TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 5 Nëntor 2025, 15:18

“Posta Shqiptare”, ‘gropa e zezë’ e korrupsionit: Hipokrat Biba, mjeshtri i tenderëve me 31 milionë euro abuzime

Shkruar nga Pamfleti
“Posta Shqiptare”, ‘gropa e zezë’ e korrupsionit:
Hipokrat Biba, drejtori juridik i 'Posta Shqiptare' /

Në katër vite, drejtori juridik i Postës, Hipokrat Biba, ka firmosur 243 tenderë dhe 72 kontrata të mbushura me abuzime, mashtrime dhe shkelje ligjore. Me bekimin e drejtorëve politikë dhe mbrojtjen e kupolës së pushtetit, ai është kthyer në garanci të vjedhjes së fondeve publike...

Nga auditimet e brendshme dhe raportet e APP-së, “Posta Shqiptare” rezulton një nga institucionet me nivelin më të lartë të korrupsionit në vend.
Në qendër të çdo procedure abuzive që prej vitit 2020 qëndron Hipokrat Biba, njeriu që ka firmosur tenderët me vlera të fryra dhe kontratat fiktive që i kanë kushtuar shtetit mbi 31 milionë euro.
Nga drejtor i përkohshëm, në “garant” të përhershëm të aferave të kolegëve të tij, Biba është kthyer në simbolin e një ndërmarrjeje që jeton duke vjedhur qytetarët që e mbajnë me taksa.


“Posta Shqiptare” është prej vitesh një ‘gropë e zezë’ financiare, ku fondet publike përfundojnë në xhepat e një grushti zyrtarësh që kanë ndërtuar sistemin më të sofistikuar të grabitjes me dokumente ligjore.
Në qendër të kësaj skeme qëndron Hipokrat Biba, drejtori juridik i kompanisë, që ka qenë arkitekti i çdo tenderi të manipuluar, kontrate fiktive dhe ankandi të dyshimtë gjatë periudhës 2020–2024.

Nga raportet e Auditit të Brendshëm dhe Agjencisë së Prokurimeve Publike, del se Hipokrat Biba ka firmosur 243 procedura prokurimi dhe 72 kontrata, prej të cilave 213 janë me shkelje të rënda ligjore, duke i shkaktuar kompanisë një dëm financiar prej 31 milionë eurosh.
Në 133 raste, tenderët janë anuluar nga APP për shkak se vlerat e fondit limit kanë kaluar buxhetin e miratuar nga qeveria dhe Bordit Drejtues të Postës.
Pjesa tjetër është zhvilluar me shkelje, përmes spekullimeve me specifikimet teknike, shtesave fiktive dhe përzgjedhjes së kompanive të parapërcaktuara.

Kjo “mjeshtëri” e ka bërë Bibën të paprekshëm nga çdo drejtues i ri që ka ardhur në krye të Postës.
Ndërsa drejtorët janë ndërruar; Laert Duraj, Ervin Bushati, Ardit Demiri, ai ka mbetur aty, duke garantuar vazhdimësinë e vjedhjeve.
Në fakt, për të gjithë, Biba ka qenë njeriu i pazareve, që “rregullon” tenderët, pastron letrat dhe mban dosjet e errëta të korrupsionit.

Historia e tij në Postë është një manual tipik se si funksionon administrata e kapur.
Në 19 mars 2021, kur drejtori i atëhershëm Laert Duraj u largua për të kandiduar si deputet i PS-së, Qeveria e emëron Bibën, drejtor të përkohshëm të Postës, njëherazi duke e lënë edhe si drejtor juridik.
Qëllimi ishte i qartë: të mbylleshin 44 tenderët që ishin në proces, me vlerë 14.6 milionë euro, dhe të fshiheshin gjurmët e abuzimeve të dy viteve të mëparshme.
Pas “pastrimit” të letrave, në maj 2021 Duraj u rikthye, duke e mbajtur Bibën në të njëjtin post dhe duke vazhduar bashkëpunimin për përfundimin e kontratave të mbetura.

Vetëm gjatë periudhës mars–shtator 2021, kur Hipokrat Biba ishte edhe drejtor i përkohshëm i “Postës Shqiptare”, janë zhvilluar tenderë që përbëjnë rekord abuzimi.
Më i famshmi prej tyre është ai i 9 shtatorit 2021, vetëm tre javë para largimit të tij, për mirëmbajtjen e radhëve të qytetarëve në sportelet e Postës Qendrore të Tiranës, me vlerë 145 milionë lekë.
Auditimi i brendshëm e cilësoi këtë tender “ekzemplar të vjedhjes”, pasi nuk kishte as objekt real, as kriter ekonomik, por vetëm fatura të fabrikuara për tre vite shërbim inekzistent.

Pas 2021-shit, “Posta Shqiptare” u drejtua nga Ervin Bushati dhe më pas Ardit Demiri, por Hipokrat Biba mbeti në vend, duke u kthyer në garanci të heshtur për të gjitha aferat e reja.
Në fakt, ai është lidhja e përhershme midis drejtorëve që vijnë për të vjedhur dhe politikës që i mbron.
Në vend që të shkarkohej dhe të kallëzohej për 31 milionë euro vjedhje të dokumentuara, ai vijon të paguhet si drejtor juridik dhe të hartojë kontrata të reja, duke qenë “njeriu i duhur për çdo vjedhje”.

Përveç abuzimeve me tenderat, auditimet kanë zbuluar edhe një shfrytëzim të paligjshëm të fondeve të ankandeve dhe kontratave me subjekte private, që janë përdorur si instrument për pastrim parash.
Megjithatë, asnjë kallëzim nuk është dërguar në SPAK, pasi siç dihet, Hipokrat Biba ka qenë shërbëtor i bindur i çdo drejtori të emëruar politikisht, dhe garant për ndarjen e përfitimeve në nivele më të larta.

“Posta Shqiptare” është kthyer në simbolin e institucioneve që nuk ofrojnë shërbim, por plaçkitje.
Drejtori juridik Hipokrat Biba, “arkitekti i vjedhjeve me firmë e vulë”, vazhdon të qëndrojë në zyrë si njeriu që di ku janë dosjet, ku janë milionat dhe me kë ndahen ato.
Një “postier” i vërtetë i korrupsionit që shpërndan çdo ditë, jo zarfa, por tenderë me fitues të paracaktuar dhe kontrata për miqtë e pushtetit./Pamfleti

hipokrat biba posta shqiptare gropa e zezë e korrupsionit

4 Komente

  1. B
    Bobi

    Cuni hajdutit. Hajdut I ati qe e c'veshi magazinen qendrore te Kombinatit Metalurgjik ku gjeje cdo gje .I biri hajdut kujt do ti ngjaj .

    1. a
      anxhelo

      Me hajdut se babi ska len gje pa vjedhur dhe ky

    2. g
      gjergj

      Burr kurv qe nuk la sen pa grabit prej poste krejt njelloi si baba tij. Ma i korruptumi dhe i pafytyri qe i ka ba tendert pazare personale

      Lini një Përgjigje