TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia18 Shkurt 2025, 14:12

Si ia dogji NATO pazarin 50 milionë USD Bablokut, me makinat “Shota-Albania” të montuara në Turqi

Shkruar nga Pamfleti

Si ia dogji NATO pazarin 50 milionë USD Bablokut, me makinat

NATO refuzoi sekserizmin e Edi Ramës, për të akorduar 35 milionë USD blerje nga këto makina për Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi e Kosovën; ndërsa Babloku, ka akorduar 15 milionë USD për Ministrinë e Mbrojtjes, në fondin konfidencial “Blerje sekrete”, por deri tani është marrë vetëm 1 makinë turke “Shota” që serviret si prodhim shqiptar...

Në muajin janar 2024, kryeministri Edi Rama trumbetoi si “arritje të shekullit”, prodhimin e makinave ushtarake “Shota- Made in Albania” nga kompania “Timak”, me veprimtari tregtim pajisjesh e pjesësh këmbimi, me pronare 38-vjeçaren Arjeta Puca nga Dibra e që jeton në Turqi.

Na fakt, kjo është kompania turke “TIMAC” në ortakëri me familjen Erdogan, që prodhon pjesë këmbimi, tapiceri makinash dhe monton mjete transporti e shërbimesh, mes tyre auto-ambulanca e automjete teknologjike grumbullimi e pastrimi mbetjesh.

Kjo kompani, në muajin gusht 2016 u regjistrua në Shqipëri me emrin “Timak Sh.p.k”, ndërsa në muajin maj 2020 regjistroi dhe emrin e saj “Timac Sh.p.k”, përfaqësuar nga Arjola Puca, që është maska e Sinan Idrizit të kompanisë së çarterit të Bablokut.

Gjatë prezantimit të Arjeta Pucës, Babloku mashtroi, duke thënë se makina “Shota-Made in Albania”, është automjet i blinduar ushtarak, i projektuar e prodhuar 100% në Shqipëri, me miratimin e NATO-s, sepse janë me standarde të larta ndërkombëtare të sigurisë e mbrojtjes.

Po kështu, tha se kompania e makinave “Shota” ka lidhur kontratë me me NATO-n e disa vende të BE, ndërsa OKB e ka përzgjedhur për të prodhuar e blerë 500 auto- ambulanca.

Këto kanë qenë planet e kryeministrit Edi Rama, në pazar 50 milionë USD me kompaninë turke “Timac” ku ka aksione familja Erdogan, për të shitur makina “Shota” si gjoja prodhim shqiptar.

Në fakt, automjetet “Shota- Made in Albania” janë prodhim turk në kooperim mix pjesësh me kompani prodhimi autmjetesh në Turqi, BE, SHBA, Japoni e Kinë dhe shiten nëpërmjet kompanisë shqiptare “Timak Sh.p.k”, ndërsa Babloku i ka propaganduar si automjete ushtarake 100% prodhim shqiptar.

Në informacinin që “Pamfleti” ka siguruar nga Ministria e Financave, thuhet se nëpërmjet tregtimit të makinave ushtarake “Shota- Made in Albania”, synohej që shefat e NATO-s të bindeshin nga negociimi dhe oferta e Edi Ramës dhe të akordonin 35 milionë USD, për të blerë nga këto makina për Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi e Kosovën.

Por ata e refuzuan sekserizimin e Edi Ramës; ndërsa vlera 15 milionë USD, u planifikua nga Qeveria Shqiptare në buxhetin e vitit 2024-2025 për Ministrinë e Mbrojtjes, në fondin konfidencial “Blerje ushtarake sekrete”, nga të cilat, 8 milionë USD i janë transferuar kompanisë “Timak” dhe 7 milionë do t’i jepen brenda vitit 2025.

Më 17 qershor 2024, Babloku dërgoi Ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi në Paris bashkë me Arjola Pucën, për të promovuar makinën “Shota- Made in Albania” në panairin “EUROSATORY”, ku Peleshi përsësëriti mashtrimin e Bablokut, se kjo makinë është 100% prodhim shqiptar.

Në fakt, dhe Ministria e Mbrojtjes që ka paguar 8 milionë Euro deri më tani ka marrë vetëm 1 makinë “Shota”; por një të tillë, sa për patrotizëm ka marrë dhe ushtria e Kosovës, që e prezantoi në paradën e 15-vjetorit të pavarësisë.

Firmës turke “Timak”, Babloku i ka dhënë 30 mijë m2 në Elbasan për përdorim falas me afat 50 vite dhe pa taksa; nën maskën e gjoja prodhimit të makinave “Shota Albania”, i ka hequr dhe taksat doganore për import pjesësh këmbimi e makinash të çdo lloji, nga cilat, janë urdhëruar të blejnë institucionet./Pamfleti

shota nato edi rama 50 milion usd

Lini një Përgjigje