As SPAK-u nuk e ndal Rexhë Byberin e Tropojës, skemë abuzive me dhënien e tenderëve...
Bashkia e Tropojës vijon të jetë çerdhe korrupsioni. Rexhë Byberi deri ditën që u vu në "arrest shtëpie" nga SPAK ka vijuar të japë tenderë te klientët e tij, duke mos pyetur për ligje. Në fakt s’ka faj se SPAK nuk merret me abuzimet marramendëse, por merret me rrugët që janë ndërtuar duke dëmtuar mjedisin.
Sipas informacioneve që ka siguruar “Pamfleti”, në Bashkinë e Tropojës janë zhvilluar 3 procedura prokurimi, në shkelje flagrante.
1.Rikonstruksion i shkollës 9-vjeçare “Besëlidhja e Malësisë”. Data e zhvillimit tenderit 2.8.2024, REF-13019-07-12-2024, fondi limit 82 500 060,00- fitues u shpall kompania MANE/S - NIKA shpk me vlerë 55. 277.700 lekë, date 11.9.2024. Në këtë procedure morën pjese 10 operatorë.
2. Rehabilitim i ujëmbledhësit ‘Zherka’ datë 13.8.2024 1-2 , REF-14934-07-31-2024,vlera fondit limit 9 739 487 lekë, fitues u shpall date 10.9.2024· ASI INVEST sh.p.k me vlerë 8 090 904 lekë.
3. Rikonstruksion i kanalit vaditës Ura Vigi i Vakes – Cerrnicë, data e tenderit 31.7.2024 REF-12997-07-12-2024. Vlera e fondit limit 33 787 957 lekë, fitues datë 30.8.2024 kompania Griald sh.p.k me vlerë 26 999 633 lekë.
Abuzimi ka të bëjë me vlerësimin e operatorëve. Siç shihet nga pjesëmarrja e operatorëve janë skualifkuar të gjithë përveç fituesve, ajo çka bie në sy është se një operator i shpallur fitues në një procedurë, skualifikohen te tjetra, ndonëse kriteret janë thuajse njësoj.
Konkretisht, operatori “Griald shpk” që është shpallur fitues në objektin "Rikonstruksion i kanalit vaditës Ura Vigi i Vakes – Cerrnice”, është skualifikuar në dy procedurat tjera. Pra ky operator i plotëson kriteret në një procedurë, kurse në dy procedura të tjera tjera që janë pothuajse të njëjtat kritere, skualifikohet. Kësaj kompanie i jepet tender akoma pa dorëzuar punimet për tenderin ‘Rehabilitim i rrugës Lagja ''Hysenukaj''’, të cilin e ka përfituar sëbashku me VLLAZNIMI SHPK - GRIALD SHPK, në datë 28-06-2024 është lidhur kontrata. Por kualifikimi i kësaj kompanie u bë sepse pas saj qëndron kompania "Vllaznimi shpk", djali i xhaxhait të Rexhë Byberit.
Po ashtu, operatori “Nika shpk”, i cili është shpallur fitues në tenderin “Rikonstruksion i shkollës 9-vjeçare ‘Besëlidhja e Malësisë’ është skualifikuar në tenderin ‘Rikonstruksion i kanalit vaditës Ura Vigi i Vakës’ për mungesë kapacitetesh. Lind pyetja po si i plotësoi kriteret për shkollën dhe nuk i plotëson për një kanal vaditës? Pra, këtu shihet se vlerësimi është bërë i paracaktuar.
Gjithashtu, kjo kompani ka paralelisht disa kontrata me Bashkinë Korçë për Rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare ‘Sevasti Qiriazi’ me vlerë 49,296,802 lekë. Ka marrë në Bashkinë Maliq tenderin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitetet e varfra dhe të pafavorizuara”, datë e lidhjes së kontratës 2.8.2024, me vlerë 19,390,856 lekë.
Sipas këtyre kontratave, i bie që kompania 'Nika shpk’ t’i ketë punonjës dhe makineri të angazhuara paralelisht në tre kontrata, gjë që bie ndesh me ligjin e prokurimeve publike. Cila është arsyeja që kualifikohet kjo kompani? A mos vallë pas kësaj kompanie fshihen lidhje të afërta të familjarëve të Rexhë Byberit, sepse kjo kompani kishte edhe një tender në vitin 2023 me objekt “Rikonstruksion i rrugës së fshatit Kasaj”, REF-61721-03-07-2023, me vlerë 57 519 605 lekë. Afati ishte njëvjeçar për kryerjen e këtyre punimeve. Por gjatë punës në kantier, makineritë dhe punonjësit e ‘Nika shpk’ nuk u dukën asgjëkundi, punimet u kryen nga kompania e djalit të xhaxhait të Rexhë Byberit.
Me poshtë janë vlerësimet e procedurave ku shihen qartazi se të njëjtat kompani pjesëmarrëse diku kualifikohen diku skualifikohen sipas oreksit të Rexhë Byberaj dhe familjareve të tij.
1.Rikonstruksion i shkollës 9-vjeçare Besëlidhja e Malësisë. Data e zhvillimit tenderit 2.8.2024, REF-13019-07-12-2024. Fondi limit 82 500 060,00. Fitues u shpall kompania MANE/S - NIKA shpk me vlerë 55 277 700 lekë, datë 11.9.2024. Në këtë procedurë morën pjesë 10 operatorë:
1 . GRIALD
2.BOE EUROKOS HOLDING SH.P.K. DEGA NE SHQIPERI & HAZIRI
3. PE - VLA - KU
4. NDREGJONI
5. Z D R A V A
6. BOE MANE/S & NIKA
7. FLORIDA
8. CARA
9. BOE BAJRAMI N. & HTSH
10. RSM COMPANY
U skualifikuan:
1. GRIALD, për arsye:
-Nuk ka plotësuar kriterin 2.3.2 pika "D", pasi nga 3 elektriçista të kërkuar ka sjellë 2 dhe 4 manovratorë të kërkuar ka sjellë vetëm 2.
-Nuk ka delaruar se posedon mjetet/pajisjet e kërkuara për realizimin e kontratës.
2. PE-VLA-KU, për arsye:
-Nuk ka plotësuar kriterin 2.3.2 Pika D, pasi ka deklaruar 1 suvatues nga 2 të kërkuar.
3. BOE BAJRAMI N. & HTSH, për arsye:
-Nuk ka paguar energjinë elektrike
-Nuk ka deklaruar 2 manovratorë dhe 1 elektricist
4. RSM COMPANY, për arsye:
-Nuk ka deklaruar 1 hekurthyes dhe 1 sovatues
II. Rehabilitim i ujëmbledhësit “Zherka”, datë 13.8.2024 1-2 , REF-14934-07-31-2024, vlera fondit limit 9 739 487 lekë, fitues u shpall date 10.9.2024 ASI INVEST shpk me vleëe 8 090 904 lekë.
Morën pjese 6 operator ekonomikë:
1.ASI INVEST
2. K A C D E D J A
3. GRIALD
4. BOE BAJRAMI N. & HTSH
5. Rroku GUEST
6. FLORIDA shpk
U skualifikuan të gjithë operatoret dhe u kualifikua vetëm fituesi.
III .Rikonstruksion i kanalit vaditës Ura Vigi i Vakes – Cerrnicë, data e tenderit 31.7.2024 REF-12997-07-12-2024. Vlera e fondit limit 33 787 957 lekë, fitues datë 30.8.2024 kompania Griald shpk me vlerë 26 999 633 lekë.
Morën pjesë 3 operatorë ekonomikë:
1.NIKA
2. BOE HTSH & ‘’BAJRAMI N’’
3. GRIALD
Dy të tjerët u skaulifikuan. /Pamfleti
Lini një Përgjigje