20 biznesmenë e trafikantë të tjerë në pranga. Gimi i Redbull duke shijuar diellin në kafenetë e Monakos...
SPAK goditi rrjetin e pastrimit të parave të drogës, por lavatricja kryesore mungon në listën e të arrestuarve. Me lidhje të ngushta me kryeministrin Edi Rama dhe reputacion si “punëmbaruar” për personat që kanë punë me SPAK-un, Agim Zeqo doli i paprekur nga operacioni i fundit, ndërsa për 20 biznesmenë e trafikantë të tjerë u lëshuan urdhërarreste.
SPAK ekzekutoi sot 20 masa arrestimi për një rrjet të strukturuar kriminal që trafikonte kokainë nga Amerika e Jugut në tregjet e Europës, duke pastruar mbi 128 milionë euro përmes blerjeve të tokave, kullave në ndërtim dhe resortet luksoze në Shqipëri. Por në listën e të akuzuarve mungon Agim Zeqo, i njohur si “Gimi i Redbullit”, i cili sipas burimeve pranë hetimit ka qenë ura lidhëse e trafikantëve që ndërtojnë kulla me kryeministrin Edi Rama.
Ndërsa 20 të tjerë përfunduan në pranga ose u shpallën në kërkim, Gimi vijon të jetë i lirë. Ai as që u thirr në pyetje. Nuk u prek as nga një masë sigurie.
Në fakt, Agim Zeqo njihet në qarqet e biznesit si “punëmbaruari” për personat që kanë punë me SPAK-un.
Agim Zeqo ka qenë subjekt i disa sinjalizimeve hetimore ndër vite. Asnjëra prej tyre nuk ka prodhuar efekt.
Në vitin 2022, një dosje për pastrim parash përmes blerjes së një kompleksi apartamentesh në Tiranë u pushua pa asnjë shpjegim. Në vitin 2024, një tjetër denoncim për përfshirje në skemën e riciklimit të parave të drogës përmes një rezidence luksoze bregdetare përfundoi në arkiv. Aktualisht, burimet tregojnë se Zeqo ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në lehtësimin e kalimit të mbi 40 milionë eurove nga kontratat e shitblerjes së tokave për kullat në ndërtim. SPAK nuk e ka thirrur as për t’u marrë në pyetje.
Për këto dosje nuk dihet në çfarë faze ndodhen, apo nëse disa prej tyre janë pushuar fshehurazi. Por një gjë është e qartë: lidhja e tij e ngushtë me kryeministrin e bën të paprekshëm.
20 biznesmenë e trafikantë të tjerë në pranga. Gimi i Redbull duke shijuar diellin në kafenetë e Monakos.
Lavatricja kryesore e pastrimit të parave të drogës në ndërtim vazhdon punën. /Pamfleti
Lini një Përgjigje