
I njohur si lidhje e fortë e Gaz Spahisë, të besuarit të Shkëlzenit për administrimin e televizionit, Evis Sopi dyshohet për pastrim parash...
Nuk kanë fund bëmat e familjes Berisha. Përveç Saliut dhe dhëndrit që janë nën masa sigurie, duket se punë me drejtësinë kanë dhe ata që punojnë për ta.
Të dhënat më të fundit zbulojnë se mes 18 personave të arrestuar në kuadër të operacionit në Tiranë dhe Shkodër kundër kriptomonedhave ka rënë dhe një punonjës, i atij që njihet si televizioni i familjes Berisha, pra Syri TV.
Bëhet fjalë për shtetasin Evis Sopi, kryefinancierin e televizionit në fjalë. Sopi ishte pronar i një pike këmbimi valutor në Tiranë dhe e përdorte atë për të këmbyer para me kriptomonedha.
Nuk dihet nëse ka lidhje familja Berisha me këtë pikë këmbimi apo është veprimtari personale e Sopit. I njohur si lidhje e fortë e Gaz Spahisë, të besuarit të Shkëlzenit për administrimin e televizionit, Evis Sopi dyshohet për pastrim parash.

Hetimi është kryer nga prokurori Ardian Dyrmishi. Ka qenë një operacion që është bërë me stimulim nga agjentët të cilët kanë shkuar në këto pika për të kryer shkëmbim. Kontrollet janë bërë në Vorë, Laknas, Kamez, Fushë Krujë, Mëzez, Kashar, Fresk dhe në lagje të tjera të kryeqytetit.
Janë arrestuar gjithashtu edhe shtetasit Genci Sula, Riduan Bajrami, Arlin Kajo, Lidra Leka, Muahemd Saraci, Aldi Ruli, Arberor Agastra, Spartak Gjoci, Armando Gjoci, Donaldo Demaj, Tedi Agastra, Frederik Sinanaj, Piro Verdhi, Dorian Valentin, Jonid Lazaj dhe Aurora Bregu.
“Si rezultat i hetimeve është provuar se 18 shtetasit e arrestuar, individualisht ose me cilësinë e administratorëve të subjekteve ekonomike në Tiranë dhe në Shkodër, këmbenin monedha virtuale ne para dhe anasjelltas, pa qenë të pajisur me licencën e nevojshme për kryerjen e kësaj veprimtarie.
Nga kontrollet e kryera në 32 ambiente, janë sekuestruar me cilësinë e provës materiale: 13 pajisje kompjuterike, 27 celularë dhe rreth 750.000 euro, që dyshohet se i shërbenin kësaj veprimtarie të jashtëligjshme. Në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, po vijojnë hetimet për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë shtetasit e implikuar në këtë veprimtari kriminale, të cilët kanë përdorur kriptomonedhat si mekanizma pagese nëpërmjet grupeve kriminale”, njoftoi policia.

Më datë 22.08.2024 agjenti nën mbulim 322 ka shkuar tek zyra e këmbimit valutor i quajtur “Alb-Exhange” i ndodhur në vendin e quajtur “Dollari”, Tiranë. Pasi agjenti ka pyetur në këtë subjekt exchange nëse mund të këmbente kriptovalutë USDT në para cash euro, personi femër punonjese në këtë subjekt e cila ndodhej brenda në sportel, i ka thënë se mund ti këmbente kriptovalutat në atë subjekt. Kjo shtetase e cila gjendej brenda banakut të exchangit, i ka dhënë agjentit 322, numrin e telefonit +34xxxx dhe i ka thënë që duhet të komunikonte fillimisht me këtë numër dhe pasi të kishte kaluar sasia e kriptovalutës të kthehej e të merrte lekët tek sporteli i exchangit. Agjenti 322 ka komunikuar me numrin që ka marrë në sportel nëpërmjet aplikacionit WhatsApp dhe ka rënë dakort që të shiste një shumë prej 2000 USDT dhe agjenti do të merrte nga Sporteli i exchangit 1740 euro. Më pas agjenti 322 ka kaluar 2000 USDT nga adresa e kriptovalutës së tij nr. xxxxx në adresën e kriptovalutës së subjektit me të cilin komunikoi në Ëhatsapp (xxxx).

Pasi nga adresa e kriptovalutës së agjentit 322 janë larguar 2000 USDT për në adresën e kriptovalutës së subjektit, agjenti 322 ka marrë konfirmimin pozitiv për kalimin e kriptovalutës dhe ka shkuar në sportelin e exchangit ku ka marrë nga e njëjta punonjëse shumën e 1740 eurove cash si pasojë e këmbimit. Fakt i cili rezulton te jete pasqyruar ne procesverbalin e këqyrjes se aparatit celular te sekuestruar i agjentitn ne mbulim 322.
Ne date 22.08.2024, eshte mbajtur procesverbali i sekuestrimit te proves materiale, ku eshte administruar vlera e parave prej 1740 Euro, e dorezuar ne kembimin e krptovalutave, midis agjentit ne mbulim dhe shtetasit Aurora Bregu.
Nga verifikimet e kryera nga ana jonë, bazuar në materialet audio-video, është identifikuar shtetësja e cila ka kryer këmbimin duke qenë brenda sportelit të exchangit duke i dhënë sasinë e eurove cash agjentit 322 , si shtetësja Aurora Hair Bregu. Kjo shtetase rezulton e punësuar në subjektin “Alb-Exhange”.
Subjekti “Alb-Exhange” është në administrim të shtetasit Evis Lazer Sopi.
Lini një Përgjigje