TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia16 Korrik 2024, 10:00

Si do ti shkojë halli Fridës së Akademisë së Barinjve, për fondet bujqësore të BE?

Shkruar nga Pamfleti

Si do ti shkojë halli Fridës së Akademisë së Barinjve,

Pas kallëzimit të BE, Edi Rama, në vend që t’i kërkonte SPAK-ut vënien para përgjegjësisë ligjore të Frida Krifcës, ai e emëroi këshilltare në kryeministri për fondet bujqësore të buxhetit të shtetit dhe fondet e huaja për fermerët...

Brenda 2 javëve të muajit korrik, OLAF dhe EUROJUST i kanë kërkuar dy herë sqarime dhe i kanë bërë presion të ligjshëm si partnerë, drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, lidhur me kallëzimin e tyre penal, ndaj ish-Drejtores së AZHBR, Frida Krifca, për abuzimet me fondet e BE.

Kallëzimin penal në SPAK, OLAF e ka bërë më 13 qershor 2021, për 134 milionë Euro, të cilat nuk u janë dhënë fermerëve, por janë vjedhur me projekte false, u janë dhënë ndërtuesve të kullave, pushtetarëve e trafikantëve, firmosur nga ish-drejtoresha Frida Krifca, që pas emërimit ministre në shtator 2021, ka zhdukur e dëmtuar shumë dosje të tyre.

Por prej 3 vitesh, SPAK nuk e ka marrë as në pyetje ish-ministren e “Akademisë së Barinjeve”, me justifikimin se çështja është në proces hetimi, kur hetimin e kanë kryer vetë OLAF, EUROJUST e Prokuroria Gjermane, të cilët, dosjen ia kanë dorëzuar gati SPAK-ut.

Drejtësia e BE, po kërkon sqarime, përse nuk procedohet dhe nuk arrestohet ish-drejtoresha e AZHBR, Frida Krifca, si autoriteti përgjegjës që ka miratuar abuzimet me fondet e fermerëve.

Por SPAK vazhdon të heshtë e të mos veprojë, ndërkohë që sipas Kodit të Procedurës Penale, detyrohet të veprojë edhe me indicie; ndërsa në rastin konkret nuk po vepron, as pas dosjes me prova hetimi që kanë dorëzuar agjencitë partnere të BE.

Kujtojmë, që më 25 mars 2024, OLAF dhe EUROJUST i kërkuan SPAK-ut, që brenda muajit prill 2024, të arrestonte dhe çonte për gjykim ish-drejtoren Frida Krifca.

Në të kundërt, sipas marrëveshjeve të bashkëpunimit, ajo do arrestohej nga drejtësia e BE, mbasi ka prova se ka abuzuar me fondet e BE; por 4 muaj pas presionit të muajit mars 2024 dhe 3 vite pas dorëzimit të dosjes nga OLAF e EUROJUST; SPAK nuk e ka marrë akoma në pyetje.

Më 13 prill 2022, në nëntor 2023 dhe më 13 shkurt 2024, Departamenti i Bujqësisë e Komisionit Evropian, njoftoi kryeministrin Edi Rama, Kryetaren Kuvendit, Lindita Nikolla dhe Ministrinë e Bujqësisë, se BE ka ndërprerë fondet bujqësore “IPARD-3” për Shqipërinë, për shkak të mbrojtjes nga qeveria dhe mos dërgimin e Frida Krifcës para drejtësisë.

Por pas këtyre njoftimeve nga BE, Edi Rama, në vend që t’i kërkonte SPAK-ut vënien para përgjegjsisë ligjore të Frida Krifcës, ai e emëroi këshilltare në kryeministri, për orientimin dhe administrimin e fondeve bujqësore të buxhetit të shtetit dhe fondet e huaja për fermerët.

Në shtator 2022 e në janar 2023, Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit, Korrupsionit e Vjedhjes së Fondeve të BE, depozitoi në SPAK dhe dy dosje me raste abuzimi të fondeve bujqësore, por nuk është bërë asnjë veprim.

Në muajin maj 2023, përfaqësuesit e zyrës OLAF të BE erdhën përsëri në zyrat e SPAK, ku kërkuan sqarime për ecurinë e hetimit, ndërsa më 28 shtator 2023, drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, deklaroi para mediave se ka nisur hetim për fondet bujqësore të BE.

Por ish-ministrja e Akademisë së Barinjve, nuk po preket dhe po krekoset si këshilltare në kryeministri e hargalisur nëpër hotelet që u ka dhënë milionat e bujqësisë; ndoshta deri kur Babloku të detyrohet ta dorëzojë, siç veproi me Ilir Beqjen që vodhi fondet e BE./Pamfleti

frida krifca akademia e barinjve fonde bujqesore be

Lini një Përgjigje