muaj pasi u zbulua skandali i kontrabandës së mbetjeve dhe filloi hetimi nga Prokuroria e Durrësit, kryeministri Edi Rama e emëroi Pirro Vengun ministër të Mbrojtjes, ndërsa më 11 maj 2025 e bëri deputet përmes listës së mbyllur në qarkun e Vlorës.

Por Pirro Vengu mori me vete në stafin e tij ministror edhe tre vartësit e tij, ish-drejtorë departamentesh në Portin Detar të Durrësit, të cilët, sipas funksioneve që kishin, bashkë me Pirro Vengun, janë përgjegjës ligjorë për kalimin e mbetjeve nga kompania “Sokolaj” sh.p.k.

– Pirro Vengu ishte Drejtor i Portit të Durrësit dhe aktualisht është ministër i Mbrojtjes.
– Andrea Shllaku, djali i tezes së Pirro Vengut dhe ish-Drejtor i Divizionit Operacional dhe Mbikëqyrjes së Aktivitetit në Portin Detar të Durrësit, është emëruar zëvendësministër i Mbrojtjes.
– Aleks Marku, ish-Drejtor i Divizionit Ligjor dhe Funksionimit të Sektorëve të Administratës së Portit Detar të Durrësit, është emëruar Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes.
– Anisa Hoxha, ish-Drejtoreshë e Divizionit Ekonomik dhe Marrëdhënieve dhe Kontrollit të Veprimtarive Tregtare në Portin Detar të Durrësit, është emëruar Drejtore e Kabinetit të Ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu.

Nga Porta e mbetjeve dhe e drogës te Ministria e Mbrojtjes; si u

Pra, ish-drejtori Pirro Vengu dhe tre vartësit e tij, ish-shefa të Portit Detar të Durrësit, aktualisht drejtojnë Ministrinë e Mbrojtjes në poste kyçe që kontrollojnë administratën, tenderët, pasuritë dhe financat e kësaj ministrie.

Të drejtuar nga Pirro Vengu kur ishte në krye të Portit Detar të Durrësit, këta krijonin kushtet për trafikimin e kokainës nga Trifon Murataj me kontenierët e “Bana King”, si dhe për trafiqe nga grupe të tjera kriminale, kontrabandë mallrash, automjetesh, karburantesh, ushqimesh dhe ilaçesh.

Kujtojmë se tre drejtuesit aktualë të Ministrisë së Mbrojtjes, ministri Pirro Vengu, zëvendësministri Andrea Shllaku dhe Sekretari i Përgjithshëm Aleks Marku, kur ishin në krye të Portit Detar të Durrësit, ishin gjithashtu anëtarë të bordit të kompanisë së kullave “Alabbar” në Durrës./Pamfleti

 

pirro vengu andrea shllaku aleks marku anisa hoxha zinxhiri i portit të durrësit ministria e mbrojtjes

3 Komente

  1. F
    Feti Dema

    Unë nuk e besoj që SPAK nuk do hetojë dhe marë nën përgjegjësi gjithë 'zinxhirin komandues dhe vendimarrës' së mbetjeve helmuese të Kurum. Nëse e bën , do duhet ti kthehet marrëveshjes konçensionare. Çfarë detyrime ka patur kompania Kurum për mbetjet.Kush ishte sasia vjetore e mbetjeve, e se ku shkuan ato. Gjatë hetimeve mund të konkludohet që dy skajet e zinxhirit duhet ti kthejnë në lak, e tja varin në qaf kreut të organizatës kriminale. Ndërsa gjithë 'Konçensionaristët' dhe deri te këta aktorët e sotëm, ti nënështrohen hetimit pasuror. Gjithë veprimtaria e Bankers dhe Kurum kanë sjellë pasoja në shëndetin publik dhe dëme kolosale në interesat publike dhe shtetërore.

    1. e
      enveri nga kruja

      keta djemosha duhen futur burgun e spacit turp per nje popull qe duron keta llumhanesh

      1. T
        Tirana 1967

        A beson njeri se ka ngelur nje person i vetem apo nje zyrtar nga administrata socialiste ne keto 13 vjet qe udheheq shtetin shqiptar te kete ngelur pa futur duart ne arken e shtetit,pra qe qe jete i ndershem ne detyrat shteterore qe ka marre persiper ???

        Lini një Përgjigje