TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia11 Prill 2026, 13:20

Kush është pronari i “Glosarij Al”, që u përdor për mashtrimin dhe vjedhjen e 3 milionë Euro të ilaçit të kancerit “Keytruda”

Shkruar nga Pamfleti
Kush është pronari i “Glosarij Al”, që u përdor
Glosarij /

Inspektimet e kompanisë “Merck Sharp & Dohme” treguan se asnjë pacient nuk kishte gjurmë ilaçi në organizëm. Pas mashtrimit qëndron kompania “Megapharma” e Rasim Hamzarajt dhe një firmë fiktive malazeze “Glosarijs AL”, e regjistruar me 100 lekë kapital, e përdorur për të fshehur vjedhjen e fondit të rimbursimit...

Tri ditë më parë “Pamfleti” denoncoi skemën mashtruese të vjedhjes së 3 milionë Euro fond, akorduar nga shteti për furnizimin me ilaçin “Keytruda”, që përdoret në QSUT “Nënë Tereza” për trajtimin e llojeve të kancerit, duke ndihmuar sistemin imunitar kundër qelizave tumorale.

Ky ilaç jetik është importuar deri në korrik 2025 nga kompania “Megapharma”, një nga kompanitë klienteliste në tenderët e shëndetësisë, pronari i të cilës, Rasim Hamzaraj, po vazhdon pazaret edhe me ministren Evis Sala, me Drejtorin e Agjencisë së Barnave, Erjon Spahiu dhe Drejtorin e FSDKSH-së, Arti Papajani.

Mbajtësi i Autorizimit për këtë ilaç është kompania multinacionale “Merck Sharp & Dohme”, që ia ka shitur rregullisht depove farmaceutike “Megapharma” Sh.p.k. dhe drejtuesit e shëndetësisë e kanë futur në listën e rimbursimit.

Nga inspektimet që ka kryer kompania e huaj e autorizuar “Merck Sharp & Dohme”, ka rezultuar që asnjë nga pacientët me tumore të trajtuar me ilaçin “Keytruda” në QSUT “Nënë Tereza” nuk ka gjurmë të këtij ilaçi në organizëm.

Pra, ilaçi nuk u është injektuar pacientëve, sepse farmacia e qendrës spitalore nuk e ka dhënë për përdorim, ndërsa dokumentat i ka plotësuar sikur u është injektuar pacientëve me tumore, duke mashtruar bashkë me mjekët të cilët e kanë pasqyruar ilaçin në receta e protokolle trajtimi.

Kompania “Megapharma” me pronar Rasim Hamzaraj ka faturuar fiktivisht sikur e ka furnizuar QSUT “Nënë Tereza” me këtë ilaç, konkretisht farmacinë qendrore, ku prej disa vitesh Drejtoreshë e Shërbimit Farmaceutik është Mirela Rexhepi, e cila ka firmosur faturat fiktive.

Nëpërmjet tyre dhe në bashkëpunim me Drejtorin e Agjencisë së Barnave, Erjon Spahiu dhe Drejtorin e FSDKSH-së, Arti Papajani, e mjekët përkatës, është mashtruar sikur pacientët në QSUT “Nënë Tereza” janë trajtuar me ilaçin “Keytruda”, duke vjedhur fondin 3 milionë Euro.

Për të humbur gjurmët e këtij skandali, ose më saktë të këtij krimi ndaj pacientëve, u inskenua krijimi i një kompanie fiktive të quajtur “Glosarijs AL” Sh.p.k.

Kush është pronari i “Glosarij Al”, që u përdor

Pronarin e kësaj kompanie maske vjedhjesh, drejtuesit e ministrisë së shëndetësisë, të Agjencisë së Barnave, të FSDKSH-së, të Farmacisë në QSUT “Nënë Tereza” dhe pronari i kompanisë “Megapharma” e mbanin të fshehtë, duke vepruar sikur nuk e njihnin.

“Pamfleti” ka zbuluar se pronar i kompanisë “Glosarijs AL” Sh.p.k., të cilën e përdorin si maskë për të vjedhur 3 milionë Euro të ilaçit anti-tumoral “Keytruda”, është 67-vjeçari Branislav Martinovic nga Podgorica e Malit të Zi.

Me lidhje të pista në tregun shqiptar e rajonal të ilaçeve kontrabandë, të skaduara e për kontrata mashtruese, si ajo me ilaçin “Keytruda” në QSUT “Nënë Tereza”, malazezi Branislav Martinovic, më 2 nëntor 2023, regjistroi në Shqipëri firmën fiktive “Glosarijs AL” Sh.p.k.

Kush është pronari i “Glosarij Al”, që u përdor

Firma është me objekt tregtim me shumicë pajisjesh e barnash mjekësore, me kapital 100 lekë dhe adresë fillestare: “ABA Business Center” Tiranë, ndërsa pas 1 muaji e ndryshoi adresën, duke u deklaruar në Fushë Prezë – Rrugë e Rinasit, por prej vitit 2023 nuk ka bilanc, megjithëse ka zbatuar kontrata miliona euro në shëndetësi.

Kjo kompani në Shqipëri është filial i kompanisë “Glosarijs CD Podgorica”, në pronësi të shtetasit malazez Branislav Martinovic, kompani me probleme në tregun e ilaçeve në Malin e Zi dhe disa vende të Rajonit.

Administrator i filialit “Glosarijs AL” në Shqipëri, që u përdor për mashtrimin e vjedhjen e 3 milionë Euro, është Ervis Aliu, ndërsa Drejtuese Teknike është Besiana Bezhani; të dy të përdorur nga kompani të tjera për letrat e tregut të zi të ilaçeve dhe kontrata fiktive./Pamfleti

 

glosarij al keytruda

5 Komente

  1. A
    Arianit

    Këta fundërrina i ndalon vetëm litari.

    1. D
      DUCJA

      Mos bofshin hajer, e ju ngecshin paret e vjedhura ne fyt.

      1. e
        edmond

        Tani me AI do dale dhe pacjenti me video sikur po e merr ilacin me mjekim . ky esht fundi , ka prek fu din cdo gje .

        1. X
          Xxxx

          Glosarij Al nuk ka lidhje me Megapharmen,,, madje nuk kane fare marredhenie pasi MSD ja hoqi distribucionin Meges dhe ja dha Glosarij. Glosarij eshte nje kompani me shume eksperience ne fushen e distribucionit, e shtrire ne te gjithe rajonin dhe ka te drejten e distribucionit per shume kompani te tjera brand nga me te medhajat ne bote sidomos ne Mal te Zi. MSD duke qene nje nga kompani Amerikane dhe me me shume shitje ne bote nuk besoj se bashkepunon me kompani jo serioze...

          1. E
            Eraldi

            Pse disinformon o pamfleti?Glosarij nuk ka lidhje me Megapharmen.Msd-ja ja ka heq te drejten e shoerndarjes dhe ja ka dhene Glosarijt. Cila firme farmaceutike te ka paguar per kete perbaltje o pamfleti?

            Lini një Përgjigje