Anti-Mafia25 Korrik 2023, 11:34

Pse e harroi SPAK mikun e Don Agaçios dhe ortakun e Zotos e Mërtirit, Ilir Dedja

Shkruar nga Pamfleti
Pse e harroi SPAK mikun e Don Agaçios dhe ortakun e Zotos e
Foto Ilustruese

Përveçse është në kërkim nga drejtësia italiane e në hetim nga Prokuroria e Tiranës për lidhje me “Ndrgahet’a”, SPAK ka dhe provën bankare, që në shkurt, prill e qershor 2021, Ilir Dedja, ka transferuar 1.6 milionë Euro nga llogaria e landfillit të Tiranës, te kompania e tij “3DDD Swiss Trading” në Zvicër, në të njëjtën adresë ku ka hapur biznes edhe Mirel Mërtiri...

Nuk është ngatërresë procedurale, paaftësi e pakujdesi hetimi apo mungesë provash, fakti që SPAK ka lënë jashtë dosjes hetimore të landfilleve shtetasin Ilir Dedja, një nga 4 eksponentët e skemës mafioze të landfilleve, ortak me Klodian Zoton, Mirel Mërtirin e Stela Gugalljan.

Edhe sikur të mos kishte asnjë provë tjetër për Ilir Dedjen, SPAK-ut i mjaftonte vetëm fakti, që ai bashkë me Mirel Mërtirin e Klodian Zoton, ka ideuar, drejtuar, menaxhuar dhe financuar projektet koncesionare të 3 landfilleve, të cilat i ka përcjellë te Babloku nëpërmjet Ëngjëll Agaçit, me të cilin është mik e të dy jetojnë Itali.

Është absurde e jashtë çdo logjike penale, që në dosjen hetimore të futen e arrestohen brigadierë të landfilleve Fier, Elbasan e Tiranë, por nuk merret i pandehur Ilir Dedja, një nga kokat e kësaj afere, i barabartë në krim e përgjegjësi penale me Zoton, Mërtirin, Gugalljan, Kokën, Agaçin etj.

Ai është ortak dhe në rolin e fshehësit e tjetërsuesit të kapitaleve brenda grupit të plehrave, ku rasti më tipik është firma “C.G.C” e landfilleve, ku me akte fiktive, Stela Gugallja bleu nga Mirel Mërtiri 100% të aksioneve, dhe ia transferoi Ilir Dedjas, ndërsa Ilir Dedja më 15 tetor 2019 e 22 maj 2021 ia transferoi Klodian Zotos, me administrator të përhershëm Mirel Mërtirin.

Pas aferës 60 milionë Euro që bënë bashkë me Klodian Zoton e Mirel Mërtirin në Zimbabve me Ministrin e Shëndetësisë e Mjedisit  dhe u shpallën në kërkim, si dhe pas daljes për përfshirje në biznes mbetjesh në grupin mafioz “Ndraghet’a” edhe në Shqipëri, Prokuroria e Tiranës filloi Çështjen Penale nr. 1206/2020 ndaj Ilir Dedjes, shtetas shqiptar i lindur në fshatin Seferaj-Kavajë e me shtetësi italiane.

Pse e harroi SPAK mikun e Don Agaçios dhe ortakun e Zotos e

Ndërsa në datën 14 shkurt 2023, Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar informacion Prokurorisë së Përgjithshme në Romë, për Ilir Dedjen, Klodian Zoton e Mirel Mërtirin, duke marrë indicie nga një hetim i nisur në Padova të Italisë, për biznes dhe pastrim parash të grupit “Ndraghet’a” edhe me PPP-të e landfilleve në Shqipëri, ku nyje lidhëse rezulton Ilir Dedja.

SPAK e ka ditur dhe i ka pasur këto prova qysh në mesin e vitit 2020, kur Prokuroria e Tiranës filloi hetimin, por i la në heshtje dhe nuk e bëri Ilir Dedjen pjesë të dosjes së landfilleve bashkë me Klodian Zoton e Stela Gugalljan.

Nuk është rastësi që dhe Mirel Mërtirin, SPAK e mori të pandehur dhe e shpalli në kërkim në nëntor 2022, ndërsa Ilir Dedjen nuk e ka përfshirë në hetim megjithëse është në një grup kriminal me ta.

Madje SPAK ka dhe provën bankare, që në muajt shkurt, prill e qershor 2021, Ilir Dedja, ka transferuar 1.6 milionë Euro nga llogaria e landfillit të Tiranës, te kompania e tij “3DDD Swiss Trading” me qendër në Lugano- Zvicër, në të njëjtën adresë ku ka hapur biznes dhe Mirel Mërtiri.

Pse e harroi SPAK mikun e Don Agaçios dhe ortakun e Zotos e

Ndërkohë që drejtësia italiane e ka shpallur Ilir Dedjan në kërkim, drejtësia shqiptare e ka nën hetim dhe prej 3 vitesh po e kërkon ta marrë në pyetje, ai ka dalë në mes të Tiranës e në QKB më 17 nëntor 2022, duke krijuar kompaninë e re “MIG AGENCY Sh.p.k”, me aktivitet agjenci punësimesh, ndërmjetësimesh e konsulence.

Pse e harroi SPAK mikun e Don Agaçios dhe ortakun e Zotos e

Ndërsa SPAK, nuk e thërret as për ta pyetur, lidhur me rolin e tij të dukshëm e konkret, si pjesë e grupit mafioz “Zoto-Mërtiri-Agaçi” të landfilleve./Pamfleti