TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia22 Korrik 2026, 11:14

SPAK-u nën survejim, kompania 'G37 Chambers', kliente e Ramës lexon dosjet e hetuesve, 11.2 milionë euro për 'konsulencë' pa garë

Shkruar nga Pamfleti
SPAK-u nën survejim, kompania 'G37 Chambers', kliente e
SPAK /

Me Vendimin nr. 563, datë 15 korrik 2026, kryeministri autorizoi ministrin Toni Gogu të lidhë kontratë pa garë me kompaninë 'G37 Chambers'; e njëjta kompani që në 2024 mori 11.2 milionë euro për të njëjtin shërbim, por pa raportuar asgjë. Objekti i kontratës: analizimi i raportimit dhe shkëmbimi i informacionit të SPAK-ut, Prokurorisë, policisë dhe EUROPOL-it, me depozitim te ministri i Drejtësisë...

Paralelisht me komisionin parlamentar, ose më saktë komisionin patronazhist "Xhafaj" për të zbuluar aktivitetin konfidencial të SPAK-ut dhe institucioneve të drejtësisë, kryeministri Edi Rama ka desantuar brenda tyre edhe një kompani private britaniko-spanjolle.

SPAK-u nën survejim, kompania 'G37 Chambers', kliente e

Bëhet fjalë për kompaninë klienteliste "G37 Chambers", të cilën kryeministri Edi Rama e ka përzgjedhur personalisht e pa garë, gjoja për të ndjekur zbatimin e rekomandimeve prioritare të qeverisë në luftën kundër kriminalitetit për vitin 2026 .

Me Vendim Nr. 563, datë 15.7.2026, të futur në fuqi menjëherë, kryeministri Edi Rama ka autorizuar Ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, të negociojë dhe lidhë me kompaninë e huaj "G37 Chambers" kontratë shërbimi pa ankand dhe pa publikuar vlerën e kontratës .

Objekti i kësaj kontrate përmban edhe 2 shqetësime që tejkalojnë konsulencën dhe futen në veprimtarinë sekrete të SPAK-ut, Prokurorisë së Përgjithshme, Gjykatës së Posaçme dhe policisë e bashkëpunimit me EUROPOL, FBI e DEA, në luftën kundër krimit, konkretisht:

1.  Vlerësimin dhe analizimin e formateve tip, të platformave apo të mjeteve dhe formave të tjera, të miratuara për mënyrën e raportimit dhe mbledhjen e informacionit.

2.  Bashkëpunimin dhe bashkërendimin efektiv ndërinstitucional, përfshirë përmirësimin e mekanizmave të raportimit dhe të shkëmbimit të informacionit ndërmjet institucioneve përgjegjëse në luftën kundër kriminalitetit, me depozitim informacioni te Ministri i Drejtësisë.

Këtë kontratë private me kompaninë "G37 Chambers", për të kontrolluar aktivitetin konkret konfidencial të organeve të drejtësisë, kryeministri Edi Rama e ka servirur si "bashkëpunim të ri dhe standard europian" për konsultimin e organeve të drejtësisë.

Por faktikisht, është vazhdim i një kontrate ekzistuese me kompaninë britaniko-spanjolle "G37 Chambers", të cilën kryeministri Edi Rama e ka katapultuar privatisht brenda drejtësisë nëpërmjet ministrit të Drejtësisë që ishte dhe këtij që është aktualisht, për të zbuluar se çfarë po bën SPAK-u dhe organet e tjera të luftës kundër krimit.

SPAK-u nën survejim, kompania 'G37 Chambers', kliente e

Lidhjen e kontratës së parë mes ministrit të Drejtësisë dhe kompanisë "G37 Chambers", kryeministri Edi Rama e ka urdhëruar me Vendim Nr. 402, datë 19 qershor 2024 dhe e ka paguar 11.2 milionë euro, por nuk ka asnjë raport për aktivitetin me Ministrinë e Drejtësisë, SPAK-un, GJKKO-në, Prokurorinë e Përgjithshme dhe Policinë e Shtetit.

Dhe Vendimi Nr. 563, datë 15 korrik 2026, ka të njëjtin objekt kontrate, për shërbim konsulence lidhur me zbatimin e rekomandimeve për luftën kundër krimit, por është mbajtur e fshehtë vlera që qeveria do t'i paguajë kompanisë së saj klienteliste "G37 Chambers".

SPAK-u nën survejim, kompania 'G37 Chambers', kliente e

Këtë kompani, ai e ka ngarkuar me mision për të zbuluar se me çfarë hetimesh po merret SPAK, Prokuroria dhe Policia, dhe çfarë dosjesh u dërgojnë EUROPOL-it, FBI-së, DEA-së e agjencive të tjera; dosje që kompania "G37 Chambers" do t'ia dorëzojë Ministrit të Drejtësisë e prej andej te Edi Rama .

Teksa SPAK po heton një numër gjithnjë e më të madh zyrtarësh të lartë të politikës shqiptare, qeveria ka angazhuar si "patronazhiste" këtë kompani të huaj brenda organeve të drejtësisë e sidomos brenda SPAK-ut, duke e paguar miliona euro./Pamfleti

g37 chambers kliente e qeverisë spak nën survejim

Lini një Përgjigje