TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 3 Shkurt 2026, 17:25

Tregu farmaceutik drejt kaosit, Evis Sala spërdridhet pas rritjes së çmimit të ilaçeve!

Shkruar nga Pamfleti

Tregu farmaceutik drejt kaosit, Evis Sala spërdridhet pas rritjes së

Ministria e Shëndetësisë tenton të justifikohet për kaosin me çmimin e ilaçeve…

Evis Sala u soll me bujë si ministre e Shëndetësisë, me argumentin se ka studiuar e punuar prej vitesh jashtë, është eksperte në fushën e saj dhe sipas fjalëve të Edi Ramës, ajo do ta rilindë shëndetësinë. Por Evis Sala, vetëm pak muaj pas emërimit, gjëja e parë që bëri është rritja e çmimeve të ilaçeve.

Pak ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë ka ndryshuar çmimet e rimbursimit të barnave përmes një procedure të errët dhe të paqartë, pa konsultim me kompanitë farmaceutike dhe pa transparencë mbi metodologjinë e përllogaritjes. Vendimi u shpall ditën e shtunë, në kushte administrative jo normale, ndërsa vetë shifrat tregojnë rritje ekstreme që variojnë nga 3 % deri në 4000 %.

Listat e barnave janë publike dhe kushdo mund t’i shohë. Mirëpo vetë Evis Sala ka tentuar të spërdridhet sot duke u hedhur hi syve të shqiptarëve dhe duke akuzuar mediat se po gënjejnë. MSH u kujtua të dilte me një reagim vetëm pas 3 ditësh duke tentuar të justifikojë skandalin.

Në rastet kur bari është në proces për t’u pajisur me autorizim për tregtim ose proces rinovimi të autorizimit për tregtim, mbajtësi i autorizimit për tregtim ose përfaqësuesi i tij ligjor i autorizuar prej tij kanë të drejtë të bëjnë deklarim të çmimit të barit, por komisioni miraton çmimin e barit pasi ai është pajisur me autorizimin për tregtim.”

Pika 12: “Çmimi i referencës për Shqipërinë” do të jetë çmimi më i ulët nga elementet e mëposhtme:
a) çmimi që aplikohet ndër pesë shtetet referente (Itali, Greqi, Serbi, Maqedoni dhe Kroaci);
b) çmimi i tregtimit me pakicë të barit në vendin e origjinës;
c) çmimi i barnave të importuara në Republikën e Shqipërisë, gjatë 12 muajve të fundit.

Pika 13: Çmimi i barit gjenerik duhet të jetë deri në 80 % të çmimit të barit origjinator, të regjistruar pranë Agjencisë. Nëse bari origjinator nuk është i regjistruar në Republikën e Shqipërisë, atëherë do të merret për bazë çmimi i tij në vendet e referencës dhe të origjinës.

Pika 15: Barnat, për të cilat nuk është deklaruar çmim, brenda datës 31 tetor të vitit aktual, humbasin të drejtën për t’u përfshirë në listën e barnave të rimbursueshme për vitin pasardhës”, thekson MSH.

Por Evis Sala mashtron hapur. Vërtet për disa barna çmimet janë ulur, por për disa të tjerë janë rritur ndjeshëm.

Cefazolina ka pësuar rritje prej rreth 4000 %. Metformina, një nga barnat që përdoret për diabetin e tipit 2, ka pësuar rritje duke filluar nga e shtuna. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, çmimi i këtij produkti të prodhuar në Maqedoninë e Veriut rritet me 2000 %.

Tobradex, një medikament që më parë ka qenë 300 lekë, do të shitet rreth 97 % më shumë. “Remsima”, një ilaç anti-inflamator për të rriturit, ka pësuar ndryshime çmimi prej 97 %.

Ndërsa produktet me përmbajtje gadoteric acid (meglumine salt), të përdorura si solucion për injeksion, kanë shënuar rritje që variojnë nga 13 % deri në 62 %.

Ulja dhe rritja e ndjeshme e çmimeve rrezikon të fusë në kaos farmacitë. Në sistem janë ndryshuar çmimet e pothuajse 40 barna të listës së rimbursueshme për vitin 2026. Por farmacitë nuk kanë dijeni për çmimet e reja.

Unioni i Biznesit Farmaceutik dhe Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë i janë drejtuar me një shkresë zyrtare Ministrisë së Shëndetësisë dhe Fondit në lidhje me shqetësimet dhe problemet që lindin nga miratimi i çmimeve të reja pa u dhënë koha e duhur për të hequr barnat për të cilat kanë detyrim ligjor të kenë sasi për 2 muaj, në mënyrë që të mos krijohet mungesë në treg.

Njëzëri ata e kanë paralajmëruar Ministrinë e Shëndetësisë se miratimi i çmimeve pa u dhënë kohë mund të çojë në ndërprerje të furnizimit me barna dhe mungesa në treg. /Pamfleti

 

evis sala cmime barna ilace

2 Komente

  1. M
    Miri

    Kjo Ministre eshte direjt pergjegjese per çmimet e ilaçeve per gjendjen e spitaleve sot ku ne spitale mungojne medikamentet baze ne spitale sot po nuk pagove nuk te prek njeri me dore ky eshte fakt

    1. K
      Kurizo

      Miri mos gënje.. nuk ka mjek që të refuzon viziten… nqf mendon që zbatimi i rregullave për vizite është refuzim e ke gabim … ose ka edhe një shpjegim .. ndoshta nuk je sëmurë ndonjëherë…

    Lini një Përgjigje