TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia10 Janar 2026, 11:36

Simon Zereci, kandidati për Drejtor Garde; me dosje dhune, trafiqe, vjedhje armatimi, lidhje me eksponentë të krimit

Shkruar nga Pamfleti
Simon Zereci, kandidati për Drejtor Garde; me dosje dhune, trafiqe, vjedhje
Simon Zereci /

Nga rrahje qytetarësh dhe zhdukje armësh, te nepotizmi familjar dhe lidhjet me krimin; pse emërimi i Zerecit në krye të Gardës do të ishte një skandal shtetëror dhe rrezik për sigurinë publike...

Prej muajit qershor 2025, u tha se Garda e Republikës shpëtoi nga ish- drejtori dallkauk, me shumë njolla penale e vese, Ermal Onuzi.

Por në vend të tij, u komandua Simon Zereci, një kopje me e keqe, në dosjen e cilit ka fakte penale, abuzime me detyrën, akte anti-ligjore me vartësit e në jetën publike, lidhje me eksponentë të krimit e sjellje që bien ndesh me ligjin dhe figurën e ofcerit të Gardës.

Prej 7 muajsh i komanduar në krye të Gardës, 63 vjeçari Simon Zereci, pasi ia ka parë hajrin favoreve dhe përfitimeve të paligjshme e krekosjes si cub, ka nisur lëpirjet dhe pazaret, për t’u emëruar Drejtor i Gardës me mandat 5 vjeçar.

Sipas Ligjit nr. 33, datë 14 mars 2021, kandidatëve për drejtor të Gardës së Republikës, u duhet kaluar në skaner figura dhe aktiviteti i tyre, që nga dita e parë e punës nëse e kanë nisur në Gardë, ose në detyra të tjera të forcave të sigurisë ku mund të ketë shërbyer e jashtë tyre.

Sipas dosjes personale, Simon Zereci, drejtori i komanduar dhe kandidat për Drejtor Garde me mandat të plotë, rezulton me dosje penale për dhunë barbare pa asnjë motiv, dhe grabitës i qytetarëve, për të përmbushur egot dhe gangsterizmin e tij.

Një nga rastet, është ai datës 22 pril 2022, kur Simon Zereci, në atë kohë Komandant Grupi në Njësinë Speciale të Gardës, ka rrahur barbarisht qytetarin Iris Peti në sy të fëmijës te hyrja e shkollës "Ibrahim Brahja" në Sauk dhe i grabiti çantën personale, celularin e tentoi ta merrte peng me furgonin e Gardës.

Për shkak të dhunës, qytetari përfundoi në Spitalin e Traumës, bëri denoncim në Komisariatin Nr.1, në SHÇBA-në e Gardës, por Simon Zereci nuk u procedua penalisht, u la në detyrë dhe vazhdoi të dhunonte qytetarë të tjerë, madje kërcenonte biznesmenë e gazetarë “me porosi”.

Në dosjen e Simon Zerecit në Gardë, janë skeduar 8 raste dhume fizike, ndërsa në SHCBA ka një dosje për të, dhe abuzime të tjera gjatë detyrës e jashtë saj, por për asnjë prej rasteve nuk është ndëshkuar e nuk është kallëzuar në prokurori.

Kandidati Simon Zereci, që po lakmon e po bën pazare, për t’u emëruar Drejtor Garde  me mandat 5 vjeçar, është proceduar e hetuar për vjedhje fishekësh, pajisjesh e simbole të Gardës.

Megjithëse u vërtetua, që ua kishte dhënë eksponentëve të krimit, çështja ndaj tij u pushua, por ky rast i cënimit të sigurisë së Gardes dhe bashkëpunimit me krimin, është në dosjen e tij.

Kur në muajin maj 2023, nga inventari i Njësisë Speciale të Gardës u zhdukën 4 pistoleta, dyshimet dhe gjurmët çuan te koloneli Simon Zereci, por përsëri, ai i shpëtoi përballjes më ligjin, ndërsa fakti penal është në dosjen e tij në Gardë e SHÇBA.

Nuk është rastësore, që emri i Simon Zerecit, ka dalë në lidhje me (vetë)vrasjen brenda Gardës, të ish-shoferit të ish-Ministrit të Brendshëm, Fatnir Xhafaj; por dhe në lidhje direkte të provuar me aktivitetin krinal të 6 gardistëve e ish-gardistëve të arrestuar, dënuar e përjashtuar për trafik armësh, droge e kontrabandë.

Që Simon Zereci, të pranohet si kandidat për Drejtor Garde, duhet t’i verifkohet figura e integriteti, se përse është shkarkuar nga detyra e përjashtuar nga strukturat e Gardës; dhe për dokumentet false, me të cilat është rifutur në Gardë në vitin 2013.

Duhet verifikuar, motivi i vërtetë i plagosjes së Simon Zerecit, kur ishte Zv/komandant i Kompanisë Operative të Gardës.

Në nenet 16 e 17 të Ligjit për Gardën, përcaktohet ky kriter: - Kandidati për Drejtor Garde, nuk duhet të jetë në konflikt interesi me detyrën, ndërsa Simon Zereci, ka një nepotizëm klasik: bashkëëshortja e tij, Albana Bogdani, është punonjëse në zyrën e Burimeve Njerëzore të Gardës.

Pra, Simoni, gjatë këtyre 6 muajve drejtor i komanduar, ka punësuar dhe persona me precedentë penal e dokumenta shkollore false; ndërsa bashkëshortja ka bërë miratimin të dosjeve të tyre, por të njëjtën gjë, do bëjnë bashkë dhe nëse Simoni do emërohet drejtor për 5 vitet e ardhshme.

Një verfikim tjetër, i duhet të bërë kandidatit Simon Zereci: - Me çfarë punësh është marrë deri në tetor 2013, kur ishte i  përjashtuar nga Garda, sepse në CV ka deklaruar se ishte “i papunë”.

Ndërsa Ministres së Brendshme, Albana Koçiu, që do bëjë përzgjedhjen e Drejtorit të ri të Gardës, i kujtojmë faktin, që mandati është 5 vite; ndërsa Simon Zereci është 63 vjeç, dhe sipas ligjit duhet të qëndrojë 2 vite në detyrë./Pamfleti

 

simon zereci

24 Komente

  1. J
    Jeta

    Keta jane "drejtues model" te preferuar dikur nga Salehu dhe sot nga Ramuti. Per Salehun dhe Ramutin, te tille jane katalizator te përkeqësimit te shtetit e shoqërisë shqiptare. Salehu e Ramuti jane te ngarkuar me detyra antishqiptare. Pa faj e pa mëkate nuk eshte as populli qe fle gjume.

    1. E
      E. Kodrina

      Çdo gje qe eshte shkruar eshte e vertet dhe ska nevoje per pike apo per presie. Ministria Brendshme te mendohet mire per kandidatin. Ai institucion don Drejtues qe ka punuar aty dhe qe e njeh mire strukturen dhe ka aftesi drejtuese ne fushen e sigurise PLSH-ve. Kemi besim qe do zgjedhe figura te pastra e me integritet ????

      1. U
        Ushtaraku

        Ju jeni nje ish ushtarak qe ju hoqen nga ushtrija per pije dhe ju ben nder dhe ju futen ne garde dhe aty gjetet veten pran pijaneceve dhe te pa moralshmeve qe pinin aq shume sa kujtonin qe e kishin tualetin me vete. Ju dhat dorheqjen se nuk mund te rrin ne garde njeres pijanec dhe te pamoralshem. Dhe te tjere duhet te ikin si ty. Perlyni me llumin tuaj njeri si Simon Zereci se ai nuk esht si ju dhe ju pijanece dhe te pamoralshem qe vini nga ushtrija te beheni si ai te komandoni nje garde, nuk e beni dot se rrimi me got rakije dhe moralin e keni cop cop.

        1. N
          Njeshi

          O njesh po ta njihje kodrinen e di qe pervec se 10 kafe spi gje po ti je nga ato qe prisje shkurret e coje ullinjt te benci simonit

        2. K
          K.Gjini

          Bravo kapo

          1. B
            Bisha ????

            E. Kodrina keto qe ke shkruar jane te verteta te gjitha je djal i mire dhe i respektushem per ne qe te njohim mire dhe qe kemi punuar me ty . Te uroje gjithe te mireat dhe suksese kudo qe te jeshe . Per sa i perket keti Drejtusit z. Zereci rojes se ndertimeve te vellait te ishe drejtorit G . Sako i dine te gjithe punojsit e nderuar te Gardes se Republikes po nuk guxojne te flasin . I pershendes keto servilat qe i mushnin bagazhin e bencit me vaj e raki per shefin .

          2. S
            SHAHISTI

            Hahaha kjo është shumë qesharake. Kush e njeh Zotin Zereci se sa i përkushtuar dhe se sa i devotshëm është për punë, kur lexon këto edhe nëse si qeshet do të qesh me zor. Ka një jetë që sakrifikon për Gardën po mos u lodhni me këto gjëra kot. Këto i bëjnë ata që e kuptojnë vetë se kush janë për të hedhur baltë. Keni harruar diçka pa thënë nga kasolle e ktheu Gardën në institucion për 6 muaj. Një këshillë mos u trembni nuk do meret me llafe dhe me njerëzit por do meret me punë.

            1. s
              shoku i shahistit

              Nuk e di sakte se kush nga ata qe zihen se kush do ta pi teken e fundit te dobixhanit te rakise eshte personi mbas ketij shkrimi te dobet… E para informohuni sakte per Robin se esht njeri me vlera dhe kte e tregoi ne detyren e komandantit te njesise speciale duke e drejtuar denjesisht dhe korrektesisht duke u rrespektuar nga te gjithe njesia qe drejtonte, qe nga magazinjeri deri te shoferi e keshtu me rradhe… kto dhune dhe fishek te humbur jan te sajuar nga shahisti me shoke qe donin ta sulmonin kur kishin dicka sado te vogel ne dore… Por qe sja dolen. Nejse ju sygjeroj te informoheni me shume me pas te shkruani dicka per personin ne fjale…

              1. L
                Lilo labia

                O teknik specash meqe qenke te njesia speciale ku i blije me detyrim nga ky zari uniformen taktike ?

                1. S
                  Shoku Lilos

                  Mos me qen vesh si pijanec ne pune duhet nje uniform taktike qe e blen per tu dukur si nje njesi me rregull por ngaqe se meritoni dhe e dini qe nuk ju shkon ne trupin tuaj flisni kshu , gjynaf per ju!!!

                  1. B
                    Banabaana

                    O patronazhist ti se meriton se uniformen duhet te ta japi garda pa pagese qofte dhe taktike jo tet thot simon zari ik e blije ne filan vend( qe per me teper esht ku jan shit fisheket) po ti kaq e ke kapacitetin me cu bidona vaji te kumandanti. Po grun pse se merr ne pune ti fute e ti mbajini aty

              2. A
                ASETI

                Po ky robi a punon në Gardë, paska gjith ato vjet, ku ka më mirë se ky për ta drejtuar!? Jo po çojnë ndonjë bari delesh e të kullotë bagëtitë, se më duket kështu e paskan katandisur.Ky qënka dhe gjith ky zotëri,çkeni me të, apo keni frikë se ju vë "cucllën"?!

                1. U
                  Ushtaraku

                  Ky lajm jo vetem qe eshte nje genjeshter e madhe, dhe duan te perlyejne nje njeri te nderuar si Simon Zerici qe ka dhen gjithcka Gardes. Ju doni njeres ne krye te ketij institucioni pijanece dhe njeres pa moral qe vin nga ushtrija ose me sakte jan perzene nga ushtrija per moral dhe vjedhje.

                  1. S
                    Shqiptar

                    Zoteris Simon Zereci ne fjal nuk i afroheni dot nivelit dhe pastertis ne punen ne Garde ai ka dhen gjithcka ka mundur ne keto vite Ju duhet nje jete per te arritur sa trecereku i tij nuk ja dilni dot me zotesi e fshiheni pas shkrimeve te kota nen hije.

                    1. L
                      Leone

                      Nuk e kuptoj përse duhet të ketë Gardë Republike?! Atë punë ta kryejë policiacdhe kjo njësi të shkrihet.

                      1. S
                        Shiu ushtris AiSM

                        Po ci keni gjith kto mllefe shpifje per njerzit pse nuk shkruajtet kur para simonit Garden e drejtone nje tuf me pianec qe mezi hypnin neper makina ca hajdut dhe Spiuna te shish te ushtris dhe u ben ne pronar te Gardes apo jan prek interesat aty re qe kan ngel pse nuk flisni qe moren gradat nga krye komisar u ben Drejtues te lart apo kto sju intereson ju shkelje te vogla jan Garda duhet te drejtohet nga njerez me eksperienc jo nga matrapaz dhe pianec

                        1. S
                          Simon zari

                          Shume e vertet po per ju qe dilni e mbeshtesni dihet se ca jeni se paskeni dhe info se kush e paska dhene infon dmth . Po a eshte shkelje burre e grua njeri drejtor tjetra shefe apo se ka gruan full time e ka vetem mbasdite ? Per fisheket te pyesi AMP ato te armatimit se e dijn me mire qe merreshin pa flet dalje me urdher nga lart.Simoni eshte thjesht zari i dikujt tjeter qe ju e dini mire

                          1. L
                            Lefteris

                            Kto qe e mbrojn jan ato servilat e perulur qe nga paaftesia per pune pranojne qe veshjen taktike e blenin me detyrim tek dyqani i caktuar nga simon zari ( ku thuhet se shiten fisheket) dhe jan mesuar te cojn bidona vaji e shishe vere te benci zarit

                            1. L
                              Lefteris

                              Kto qe e mbrojn jan ato servilat e perulur qe nga paaftesia per pune pranojne qe veshjen taktike e blenin me detyrim tek dyqani i caktuar nga simon zari ( ku thuhet se shiten fisheket) dhe jan mesuar te cojn bidona vaji e shishe vere te benci zarit

                              1. K
                                Koment

                                Historia Dhelpres me Rrushin, dhe kto shkrimet per Simonin

                                1. G
                                  G.Halili

                                  Te gjitha jane te paverteta dhe llum i sajuar nga ata qe kane frike nga rregulli dhe zbatimi i ligjeve. Simonin e njoh personalisht dhe eshte me i rregullt se duhet ne kohet e sotme. Eshte dinjitoz dhe ka nje familje te mrrekullueshme. Gezon respektin e gjithe komunitetit ku jeton. Ne gjykimin tim po i bem dem vetes dhe po sakrifikon me kete detyre te rendesishme. E meriton dhe eshte me e pakta qe te jete Drejtori i ardhshem i Gardes.

                                  1. F
                                    Fiqo

                                    Ty rri rehat se do ta heqin graden prap

                                  2. A
                                    Anonim

                                    Eshte vertet per te ardhur keq kur lexon shkrime qe nuk pasqyrojne realitetin. Per kedo qe e njeh nga afer punen dhe karakterin e Simon Zerecit, e di mire qe ai eshte nje drejtues model, i perkushtuar dhe me nje integritet te larte moral. Gjate gjithe karrieres se tij ne Garde, ai ka treguar vetem profesionalizem dhe respekt per ligjin e per koleget. Simon Zereci mbetet nje burre i nderuar dhe nje emer qe nuk mund te njolloset me fjale te paverteta.

                                    1. ~
                                      ~K

                                      Turp qe ne vend te vleresimit, hidhet balte mbi nje figure si Simon Zereci. Eshte e qarte qe keto shkrime vijne nga njerez qe duan t'i zene vendin, por qe nuk i afrohen dot as punes me te vogel qe ka bere Simoni per te arritur aty ku eshte sot me merite e sakrifice. Profesionalizmi dhe integriteti i tij nuk mund te rrezohen nga shpifjet e atyre qe nuk kane as gjysmen e vlerave te tij. Simoni eshte dhe mbetet nje drejtues model!

                                      Lini një Përgjigje