
Prokurorët e SPAK-ut i janë bindur vendimit të Gjykatës Administrative, duke justifikuar se Myzyri nuk ka kryer vepër penale, ndërkohë që provat me firmat e tij ndodhen në dosjet e Komisionit të Prokurimeve Publike. Pas pastrimit të figurës, Rama synon ta rizgjedhë në krye të komisionit...
Pas pushimit të hetimit për çiftin Xhaçka-Gaçi, drejtuesit dhe prokurorët e SPAK-ut kanë dhënë provën e dytë me dosjen “Myzyri”, se si ata përfshihen në pazare dhe bëjnë ujdi për të pushuar hetime ku dalin të implikuar krerë të pushtetit e oligarkë.
Me kërkesën drejtuar gjykatës së posaçme, SPAK ka vendosur të pushojë hetimet për ish-Kryetarin e Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri, të njohur si “Xhuxhi”, marrë i pandehur në qershor 2025 për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tenderë me pasojë 2.2 milionë Euro.
Këtë vendim, SPAK e ka marrë me justifikimin se nuk ka gjetur asnjë provë të veprës penale për të dhe se ish-kryetari i komisionit të tenderëve, Jonaid Myzyri, nuk është i përfshirë në asnjë shkelje ligjore gjatë ushtrimit të detyrës.
Si argument tjetër, SPAK ka përdorur gjyqin që “Xhuxhi” i tenderëve, Jonaid Myzyri, ka fituar në Gjykatën e Apelit Administrativ përmes një vendimi unifikues, ku thuhet se vepra penale dhe pozita e tij zyrtare nuk rezultojnë të jenë kompetencë hetimi nga SPAK.
Ky vendim është shkelje e hapur e Kodit të Procedurës Penale dhe janë bërë veprime antikushtetuese nga organet e drejtësisë, që krijojnë dyshime të plota për ujdi mes shefave të SPAK-ut dhe “Të Gjatit” të pushtetit, duke futur në lojë edhe Gjykatën e Apelit Administrativ për të pushuar hetimin ndaj “xhuxhit” të tenderëve.
Jo se ai është vërtet i pafajshëm, por sepse gjatë 5 viteve në krye të komisionit të tenderëve, Jonaid Myzyri ishte “vegël” e Edi Ramës, kupolës së pushtetit dhe oligarkëve, për certifikimin e paligjshmërive klienteliste të tenderëve, ankandeve, koncesioneve e vjedhjeve nëpërmjet tyre.
Së pari, është absurde edhe ta mendosh që Gjykata Administrative, e cila merret vetëm me çështje civile, të vendosë se për çfarë çështjeje hetimore ka kompetencë SPAK-u, kur kompetencat hetimore i ka përcaktuar Kodi i Procedurës Penale, ku përfshihet dhe hetimi i zyrtarëve.
Por shefat e SPAK-ut, në vend të shpërfilljes, ose minimalisht kundërshtimit të vendimit të Gjykatës Administrative, i janë bindur vendimit të saj, dukshëm në zbatim të pazarit dhe skemës për të mos dënuar “Xhuxhin” e tenderëve.
SPAK ka kërkuar pushimin e hetimit, kur provat konkrete të veprave penale që ai ka kryer janë me firmat e tij në dosjet e Komisionit të Prokurimeve Publike dhe në dosjen hetimore që BKH i ka dorëzuar prokurorit të çështjes, Elvin Gokaj.
Nuk është e rastësishme që paralelisht me hetimin e vonuar prej rreth 2 vitesh, kryeministri Edi Rama, prej muajit gusht 2025, prej 8 muajsh po mban të bllokuar procesin e zgjedhjes së Kryetarit të Komisionit të Prokurimeve Publike.
Sipas informacioneve, pas vendimit të SPAK-ut për pushimin e hetimeve dhe pastrimin e figurës së “Xhuxhit” Jonaid Myzyri, “I Gjati” i pushtetit synon ta rizgjedhë për një mandat të dytë në krye të Komisionit të Prokurimeve Publike./Pamfleti
“Polli mali, dhe lindi një mi”…..
Kur flet Enveri-e vendos Partia- ngrihet o në këmbë- e gjithë Shqipëria ....ohejjjjjjjjjjjj. E ka thënë ish shefi i SPAK Altin Dumani publikisht:Gjykata do vendosi çfarë themi ne. Nëse BKH disponon provat, prokurori ku do ti fus gjetjet e BKH në xhep. Kontrolli i Lartë i Shtetit është palë në gjykatë? Po avokatura e Shtetit ku është? Drejtuesi i SPAK Klodian Braho duhet të regjistroj proçedim penal për prokurorin Elvin Gogaj .BKH duhet ti shtrinte hetimet më tej. Ose të gjithë i ka futur në thes Edi Rama , u ka lidhur grykën thesit dhe le të presin në ankth se në çfarë kanali apo humnere do ti hedh. Gjykata e Lartë me vendimet unifikuese, ka sabotuar proçeset gjyqësore, ka çorientuar gjykatat dhe ka bër nul Kodin e Proçedurave
Po pse, edhe ata te SPAK -ut njerz jane, do bejne dhe pazare, do ti binden dhe kryeministrit, edhe ,,,edhe...edhe... (sa te duash) se kapitalizem primitiv eshte tek e fundit!!!!