Fiqiret Kovaçi nga Kukësi, së bashku me figura të tjera të skeduara, rezulton pronar i pronave publike në Darëzezë të Fierit, të tjetërsuara me dokumente false. Grupi i tij synon të ndërtojë një resort me para të dyshimta...
SPAK ka zgjeruar hetimet pas dyshimeve të bazuara në prova për tjetërsimin dhe zhvatjen e pronave në Zvërnec nga figura të krimit lokal, mafies ndërkombëtare si Artur Shehu, avokatë, zyrtarë dhe politikanë. Teksa protestat po trondisin klasën politike 35-vjeçare, prokurori i çështjes Altin Dumani mësohet se do t'i kërkojë GJKKO 27 arrestimet e para për kërdinë me pronat në Zvërnec.
Në një kohë kur kauza e Zvërnecit është ndërkombëtarizuar dhe ka marrë vëmendjen e mediave botërore dhe sëkëlldisur Bablokun, burime për Pamfletin bëjnë me dije se janë tjetërsuar mijëra hektarë prona edhe në Darëzezë, me qëllim për të ndërtuar resorte, në disa raste me para të pista. Biznesmenë nga rrethe të ndryshme të vendit, trafikantë, sekserë dhe figura të krimit rezultojnë sot pronarë të Darëzezës, dikur pronë publike.
Një nga personat pjesë e grupit të pronarëve të pronave shtetërore në Darëzezë të Fierit rezulton edhe Fiqiret Kovaçi nga Kukësi, bashkë me disa personazhe të tjerë të skeduar, ku po synojnë të ndërtojnë një resort me para të dyshimta. Pasi ka kopsitur letrat e tokave, dikur pronë publike, grupi i Kovaçit po përgatit terrenin për shkatërrimin e zonës për ndërtimin e resortit, por plani është pezulluar momentalisht nga frika e SPAK dhe për shkak të protestave që kanë tronditur sistemin.
Sipas burimeve, pronat publike janë tjetërsuar me letra false duke kaluar në emër të personave të caktuar, ndërsa me pas kanë hyrë në lojë biznesmenë, trafikantë, madje edhe gjyqtarë dhe prokurorë, duke u blerë pronat për ndërtim. Fillimisht, 'ustallarët' kanë gjetur banorë të zonës, pretendues të pronave. Kanë ndërhyrë duke i pasijur me dokumentacion, duke korruptuar agjencitë, hipotekat dhe kur duhej edhe prokurorinë dhe gjykatën.
Më pas, mafia e pronave ua blen tokën pubike të tjetëruar banorëve të zonës që i ka bërë pronarë, me qëllim për të ngritur resorte, vila dhe pallate. Kështu janë tjetërsuar qindra mijëra hektarë tokë nga Velipoja dhe Ksamil. Sot, pronar të bregdetit të Shqipërisë janë disa oligarkë pranë Edi Ramës, fëmijët e Sali Berishës, ish ministra, ish drejtorë dhe ish deputetë, anëtarë dhe krerë të grupeve kriminale, ish gjyatë dhe prokurorë të korruptuar, pastrues parash, personazhe të call centrave etj../Pamfleti
Tani ky Fiqireti duhet hetuar nga SPAK-u se ku i ka gjetur parate apo ngaqe eshte nga Kukesi?! Portal racist! Humbisni efektin pozitiv te shkrimit keshtu si shpreheni ju qe ne titull. Une nuk mora mundimin ta lexoj fare.
Oo tani e bn bth fare
Fiqon e mban ne loje qifja peqinit. Jane llum e kaluar llumit
Vk fieraket dele kane qene njesoj si vlonjatet
Keta or tai vetem buke, groshe e dinamit dinin. Nuk ju pashe nje peme frutore ne oborrin e shtepise e iu turren si cakallet Bathores, bregdetit me pretendimin se namori shteti tokat me hidrocentral, kur liqeni perfshiu gryken pa vlere nuk preku asnje toke pjellore. Lere per spiuna fusnin kushuriri kushurine e shoku shokun ne burg.
Kjo eshte teme per SPAK, te bej verifikimet e fallsifikimit te dokumentave dhe te sekuestroj pronat. Si kaloj nga prone shteterore ne private??!!