TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia15 Prill 2026, 17:25

Policia godet call-center-at, por “Pegasus Communications” e Olsi Ramës mbetet e paprekshme

Shkruar nga Pamfleti

Policia godet call-center-at, por “Pegasus Communications” e Olsi

Dokumentet nxjerrin “Pegasus Communications” aktive, me 35% të aksioneve në emër të Olsi Ramës dhe me gjurmë pronësie që kalojnë edhe nga Amant Josifi, sot në kërkim. Po ashtu figuron edhe kërkesë zyrtare për barrë siguruese nga tatimet. Megjithatë, kompania nuk është prekur.

Çdo herë që policia godet ndonjë call-center, i shmanget pyetjes që djeg më shumë. Pse nuk preket “Pegasus Communications”? Dokumentet tregojnë se kompania është aktive, se ortak me 35% është Olsi Rama, vëllai i kryeministrit, se në themelim dhe historik pronësie del edhe Amant Josifi, dhe se mbi kompaninë ka pasur edhe veprim nga administrata tatimore. Në çdo shtet normal, këto do të mjaftonin për kontroll të thelluar. Në Shqipëri, jo.

Ditën e hënë, Sektori Kundër Krimit Kibernetik i Policisë së Tiranës goditi aktivitetin e paligjshëm të dy qendrave call-center, pas një hetimi dyvjeçar në bashkëpunim me strukturat partnere të Gjermanisë dhe Austrisë. Por sa herë policia godet call-center-a të zakonshëm, del më fort pyetja pse nuk preket “Pegasus Communications”, kompani që figuron aktive, me 35% të aksioneve në emër të Olsi Ramës dhe me histori pronësie ku del edhe Amant Josifi. Dokumentet tregojnë gjithashtu se mbi këtë kompani ka pasur edhe veprim nga administrata tatimore.

Sektori Kundër Krimit Kibernetik në Policinë e Tiranës goditi këtë javë dy qendra call-center, pas një hetimi dyvjeçar me partnerë nga Gjermania dhe Austria. Si zakonisht, policia veproi aty ku presioni i partnerëve të huaj nuk i linte më vend për heshtje.

Por, si çdo herë, operacioni la jashtë pyetjen më të rëndë. Pse nuk preket “Pegasus Communications”?

Dokumentet që kemi përpara nuk lënë vend për mjegull. “Pegasus Communications” figuron aktive. Në rubrikën e zotëruesve aktualë figurojnë Klajdi Oshafi me 65% dhe Olsi Rama me 35%. Pra, nuk bëhet fjalë për një emër anonim. Bëhet fjalë për vëllain e kryeministrit Edi Rama.

Policia godet call-center-at, por “Pegasus Communications” e Olsi

Edhe më rëndë del historiku i kësaj kompanie. Akti i themelimit i datës 20 maj 2014 tregon si ortakë themelues Endri Meksin, Olsi Ramën dhe Amant Josifin. Pra, në zanafillën e kompanisë del edhe emri i Amant Josifit, person në kërkim dhe i arratisur në Dubai. Ky nuk është interpretim. Kjo është e shkruar në dokument.

Pra, kemi një kompani aktive, me ortak aktual Olsi Ramën dhe me histori pronësie ku del Amant Josifi. Vetëm kaq do të mjaftonte që çdo institucion normal të ndizte alarmin. Por në Shqipëri nuk ndodh kështu. Në Shqipëri, sa herë që në mes del pushteti, ligji ndalet te dera.

Dokumentet nxjerrin edhe një tjetër fakt të fortë. Më 11.08.2021 figuron e depozituar kërkesa nr. 9125 prot., ardhur nga Drejtoria e Mbledhjes së Detyrimeve Tatimore të Papaguara Rajoni Qendror, për vendosje mase barrësuese siguruese mbi tatimpaguesin “Pegasus Communications”. Pra, kompania nuk del vetëm me histori të rëndë pronësie. Del edhe me gjurmë problemi të regjistruar me administratën tatimore.

Pyetja tani është e thjeshtë. Çfarë i duhet më shumë shtetit shqiptar për të vepruar?

Kemi kompani aktive.

Kemi emrin e Olsi Ramës si ortak me 35%.

Kemi Amant Josifin në themelim dhe në historikun e pronësisë.

Kemi çështje të regjistruar me tatimet.

Policia godet call-center-at, por “Pegasus Communications” e Olsi

Dhe, megjithatë, nuk kemi goditje, nuk kemi bllokim, nuk kemi transparencë publike, nuk kemi standard të njëjtë me subjektet e tjera.

Kjo e kthen historinë nga një çështje biznesi në një çështje të pastër mbrojtjeje politike.

Sepse kur policia godet call-center-at e zakonshëm, por nuk prek një kompani ku del vëllai i kryeministrit dhe ku në historikun e aksioneve del një emër si Amant Josifi, atëherë nuk kemi shtet ligjor. Kemi shtet me dy porta. Një portë për të pambrojturit. Një portë për të paprekshmit.

Policia godet call-center-at, por “Pegasus Communications” e Olsi

Policia, tatimet dhe çdo institucion tjetër mund të heshtin sa të duan. Por dokumentet nuk heshtin. Ato thonë qartë se “Pegasus Communications” është aktive. Ato thonë qartë kush janë zotëruesit. Ato thonë qartë kush ka qenë në themelim. Ato thonë qartë se mbi kompani ka pasur lëvizje nga administrata tatimore.

Dhe kur dokumentet flasin kaq qartë, heshtja e institucioneve bëhet bashkëfajësi./Pamfleti

 

olsi rama pegasus communications

4 Komente

  1. D
    Dino

    Shqiperia shtet bandash kriminale ne te gjitha drejtimet polici prokurori drejtesi..ky eshte shkaku qe shqiperia po zbrazet dita dites..

    1. A
      AGIM

      Esht dhe populli qe ka mbetur ne shqiperi ne pergjithsi i keq ,negativ me nivel shume te ulet arsimor.Popull qe nuk reagon ,qe nuk ngrihet ,nuk proteston.kur perandoria romake tentoi te hynte ne gjermanin perendimore u perball me nje reagim dhe menyre luftimi qe tmerroi romaket qe paten disfaten me te madhe dhe u terhoqen nga gjermania.gjermanet ishin ne gjendje te benin cdo gje per te mos u pushtuar.Cdo popull meriton qeverine qe ka.Sepse vete e zgjedhin dhe e votojn dhe e shesin veten duke u korruptuar.Kjo ka te beje me nivelin arsimor shume te ulet qe eshte ne shqiperi dhe me karakterin shum te ulet te njerezve.shtetin dhe qeverine e bejne njerezit

      1. E
        Engjelli

        Po shoku ne epoken e gurit pati reagim

    2. N
      Nesti

      Ore se ti bene truha dhe kompanite e tjera punoje sipas ligjeve ne fuqi nuk do te thote te mbyllen te gjitha

      Lini një Përgjigje