Anti-Mafia12 Shkurt 2024, 14:00

Pse SPAK sekuestroi 40% të Ilir Rrapajt te PPP-Sterilizimi, dhe nuk preku 60% të 2 italianëve?

Shkruar nga Pamfleti
Pse SPAK sekuestroi 40% të Ilir Rrapajt te PPP-Sterilizimi, dhe nuk preku
Umbro Staccini /

PPP e Sterilizimit është i njëjti krim i kryer nga i njëjti grup, por sipas mendjes së SPAK-ut, 60% e aferës nuk qenka e kriminalizuar. Urojmë, që prokurorët të mos “kenë ngrënë edhe dardha italiane”, siç hëngrën nga Ilir Beqaj, të cilin fillimisht nuk e futën në hetime...

Një tjetër vendim skandaloz ka marrë SPAK, lidhur me sekuestrimin e PPP-së Sterilizimit të Pajisjeve Kirurgjikale, duke e quajtur 40% të saj “aferë-kriminale”, ndërsa 60% e kanë trajtuar si veprim të pastër e të rregullt konform ligjit.

Më konkretisht, me Vendim Nr. 46, datë 22 janar 2024, SPAK ka sekuestruar pjesën 40% të firmës koncesionare “Sani Service”, që i përket Ilir Rrapajt si ortak me firmën “Investital Llc”.

Po kështu, SPAK ka sekuestruar kompaninë “Globalsher” dhe krejt asetet e saj në pronësi të Ilir Rrapajt; sekuestrime të kryera më 2 shkurt 2024  në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ndërsa më 6 shkurt kanë sekuestruar edhe kompaninë koncesionare “Saniservice Sh.p.k”.

Pra, nga 100% e pronësisë, aktivitetit dhe pasurive të PPP- Sterilizimit të Pajisjeve Kirurgjikale, SPAK ka sekuestruar vetëm 40% të saj që i përket ortakut Ilir Rrapaj, prej 7 muajsh i arrestuar bashkë me ish-zv/ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj.

Por nuk ka sekuestruar pjesën 60% të kësaj PPP-je, që e kanë dy italianë; konkretisht, Umbro Staçini në masën 45% me firmat “Servizi Italia S.P.A” e “Tecnosanimed”, ndërsa 15% i ka Giorgio Tardioli, të dy pjesëmarrës e ortak me Ilir Rrapajn në këtë aferë.

Pse SPAK sekuestroi 40% të Ilir Rrapajt te PPP-Sterilizimi, dhe nuk preku

Po kështu, SPAK por nuk ka sekuestruar firmat kukulla “Eumedica Senior”, “Me-Sys s.r.l”, "Eumedica Senior", “Gama Service”, “Steralb”, “Sitec”, "Steralb", "Neëster Systems srl", "Geonet Sistemi srl", “Martin Italia srl" etj., me të cilat italianët Umbro Staçini e Giorgio Tardioli bashkë me Ilir Rrapajn, kanë vjedhur 70 milionë Euro të sterilizimit me fatura fiktive.

Dy ortakët italianë Umbro Staçini e Giorgio Tardioli, që kanë marrë 60% të PPP- Sterilizimit të Pajisjeve Kirurgjikale; SPAK nuk i ka futur fare në dosjen hetimore të sterilizimit dhe nuk i ka marrë as në pyetje; me të njëjtin stil klientelist, siç nuk ka ftuar Edi Ramën, Erjon Veliajn, Engjëll Agaçin e kosovarin Blerim Hoxha në dosjen e landfilleve.

Është absurde edhe të mendosh këtë ndarje, kur PPP e Sterilizimit të Pajisjeve Kirurgjikale është e njëjta aferë financiare e kryer nga i njëjti grup mafioz dhe me të njëjtën kontratë, por sipas prokurorëve të SPAK, vetëm një pjesë saj qenka e kriminalizuar.

Çfarë fuqie i ka detyruar prokurorët dhe drejtuesin e SPAK, që nuk ka marrë nën hetim dhe nuk kanë sekuestruar dy italianët Umbro Staçini e Giorgio Tardioli?

Urojmë, që prokurorët të mos “kenë ngrënë edhe dardha italiane”, siç hëngrën nga Ilir Beqaj, të cilin fillimisht nuk e futën në dosjen hetimore.../Pamfleti 

soak ilir rrapaj sekuestrimi italianët umbro staccini