
Nën hetimet e SPAK-ut janë vënë zyrtarë të lartë të Kadastrës në disa qytete, teksa skemat korruptive të zbuluara përfshijnë mbivendosje pronash, legalizime të paligjshme dhe lidhje me grupe kriminale
Një operacion i gjerë hetimor nga SPAK ka vënë në lëvizje strukturat e Agjencisë së Shërbimit Kadastral, duke përfshirë në hetime drejtoreshën e përgjithshme të ASHK-së, Lorena Goxhobelli, si dhe disa punonjës të besuar të saj në drejtori. Hetimet kanë zbuluar skema korruptive të strukturuara, ku zyrtarë të niveleve drejtuese dhe specialistë të kadastrës dyshohet se kanë bashkëpunuar me grupe kriminale për të mundësuar mbivendosje pronash dhe legalizime në kundërshtim me ligjin.
Në të njëjtën ditë, SPAK ka vendosur urdhër sekuestro për disa toka në Livadh të Himarës, ndërsa në vijim priten aksione dhe sekuestrime të tjera, veçanërisht në atë që cilësohet si "gangrena e korrupsionit kadastral" në Tiranën Rurale 1, ku në krye dyshohet të jetë Martin Kala, së bashku me sekserin e tij, Ardian Tufa, 'xhambazin' e tjetërsimit të pronave në Farkë. Një denoncim i mbërritur në Pamfleti pak kohë më parë hedh dritë mbi transferimet dhe grabitjet e pronave që i janë bërë qytetarëve nga 'Nari Lundër', duke i kaluar në emër të familjarëve në bashkëpunim me shefin e kadastrës Martin Kala. Denoncim ky, që pretendohet se është dërguar edhe në SPAK.
Raportet hetimore listojnë qytetet ku korrupsioni në Kadastër është më i lartë. Durrësi, veçanërisht zona e Gjirit të Lalzit, dhe Tirana janë identifikuar si pikat më problematike. Në Durrës, po hetohet e gjithë hallka drejtuese së bashku me sekserin Ervin Krymbi, lidhur me legalizimet dhe tjetërsimet e pronave.
Në Kadastrën e Elbasanit, hetimet kanë nisur për tjetërsimet e pronave dhe ryshfetet në procesin e legalizimeve, si dhe për përdorimin e kadastrës në interes të grupeve kriminale të goditura më parë nga SPAK. Grupet kriminale nuk mjaftohen më me korruptimin e një punonjësi të thjeshtë, por flitet për një ndërhyrje strukturore, ku grupet kriminale kanë arritur të vendosin njerëzit e tyre në pozicione kyçe të ASHK-së për të lehtësuar pastrimin e parave përmes pronave dhe ndërtimit.
Vetëm për vitin 2025, SPAK ka sekuestruar pasuri të paluajtshme me vlerë mbi 11 milionë euro, të cilat ishin regjistruar përmes dokumenteve të falsifikuara me bashkëpunimin e zyrtarëve të ASHK-së.
Drejtoresha në shënjestër
Sipas burimeve, Lorena Goxhobellit i është nënshtruar një kontrolli nga drejtësia ditët e fundit dhe shumë shpejt pritet të merret nën akuzë. Pavarësisht se drejtoresha ka kërkuar të largohet për t'u shpëtuar pasojave të amullisë së krijuar, institucioni që ajo drejton po kalon ditët më të vështira që nga krijimi i tij.
Përtej propagandës së digjitalizimit, shifrat flasin për vdekje klinike të procesit të legalizimeve. Mbi 36 mijë dosje kanë mbetur pezull, pra 36 mijë familje shqiptare që kanë mbetur peng i një sistemi në kolaps. Për më tepër, SPAK ka vendosur nën sekuestro preventive mijëra metra katrorë që ishin bërë gati për legalizim në mënyrë të paligjshme, kryesisht në bregdet.
Mbetet e paqartë se pse kryeministri i ka refuzuar dorëheqjet e Goxhobellit, duke bërë që ASHK të shndërrohet në një minë me sahat që rrezikon të shpërthejë nga momenti në moment, duke marrë me vete edhe ato pak reforma që u tentuan të kryheshin.. /Pamfleti
Eshte koha qe famkeqja GOXHOBELLI te paguaj mëkatet e kryera ndaj pronave te shqiptarve. Vetem SPAK, po deshi, mund te vendos nje lloje drejtesise ndonëse te vonuar, per pronat e shqiptarve.
NARI LUNDER KA PASURI NE EMER TE FAMILJAREVE , MARTIN KALA GJITHASHTU Kan degjeneru kadastren
Pamfleti postoje denoncimin tim per martin kalen dhe nard tufen e ke te detajuar si ma kan vjedh peonen ne farke
kjo eshte DEMON-KRACIA dhe e verteta e ADUTERISE se nje kombi qe fle....dhe i vjedhin te ARDHMEN....tashme sduken aspak shpifje per pushtetin por bashkepunim me krimin si nje bande e strukturuar kriminale BASHKE MAJTAS DJATHTAS....fakte LIGJORE NGA NJE institucion shteteror SPAK...rilindja e AJDUTERISE RAMA si ALI BABA me 40 BRACEISTE....dhe PLAKU MERE ....me long se mishi u maru...SALI qe ka te njejtat bema kur ISHTE NE PUSHTET njesoj si BINJAKU RAMA..